Iku me barrela nga Shqipëria, persona të panjohur kërcënojnë rojen në pronën e Fad Mitrit te Gjiri i Lalzit

Prona e biznesmenit libanez Fad Mitri në Gjirin e Lalzit po tentohet të grabitet apo të përvetësohet.

Burime të Lapsi.al thonë se një grup personash të paidentifikuar ende janë futur në pronën e tij dhe kanë kërcënuar rojen private.

Ngjarja nuk është bërë publike ende nga policia.

Fad Mitiri ishte duke ndërtuar një resort turistik në Gjirin e Lalzit, por ai u dhunua nga persona të ponjuhur dhe pas kësaj ngjarje u detyrua të largohej nga Shqipëria.

Pamjet e largimit të tij me barrelë nga Rinasi ishin mesazhi më i keq për çdo investitor të huaj që kërkon të bëjë biznes në vendin tonë.

Dyshimet janë se pas saj fshihet mafia e tokave në bregdet, që donte t’i merrte tokën investitorit libanez.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Iku me barrela nga Shqipëria, persona të panjohur kërcënojnë rojen në pronën e Fad Mitrit te Gjiri i Lalzit”

  1. Skënder says:

    Ça prone kishte ai atje more të ashtëquajtur gazetarë. Ai ishte vetëm një sekser që morri një tokë falas nga qeveria e Salës. Ka paguar para nën dorë për korrupsion po nuk ka dhënë asnjë lek për tokën. Ça pronar leshi është ky?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *