Luli foli drejtë, po kush i beson?

14 Nëntor 2017, 14:46Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha ka mbajtur sot një fjalim plot pathos dhe argumenta i cili i ftonte të gjitha instucionet ligjzbatuese të vendit dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, të gjurmojnë pastrimin e parave që Rilindja përfitoi nga trafiku i drogës këto katër vite.

Kreu i opozitës kishte të drejtë kur tha se përgjigjet e Ramës me humor dhe batuta për denoncime si ky janë të vjetëruara dhe të dala boje.

Ai kishte të drejtë kur rikujtoi alibitë që Rama ka bërë për katër vite, për mushkonjat, kanabisin, Elvis Roshin dhe Saimir Tahirin.

Ai kishte të drejtë kur ngriti dyshimin se paratë e trafikantëve po pastrohen përmes futjes në sistemin bankar.

Ai kishte të drejtë kur theksoi pikpyetjen për grataçielat e reja, që si arsye ekonomike kanë vetëm justifikimin e fitimeve të nxjerra në rrugë të paligjshme.

Ai kishte të drejtë kur përmendi se në një vend ku investohen paratë e drogës, largohen sipërmarësit e mëdhenj ndërkombëtarë (siç ka ndodhur në Shqipëri).

Për të kuptuar se argumentat e Bashës janë të vërteta dhe qëndrojnë, nuk ka nevojë të jesh një sepecialist ekonomie. Nuk ka nevojë as të kesh djeni për botën e krimit dhe mënyrat e pastrimit të parave. Mjafton të vësh në punë logjikën e thjeshtë.

Mjafton të përmendësh faktin tashmë të pranuar nga të gjithë (deri gjashtë muaj më parë vetëm Edi Rama e mohonte) se për katër vite me radhë Shqipëria u shndërrua në prodhuesen më të madhe të hashashit në kontinent.

Se malli eksportohej drejt Italisë dhe Greqisë, jo më me mushka dhe gomone, por me vaporë dhe me avionë. Se kjo korruptoi jo vetëm policët e thjeshtë, por të gjithë drejtorët dhe hirarkinë e ministrisë së rendit.

As këta të fundit, as politikanët e lartë që e kanë lejuar, dhe as trafikantët e mëdhenj që mbroheshin prej tyre, nuk e kanë bërë këtë punë për hobi. Ato 2 miliardë euro që qarkullonin në të zezë sipas OSBE-së nuk ishin një thashethem.

Pra nëse ke pranuar se për katër vite në këtë vend është bërë nami, si me kultivim, si me eksportim, është e natyrshme të ngresh edhe pyetjen: Ku gjenden ato qindra miliona të fituara në këtë xhiro kriminale? Si do t’ai bëjnë qeveritarët dhe trafikantët e lidhur me ta, për t’I futur në sistem, për t’i pastruar, për t’i përdorur lirshëm në fund të fundit?

Të fillosh humorin dhe batutat për këtë çështje, ashtu siç bën Rama, është të duash ta fshehësh atë nga sytë e publikut njësoj si kryeministri tentoi të mbajë të fshehur avionët, elvisët, prengët dhe frokët.

Dhe këtu Lulzim Basha ka përsëri të drejtë. Mënyra si po sillet shefi i qeverisë është prova më e mirë se problemi i ngritur ekziston.

Por, fatkeqësia me Bashën nuk është tek të vërtetat që thotë, por tek impakti që ato kanë.

Sepse, pak a shumë akuza të ngjshme, lideri i PD i tha me forcë edhe në fillim të këtij viti. Ai i quajti aq të forta dhe aq shqetësuese, sa për hir të tyre u tregua i gatshëm të shembte sistemin elektoral. Në emër të tyre ai kërkoi përmbysjen e republikës së vjetër. Ai u ngujua tre muaj në çadër dhe premtoi se nuk dilte që aty pa arritur qëllimet e tij.

Se ç’ndodhi me çadrën, me zgjedhjet dhe me republikën e re, tashmë dihet. Ajo i shiti të gjitha denoncimet vetëm për të marrë pak muaj në duar disa drejtori me buxhete të mëdha. Ajo i pushoi sulmet ndaj Ramës dhe kryetrafikantin filloi ta vizatojë si një njeri normal.

Sot, fatkeqësisht, askush nuk mund ta imagjinojë si do të qe Shqipëria sikur Basha të kishte qëndruar në çadër. Se çfarë do të ndodhte në një vend me parlament një ngjyrësh, ku ministri i rendit dilte i lidhur me trafikantët dhe ku kryeministri në rastin më të mirë, rrezultonte se kishte krijuar alibi për ta.

Pa dyshim, situata do të kish qenë e ndyshme sikur Basha të mos qe tallur me sakrificën e mijra demokratëve, qytetarëve dhe pjestarëve të shoqërisë civile.

Por, ai nuk diti të qëndrojë në lartësinë që i solli momenti, fati, mobilizimi njerzor dhe mërzia me këtë pushtet të molepsur. Ai shkoi dhe ra në prehrin e armikut.

Prandaj, sot, kur ka rifilluar të thotë të vërteta të frikshme, pak kush, fare pak, ka vesh për ta dëgjuar.

Këtë fat rrezikon të ketë edhe denoncimi i fundit për shndërrimin e vendit në një lavartriçe për paratë e drogës. Të gjithë e kuptojnë që është e vërtetë, por të gjithë qëndrojnë të heshtur. Se askush nuk do të zhgënjeht sërish duke u bërë militant i kauzave të mëdha që përfundojnë në pazare meskine./lapsi.al/

22 komente në “Luli foli drejtë, po kush i beson?”

  1. Kola says:

    Ai mund te kete vertet te drejte ne keto qe thote, por kur menddon se c’qelbesire, kriminel e bandit i thote, mesiguri qe njeriu mendon se Lulka vazhdon lojen e vjeter. Se pari ai nuk ka moral te thote asgje, sepse akoma nuk eshte pergjigjur para shqiptareve per grabitjet e perbindshme qe i ka bere ketij vendi. Se dyti ai s’ka te drejten morale te flase si kryetar i emeruar prej familjes mafioze. Keshtu o mafiozi Bushat.

    1. korçari says:

      O “gazetar”i kazanit o njeri pa shtylle kurrizore ,o ti i Bushatajve por mbi çfare faktesh mbeshteten akuzat ,perse nuk denoncon tek Llalla nqs ka fakte po ti ku bazohesh qe merr rolin e gjygjtarit per te dhene drejtesi hajde gazetar kazani por plehrash .

  2. syri blu says:

    Luli foli drejte , po kush i beson ??? po per 21 janarin , po per paktin me fqinjet per dhenien e disa miljeve , po per punen e tij ne bashkine e Tiranes ?? po rrugen e kombit , dhe shume e shume te tjera , a do flas ndonje here Luli yt ore analist ?? Flet pa kufij , pa fakte ,me hipoteza dhe thashetheme per Sajmirin dhe hedh balte ne pergjithesi , flet per pastrim parash te pista , pa vendim gjykete , pa fakte , thjesh te thote dicka negative te ballancoje fajet tragjike qe e shoqerojne ate gjate gjithe jetes politike ne Shqiperi .A mund te na thote dicka per pasurim te shpejte dhe perfitimeve kolosale ne kosove ?? E shikon analist qe ka dhe me te rendesishme tema per te cilat duhet te jape pergjigje , dhe jo te kakarise si kaponjt pa kufi , vetem demi kolosal qe i solli shqiperise dhe shqiptareve kur u mbyll ne cader dhe nuk perfillte te huajt aleatet dhe te tijet , nuk paguet , na coi vjetra vite pas , po keto cjane ?? a duan pergjigje ?? ……………….

  3. Genti says:

    Analizë e saktë deri në një farë pike. Basha do të vazhdojë të ishte njësoj i pabesueshëm edhe sikur të mos kishte hyrë në zgjedhje. Problemi i Partisë Demokratike lidhet me faktin se si një forcë e tillë nuk po mundet të gjejë një lider të papërlyer për të çuar përpara akuza të drejta? Bashën nuk e beson njeri. Është kaq shumë i konsumuar dhe i pabesueshëm sa dhe demokratët nuk e votojnë.

  4. Tes says:

    Te lumte Bushat per kete shkrim.Ksaj i thone qe nga dy te kqija te zgjedhim te keqen me te vogel,prandaj populli eshte ne hall te madh.

  5. ILIRET says:

    E kujt i rruhet se po investohen parate e droges? Keto investime. a do te hapin pune? Dhe njerezit duan pune.
    Po Amerika si u be kjo qe eshte sot? Fiks me para te pista.

  6. Jugu says:

    Bushat ky eshte shkrimi me me kembe ne toke qe ke bere. Shkrim I thjeshte, I sakte, dhe me argumenta. Cfare Basha tha jane te verteta, dhe I themi ne neper kafene cdo dite, por preblemi eshte se Rama eshte bere aq I pasur dhe I forte sa qe duket e kote te mundohesh dhe ta denoncosh apo rrezosh. Ai tani eshte si Berisha ne mandatin e dyte biles me I kamufluar dhe me I pa-parashikueshem. Berisha thoshte do te vras dhe te vriste, ndersa Rama thote nuk te vras dhe te vret pa e kuptuar fare.

    1. mehdibushati says:

      O jugu i veriut Bushati eshte pinjolli Hysni Kapos te cilit Saliu i bente analizat e shurres,Lulka perfaqeson familjen e kriminelit Sali Kar”axhiçit.Keshtu qe nuk i beson njeri keta bytheqira.Luli te jape llogari per krimet e veta njehere.O Bushat te qifsha ate motren e bukur me kaçurrela pse kujton se ty te beson njeri.Thuaj çte duash ti Lulka,sypeshkaqeni,qim peka dhe lubonja askush sdo ju marri seriozisht.Prandaj rri urte dhe bjeri prapa asaj si pune nuseje a si pune kurvice qe ke ne shtepi.Dhe shume i shkurter ke ngel ,si cope muti dukesh,sunite i vertete.

  7. Zig zag says:

    Po cllafos mo cllafos

  8. Aureli says:

    Bushat, lulash hajdutin e 200 milion eurove vetem tipa butak si puna jote e beson. Lulashi eshte genjeshtar i semure e ka humbur karten e kredibilitetit sikurse puna jote. Vazhdo beji fresk se mbase te hedh ndonje kocke.

  9. Azio says:

    O Bushat!
    Cfare budallalleqesh shkruan
    Ne qofte se Ti ditke se kreu I krimit te organizuar qenka Edi Rama,pse nuk e padit ne prokurori?
    Por jo se Ti je pjese e kazanit te qelbur.
    Ti dhe disa te tjere si ty e keni per zanat shpifjen,kete gjelle qe e hani cdo dite ne kapanonet e kazanit te PD.
    Ju kerkoni me domosdo te shfaqeni realiste por jeni me plehrat e gjithe ketij kombi te mbledhura se bashku.
    Erdhi me ne fund dita e pastrimit gjeneral,ku plehra si ty dhe te tjere do te hidhen ne vendin qe meritojne.
    Per kete te jesh I sigurte.Qelbesire.

  10. Voica says:

    Bushat, ky shkrim është një zero boshe. Sepse i mungon argumenti. Sepse po më argumentove pse hyri në çadër Lulja në atë moment dhe me ç’qëllim mund të ketë dhe pak moral dhe ky shkrimi yt.

  11. M says:

    Gjysma e te vertetes eshte genjeshtra me e madhe

    Ngateron fjalen shqip (ndjenje) me fjalen greke ( pathos)

    Ngateron te analizosh gjendjen me vleresimin e gjendjes

  12. Aleksander says:

    Me vjen keq te te them se ti je vertet nje plehre… nga i nxjerr keto konkluzione?? ….nga biseda me dajon?!. apo me shpuren tende te llojit Lubonja?. Je gazetar apo cfare dreqin je, ke fakte per keto qe shkruan apo pret qe ato ti vertetoj koha dhe te vazhdosh te thuash se ti ke te drejt. Investigo, gjej fakte, shko neper fushat e bahcet e kanabisit tend, takoji ata njerez dhe pyeti se kujt ja dorezojne leket boset e tyre;, politikaneve, policeve, prokuroreve, gjyqetareve apo kolegeve te tu?. Nuk e kupton se me filozofine tende “te padiskutueshme” je gazetaruci me I qelbur ne tregun mediatik shqiptar sot. Nuk mund ta kuptoj se kush eshte ai trushkulur qe te paguan ty per keto “bidate”.

  13. Aleksander says:

    Me vjen keq te te them se ti je vertet nje plehre… nga i nxjerr keto konkluzione?? ….nga biseda me dajon?!. apo me shpuren tende te llojit Lubonja?. Je gazetar apo cfare dreqin je, ke fakte per keto qe shkruan apo pret qe ato ti vertetoj koha dhe te vazhdosh te thuash se ti ke te drejt. Investigo, gjej fakte, shko neper fushat e bahcet e kanabisit tend, takoji ata njerez dhe pyeti se kujt ja dorezojne leket boset e tyre;, politikaneve, policeve, prokuroreve, gjyqetareve apo kolegeve te tu?. Nuk e kupton se me filozofine tende “te padiskutueshme” je gazetaruci me I qelbur ne tregun mediatik shqiptar sot. Nuk mund ta kuptoj se kush eshte ai trushkulur qe te paguan ty per keto “bidate”. Por nje gje e ke gjetur “Lulen nuk e degjon askush.

  14. ABC says:

    Neqoftese Rama ka bere ter keto qe shkruan ky karagjozi anal-ist, PD-ja dhe sidomos Berisha do ta kishte denoncuar ne organet perkatese dhe do ta kishte futur ne burg me kohe, sidomos tani qe ka akoma edhe kryeprokurorin edhe KLD-ne ne xhep dhe do e kishin kthyher situaten ne favorin e tyre pa as edhe nje dyshim te vogel. Por….nuk ka ndodhur. Mbase do ishte me bindese te fliteshe se po bejne pazare mbrapa kraheve per te shmangur ndeshkimin qe te dyja palet por qe ti japesh te drejte Bashes apo Berishes?!?!?!?! Vetem nje i sapo ardhur ne Shqiperi mbase do besonte se kjo eshte e vertete por te dale ky karagjozi the te mbroje anen e Bashes te ben te kuptosh se c’fare lloj halesh shkruajne neper gazeta dhe informojne popullin per dite. Paaftesia e tyre si gazetare dhe anal-ista dihet dhe prandaj kane hapur portalet e tyre private dhe shkruajne c’fare tju doje qefi se nuk i puneson she as i kontrollon apo verteton me njeri se nga i marin burimet e tyre dhe sa te verteta jane apo jo, por fatkeqsisht vazhdojme ti lexojme neper gazeta. TURP.

  15. Apo jo? says:

    Bushat e vetmja e vertete ketu eshte se Lulushi flet per gjera qe i ka bere vete me Salen nder vite dhe ia ngjit Rames.
    Por une them se me pak durim do te shohim dhe diten qe shume padrejtesi ndaj popullit shqiptar do vihen ne vend, qofte dhe shkrimet shpifese te nje palo analisti si puna jote.

  16. fushebardha says:

    Lul Basha sot duhet te qe mrapa hekurave , arsyet i dine te gjithe . Bushat a i ke bajamet ne mes te kembeve [ se arra ske ti ] te me thuash a kam te drejt apo jo.

  17. Mihali says:

    Politikanet,gazetarucve,pordhtalet duket te pergjigjen ligjerisht kur nuk provoje me fakte ato qe thon Jo me opinions enjerezve te kafeneve.
    Duhet te miratohet ligji pergazetarin,politikanin dhe qytetarin qe genjen,mashtron per te krijuar alibira te pa qena.Kjo nuk mund te jet gazetari, politik berje,ose mendim ndryshe.

  18. Gri says:

    Eh, mer Andi! E paske qit shukun nga Meta – Kryem.
    A te ka thene Lirua qe z. Basha eshte i pabesueshem. Te genjen edhe per Oren. Kazan hesapi. Po te mos i botoj Merua dje ndonjtjeter, ti ngel pa buke.
    Metes i duhet qe kmadhi te dali ne krye te frontit.

  19. tir says:

    Bushat shkruaj cdo dite aman, se nuk kam nderment te lexoj ” penen tende te arte”, por shkoj direkt te komentet. Kenaqem e relaksohem me to, me sjellin humorin e humbur prej fytyres tende , gek mekave qe nxjerr nga goja . Tamam nje Lulushe Bushati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje