Pëllumb Kulla për Sigurimin e Shtetit: Mark Dodani, hero apo antihero?

14 Nëntor 2017, 13:30Politika TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Në një nga shkrimet e mia të fundit mbi gjurmët e diktaturës në Shqipëri, unë u referohesha kujtimeve të z. Mark Dodani. Pavarësisht nga ç’mora e ç’komentova prej tyre dhe pavarësisht nga citimi tendencioz që bëra në favor të idesë që po përvijoja, më befasoi te z. Dodani një mënyrë e re të treguari, të cilën unë nuk e kisha hasur më parë ndër të tjerë. Pashë aty diçka që, sinqerisht duhej përshëndetur, diçka që meritonte një vëzhgim të veçantë.

Në shkrimin tim mbi gjurmët e diktaturës, përmendja luftëtarët antikomunistë të përgatitur nga anglo-amerikanët pas Luftës së Dytë Botërore, në Itali, Maltë, Gjermani e gjetiu. Ishin ata që zbrisnin me parashuta mbi një terren të rrezikshëm, ku do të binin pre të forcave të ndjekjes nën komandën e Mehmet Shehut, të organizuara më së miri dhe të plotinformuara nga zbulimet sovjetike, që kishin lidhjet e tyre në Perëndim. Pyesja: kur të ftohen gjakrat që po turbullojnë historinë e Shqipërisë, këta djem të zbritur m parashuta, do t6’i quajnë luftëtarë me detyra çlirimtare, apo mercenarë të shitur tek anglo-amerikanët që vinin t’u kërcënonin lirinë shqiptarëve të tjerë, të cilët thoshin se ishin të lumtur ashtu, të qeverisur nga Enver Hoxha dhe njerëzit e tij? Shtroja dhe kundërpyetjen: nëse do të pranojmë që përgatitja këmbëngulëse, përkushtimi dhe vendosmëria e antikomunistëve, Matjanit, Lleshanakut, Zenel Shehut e misionarëve të tjerë parashutistë janë bëma heroike, atëherë ç’emër t’u vemi Asim Alikos, Pal Mëlyshit dhe Dodanit vetë, që me guxim të rrallë ishin futur në radhët e të arratisurve, që të sabotonin përpjekjet për rrëzimin e Hoxhës? Se urtësia popullore na ka vënë dorësh një shprehje, që unë e fus shpesh në vallë, atë që nuk mund të ndodhë që edhe pulat të ngopen edhe hambarët të mos pësojnë gjë!…

Pëllumb Kulla

E quaj këtë një nga pikëpyetjet më të koklavitura dhe nxitoj të them se mjerisht, me këtë lloj tranzicioni të turpshëm që përjeton vendi ynë, pyetja nuk do të gjejë përgjigje për shumë e shumë kohë.

Zoti Dodani meriton të përshëndetet ngrohtësisht, sepse në dallim nga fjalori i shkrimeve të tij të dyzet e ca viteve të shkuar, në dallim nga bisedat e tij mbi heronjtë e heshtur dhe “armën e dashur të Sigurimit”, larg mënyrës së portretizimit në filma të malësorëve armiq, që rronin nëpër shpella malesh me armë në duar, këtë herë ai është i shtruar dhe thuajse meditativ. Zoti Dodani, me një takt fisnikësh, nuk përdor më epitetet “tradhtarë”, “të shitur”, “kriminelë” e “diversantë”. Për njerëzit që ish ngarkuar t’i luftonte dhe t’i mposhtte, ai përdor ca terma të reja, njerëzore. Ai shkruan për ta si “kundërshtarët tanë”, “të pakënaqurit nga regjimi”, “ata të Frontit të Rezistencës” e të tjera përcaktime, pa ngarkesat e njohura emocionale dhe poshtëruese, që u përdorën në letërsi dhe gazeta për gjysmë shekulli rresht.

Dodanin dhe shokët e tij, që bënë sikur u arratisën, për të mashtruar të arratisurit e vërtetë, ne, me një të rënë të lapsit, mund t’i cilësojmë shërbëtorë të diktaturës, renegatë apo fanatikë enveristë, por kështu, do t’i binim papjekurish shkurt. Do të vepronim si ndjekësit e asaj modës “na u hap goja e hajd’ të shajmë gjithçka të asaj kohe!” Duhet matur mirë, pra, dhe bile fort mirë, pasi jeta në bjeshkë mes njerëzve të egërsuar kundër Hoxhës, nuk ishte lojë filmash. Ishte një situatë që kërkonte trimëri, nerva të çelikta, përkushtim dhe alarm të fshehur të përhershëm. Jo të gjithë ushtarakët, forcat speciale dhe adhuruesit e zjarrtë të Hoxhës ishin të gatshëm t’i futeshin këtij risku madhor. Ish diçka tjetër përcaktimi historik që po vonon të na thotë se cili nga këta misione pat qenë në favor e cili në dëm të atdheut dhe të shqiptarëve. Atë me zor po mundohemi ta cilësojmë tani dhe nuk pse të bëjmë përgjegjës ca djem të rinj si Dodani i atëhershëm, që nuk patën mbushur të 25 vjetët! Shumë luftëtarë kanë dhënë jetën, për shkak të anës së gabuar në barrikadë, për shkak të urdhrave jo të studiuara të  komandantëve në caktime pozicionesh apo urdhra të hyrjes në beteja të pamundura. Ne heroizmin e këtyre luftëtarëve do ta shikojmë të shkëputur nga gabimet. Gatishmërisë për mision luftarak të Dodanit me shokë nuk do t’i zbresim asgjë duke e errësuar atë me indoktrinime dhe me buzëmbledhje enveriste.

Po kundërshtarët? A nuk duhen vlerësuar për burrësinë dhe ndjenjën e lartë të sakrificës ata, qindra e qindra të rinj që i patën shpëtuar darës së hekurt të regjimit hoxhist, përmes mijë peripecirash, duke lënë pas të afërm të pushkatuar e të burgosur, familje të zhvendosura, të internuara në viset e jugut në mjedise të akullta armiqësore, motra që nuk u martuan kurrë dhe, rrjedhimisht, nuk bënë fëmijë? A nuk ishte guxim i shkallës më të lartë vendosmëria për t’u hedhur nëpër natë, në një terren armiqësor, ku ca shokë të tyre, më parë ishin kapur dhe asgjësuar nga njerëzit e Shehut e Hazbiut?  Ishte tjetër gjë puna minuese e spiunëve të dyfishtë britanikë, që ua shisnin sekretet dhe planet e zbarkimit komunistëve. Ishte tjetër gjë thurja e pakujdesshme e planeve nga shefat amerikanë dhe anglezë, shpërdorimet moskokëçarëse të jetëve të rinisë shqiptare, atë që Ermenji e quan me dhimbje “përdorime si minj për kavje laboratori”. Edhe këtu, planet e veprat e mangëta të shefave nuk ia zbehin dot vlerat trimërisë së luftëtarëve!

Ndërkohë, zoti Dodani e ka bërë zgjedhjen e vet, paçka se pa u ndjerë dhe vetëm në fushën e fjalorit. Ka që thonë se ai është i detyruar, pasi nuk dëshiron që të fyejë filoamerikanizmin që mbretëron kryq e tërthor Shqiëërisë dhe që tingëllon qesharak, po aq sa dikur filorusizmi, në mos më shumë. Nuk e besoj të jetë kjo. Mark Dodani nuk bën pjesë as në qeveri dhe as në parlament dh e ka provuar tashmë që ka një burrëri të plotë. Aq më tepër që sot atij do t’i leverdiste t’u mbetej besnik dogmave të vjetra të cilat kanë ende aq shumë pëlqimtarë në këtë vend.

Dodani në truallin shqiptar është më i lirë se vetë Moisiu dhe Berisha! Kur them më i lirë se këta të dy, as nuk e diskutoj se sa më i lirë ndihet z. Dodani ndaj një kuadri Sigurimi të një brezi më të ri, Luan Pobratit, i cili tek shkruan në të njëjtën gazetë për Shtetet e Bashkuara thotë: “…Vendi i huaj dhe zbulimi i tij që hartoi dhe tentoi të organizojë konfliktin e armatosur”. Pobrati për Shtetet e Bashkuara përdor takt dhe druhet se mos e lëndojë CIA-n. Më pas, në këtë shkrim për Asim Alikon, z.Luan Pobrati thekson vlerat karakteriale të tij dhe, me të drejtë, siç do t’i kishte hije çdo biri, ai vë në dukje kurajën dhe sakrificat e të atit, Hekuran Pobratit, për çka, siç është fryma e këtij shkrimi, e vlerësoj mjaft. Por zoti Pobrati (i riu), kalon nëpër shtigje fort të rrahura kur më tej përdor gjuhën e intoksikuar të viteve gjashtëdhjetë. Ai shkruan:  “Ata që imagjinonin se do të merrnin pushtetin, vinin në Shqipëri, në rrugë e mënyra ilegjitime… me nëndetëse dhe parashuta natën, nga do të dilte një qeverisje, e cila… nuk do të përfaqësonte vullnetin e popullit, e për rrjedhojë, as pushtetin demokratik”. Dhe ka të drejtë! Nga logjika me të cilën shkruan ai, nuk pritet më shumë. Për Luan Pobratin ajo qeverisje dyzetvjeçare, me skuadra pushkatimi që punonin me tre turne, vazhdon të mbetet demokratik që përfaqësonte vullnetin e popullit!!! Po ta pyes unë zotin Pobrati, se si vallë mund të ndërrohej ai pushtet, përveçse me nëndetëse dhe parashuta, ai do më thotë se kjo gjë mund të bëhej me votën e lirë të popullit sovran(!). Po më tha këtë, soti Pobrati më bllokon dhe unë ngre duart! Në asnjë mënyrë nuk hahem dot me të!

Zoti Dodani, pa asnjë dyshim është përmbi këta. Ai është përmbi shtetin shqiptar, përmbi Akademinë e Shkencave, që vegjeton në pritje grindjeve të politikanëve dhe lëndën historike të Dodanit as nuk e ka përfytyruar ta shqyrtojë! Atje nuk po dinë akoma se ç’emër t’u venë Safet Butkës, Hysni Lepenicës e qindra të tjerëve që ranë nga ana tjetër, në luftën e tyre për çlirim e demokraci. Ende për Abaz Kupin nuk gjendet vullneti që t’i shpallen meritat e rezistencës dhe besnikëria e tij ndaj aleatëve të mëdhenj antifashistë. Për të, si dhe për shumë të tjerë, diktatori i sëmurë, Enver Hoxha, pat bërë nga dy fjalime të kundërta dhe histori e tërë e një kombi, i rri ende gatitu vetëm fjalimeve negativë. Është vërtet poshtëruese të angazhohesh sot në palët, nga të cilat njëra mallkon 29 nëntorin – për të na bindur se i përket antikomunizmit dhe tjetra, më 29 nëntor organizon parada ushtarake, – si provë të besnikërisë ndaj idealeve çlirimtare! Mjafton të mënjanohej zhurma dhe buja dhe çdo gjë do të zinte vendin e vet. Ka plot teste te tjerë për të dëshmuar antikomunzmin. Gjenden plot mënyra për të shpallur besnikërinë ndaj idealeve partizane. Në përfytjet për një datë se kur hitlerianët e kapërcyen nën zhurmën e kamionëve dhe triçikleve kufirin verior të Shqipërisë, në mënyrë groteske, kalojnë çdo vit në foltore, akademikë, historianë, gjeneralë gjermanë në pension, militantë antijugosllave e plot llafologë ngjyra-ngjyra….

Por le t’i rikthehemi gjuhës së hijshme të Mark Dodanit…

Në asnjë rast në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përkujtohen heroizmat e amerikanëve mbi amerikanët e tjerë. Gjeneralët e luftës civile, të Jugut apo të Veriut, kujtohen për lëvizjet e tyre strategjike, por kurrë sukseset e tyre të paharrueshëm nuk fyejnë amerikanët kundërshtarë. Në këtë drejtim, shembulli amerikan duket sikur vjen nga një planet tjetër, por ne mund të shohim si është zgjidhur problemi në një vend më të afërt, me ca urrejtje të brendshme më pranë atyre të shqiptarëve, në terrene më mesdhetarë.

Një personazh jo aq popullor në vendin tonë, Gjeneralissimi Franko, pat ardhur në pushtet në Spanjë pas një lufte të ashpër civile mes spanjollëve. U angazhuan dhe vullnetarë ndërkombëtarë, siç dihet, por viktimat spanjolle nga të syja anët ishin të shumta. Nuk e sjell dot në mend, se cila ishte ekzaktësisht beteja e famshme që po përkujtohej pas njëzet vjetësh, – Guernika e mirënjohur, apo një tjetër, – por i referohem mirë asaj pjese të ligjëratës së Frankos në këtë përkujtim:

“E tani, – tha Gjeneralisini, – cilët do të nderojmë dhe cilët jo? Kush ishin mbi këtë trual të përgjakur dëshmorët dhe cilët ishin antidëshmorët? Nuk ka dallim. Të dy palët janë dëshmorët tanë! Ne do t’i nderojmë të dy palët pasi që të gjithë ata ranë për Spanjën. Që të dy palët mendonin se po e japin gjakun për një Spanjë më të mirë se ajo që mendonin kundërshtarët. Lavdi të gjithëve atyre!”

Ndaj më ngjall nderim edhe ai korrigjim pa bujë që zoti Dodani i ka bërë kujtimeve të veta, sepse ngjan aq afër emancipimit të shoqërisë paskomuniste shqiptare.

Kur vura në dijeni një mikun tim mbi ndërmendjen e bërjes së këtij shkrimi, ai qeshi edhe më tha: “Kujdes! Shumë nga miqtë e tu do të të përbuzin. Kushedi sa kohë do të murmurisin të pakënaqur!”

Nuk e besoj, thashë, por edhe po ndodhi kjo, punë e madhe! Unë jam njeri më i lirë se ata që murmurisin. Nuk do të rri kurrsesi pa përgëzuar zotin Dodani. Në këtë pikë, unë jam i sigurt se po përgëzoj diçka që e kërkon koha!…

30 komente në “Pëllumb Kulla për Sigurimin e Shtetit: Mark Dodani, hero apo antihero?”

  1. edmond says:

    Z. Mark Dodani eshte ndare nga jeta ka disa muaj, ne Lion te Frances ku kishte statusin e azilantit; U varros ne Shqiperi.

  2. Mentari says:

    Eshte turp te lavderosh Hekuran Pobratin ashtrues se gjoja kapte Diversantet (spijunat etj.) te huaj kur ata ne te vertet ishin Shqiptaret Kosovare qe vinin ne Shqiperi per strehim politik.Me thuaj kuh ishte Diversanti ,Jugosllav,Grek apo tjeter qe ju be gjygji ne Shqiperi per pyne Spijunazhi? Me jep vetem nje emer? asnje qe te gjith ata qe Komunistat ibquaninDiversante ihin Shqiptaret matane kufirit qe kerkoheshin nga policia Jugosllave. Turpbte ken si Pobrati,Dodani e shum spekullatore karrieriste ,mashtrues e shpirt zinj qe merrnin me qafe kombin shqiptar.Shkoni e kerkoni tek arkivat e policies se Kukesit,Elbasanit ,Dibres etj . nuk dobte gjeni anje te huaj por vetem shqiptar qe kerkonin trehim politik dhe Pobratet I quanin Diversante.

    1. spartaku says:

      Mentar! Hekuran Pobrati ka merita te medha e te pashlyeshme ne kujtesen e popullit shqipetar,se ai sakrifikoi jeten,dhe punoi me trimeri kundra bandave kriminale te derguara nga forcat e errta kundra pushtetit popullor te asaj kohe.Ne çdo shtet,e ne çdo qeveri qe eshte ne fuqi,do mbroje te drejtat e egzistences se saj.Edhe qeveria e Enver Hoxhes pati sigurimin e shtetit,me djem e vajze trimeresha dhe te talentuara,qe i dhane jete te gjat atij pushteti.Ne keto momente te veshtira,Hekuran Pobrati,Asim Aliko dhe te tjere,dhane nje kontibut aq te madhe sa edhe sot ata nderohen e kujtohen me respekt.Ata me te drejte jane heronje te shqiperise.

    2. albaniafirst says:

      Hekuran Pobratin e kam njohur personalisht si nje mik i ngushte i babait tim. Ishte nje njeri per tu admiruar, i thjeshte dhe pa zhurme.
      I biri nuk i vjen as ke thembra.
      Sidoqofte si gjithmone i madhe Pellumb Kulla e ka qendisur edhe kesaj rradhe. Nderime shqkrimtarit tone te madh e te mencur.

  3. IP says:

    Zoti Pellumb Kulla,
    Jam dakord me shume mendime tuajat dhe kam respekt per ju dhe punen tuaj. Neqoftese ne kete vendin tone shume te dashur do te fillonte nje process pajtimi, mendoj se vetem pranimi I disa te vertetave si kusht fillestar, do te ndihmonte dhe do te mund ta bente te sukseshem kete process te domosdoshem, per t’i dhene fund urrejtjes aq percarese.
    Se pari, mendoj se zgjedhja juaj per te cituar Frankon eshte e papershtatshme dhe e papranueshme ne kujtim te atyre ata miliona luftetareve antifashiste qe luftuan per lirine e njerezimit ne Europe ,Azi e Afrike. Franko ishte nje dictator fashist kunder te cilit u ngriten dhe luftuan te rinjte me te shkelqyer nga gjithe bota, lexo “Per ke bien kambanat” te Heminguej ose studio mire historine. Ti mund te kishe sjelle fjalet e Presidentit Linkoln mbas luftes civile mbi luftetaret e te dy paleve, do ishte shume ne nderin tend.
    Se dyti, ne Shqiperi nuk ndodhi thjesht nje lufte civile midis komunisteve dhe antikomunisteve. Ne rradhe te pare lufta e rinise me te avancuar shqiptare filloi kunder pushtuesve fashiste pra ne kushtet e nje pushtimi nga te huaj. Disa nxituan tu sherbenin atyre duke ju cuar me vrap kuroren (Zogu per shembull nuk e njollosi vehten me bashkepunimin me pushtuesin fashist), disa zgjodhen luften kunder tyre. Kush bashkpunoi me pushtuesin duhet te quhet tradhetar dhe tradhetaret nuk nderohen, kush luftoi kunder pushtuesit eshte deshmor/hero dhe duhet te vendoset ne panteonin e kombit. Per ata qe zbarkuan te derguar nga angloamerikanet dhe u perdoren si vegla prej tyre e pastaj u braktisen ne fatin e tyre duhet bere nje seleksionim I kujdesshem I vepres se tyre sepse dokumentat ekzistojne. Kush nga ata vrau popull te pafajshem, gra, mesues etj duhen quajtur kriminele. Kush nuk I lyeu duart me gjak te pafajshem le te nderohet si antikomunist qe luftoi per vendin e tij. Gjerat nuk duhet ngatrohen dhe krimet te justifikohen, perndryshe katraura e percarjes dhe urrejtje do vazhdojne ta mundojne shpirtin shqiptar dhe nuk do ta lene te ece perpara, drejt. Gjykimi historic duhet bere pa pasione bazuar ne drmat personale. me respekt

    1. Bushi says:

      IP ! Jame dakord me komentin tend,dhe nuk i heq asnje presje.E verteta eshte keshtu siç e thoni ju.

  4. Ani says:

    Te lumte Pellumb! Analize e sakte dhe e sinqerte!

  5. lora says:

    Vetem nje gje mua s’me pelqeu; qe na permend nje thenie te Francos: te gjithe jane deshmore se rane per Spanjen. Mua me duket se kjo nuk qendron apo e thene ndryshe qe dhe Hamit Matjani ra per Shqiperine, kur e di ngjarjen sikur eshte tani. Ose e thene dhe me ndryshe: edhe ata qe luftuan Hitlerin edhe ata qe u bashkuan me Hitlerin, luftuan per Shqiperine! Atehere le te dalim tek teza e disave sot ne Shqiperi se “u be gabim qe u luftua kunder gjermanit” dhe sipas tyre edhe Europa e Amerika paskan bere faj qe luftuan nazi-fashizmin, ne nje kohe qe çdo vit festohet 9 maji si dita e fitoren mbi nazizmin. Te pakten kaq e dime sakte. Per shkrimin qe ben per Mark Dodanin, me duket se ke gjykuar drejte.

  6. ALI ABDULLAI says:

    ZOTI KULLA
    ME GJITHE RESPECTIN E MADH QE KAM PER HUMORIN TUAJ DHE MENDIMET TUAJA, KETE RRADHE NUK PAJTOHEM ME JU PER TE VETMEN ARESYE SE TE NGATEROSH TERORISTIN ME PUNONJESIN E RENDIT ESHTE DICKA E ULET.
    REGJIMI I ENVER HOXHES ERDHI NE FUQI ME VOTAT E POPULLIT DHE U REZUA PO ME VOTAT E POPULLI. NESE DISA NUK QENE DAKORT ME TE NE ATE KOHE NUK JU JEP TE DREJTE QE ME AKTE TERORISTE TE KERKONIN TE PERMUSNIN ATE SISTEM TE VENDOSUR QOFTE EDHE ME 50.1 % TE VOTAVE. ACTET E TYRE QENE TERORISTE E BARBARE.
    SIPAS MENDIMIT TUAJ, NE QE SOT NUK PAJTOHEMI ME PARTINE SOCIALISTE NE PUSHTET DUHET TE MARRIM ARMET E TE PERMBYSIM PUSHTETIN.
    KETE GJE RECOMANDONI JU EDHE PER VENDET E TJERA DEMOKRATIKE?
    ZBATIMI I LIGJEVE TE VENDOSURA NGA CDO PARLAMENT DUHET TE ZBATOHEN ME RIGOROZITET, NE TE KUNDERTEN DO TE KEMI ANARSHI.
    KETE BESOJ SE JU E DINI FARE MIRE DHE E ZBATONI CDO DITE NE USA.
    YU LUTEM SHUME, MERNI NJE QENDRIM TE QARTE DHE SERIOZ NE ANEN E LIGJIT DHE MOS JUSTIFIKONI SENDRIMIN NDAJ IDEOLOGJISE KOMUNISTE ME IDE TERRORISTE.

    1. albaniafirst says:

      ALI ABDULLAI-pergjigjen e komentit tend ta ka dhene paradhenie zoti Kulla kur pyet se si mund te rrezohej ndryshe regjimi i Hoxhes. Sa per ate qe ky regjim ishte zgjedhur nga populli, me sa duket jeni shume i ri dhe nuk e ke jetuar ate kohe. Te provoje te votoje kunder njehere dhe do e shikoje se ku do te te degdisnin. Ne qe e kemi jetuar ate kohe, ishim te detyruar te zgjoheshim qe me nate qe te shkonim te votonim per pushtetin “popullor”. Ai proces ishte nje farse e ndyre, prandaj mos merrni persiper te na tregoni perralla diten per diell. Regjimi Hoxhes nuk u rrezua nga populli as ne 1990-ten, por ishin konjukturat politike nderkombetare te kohes, kur socializmi deshtoi dhe politika Gorbacoviane qe i dha goditjen perfundimtare atij regjimi gjakatar.

  7. Pak rendesi ka karakter i nje oficeri nazist X Y, Pellunb. Ata i ka denuar historia ne grup.Keshtu edhe te ndjerin Dodani, ka qene nazist, me fal se e ngaterrova, ka qene oficer i sigurimit Komunist. Nuk e di c, paska ngjare: e kam te fresket librin tend me te paret tuaj, me Zogun etj…

  8. spartaku says:

    Mentar! Hekuran Pobrati ka merita te medha e te pashlyeshme ne kujtesen e popullit shqipetar,se ai sakrifikoi jeten,dhe punoi me trimeri kundra bandave kriminale te derguara nga forcat e errta kundra pushtetit popullor te asaj kohe.Ne çdo shtet,e ne çdo qeveri qe eshte ne fuqi,do mbroje te drejtat e egzistences se saj.Edhe qeveria e Enver Hoxhes pati sigurimin e shtetit,me djem e vajze trimeresha dhe te talentuara,qe i dhane jete te gjat atij pushteti.Ne keto momente te veshtira,Hekuran Pobrati,Asim Aliko dhe te tjere,dhane nje kontibut aq te madhe sa edhe sot ata nderohen e kujtohen me respekt.Ata me te drejte jane heronje te shqiperise.

  9. Adi says:

    Vetem turma njerzish qe nuk kane vetedije kombtare dhe identitet kombetar (SE NUK PO THEM PER TRADHETAR E MERCENAR SI NJE FARE PELLUMB KULLA ME RRENJE DENBABADEN SI SHERBETOR I GREKEVE DHE LAROT E TIPIT TE TYRE) mund te fyejne dhe shajne SIGURIMIN E SHTETIT DHE USHTARAKET e SHQIPERISE dhe te SHTETIT SHQIPTAR.
    Pamvarsisht se ne ate kohe drejtoi Enver Hoxha, apo krimineli antishqiptar Koci Xoxe, Mehmet Ismahil Shehu,Fecorr Shehu dhe banda e tyre nuk mund te akuzojme USHTARAKET e SHTETIT SHQIPTAR.Ne kurr nuk mund te ngarkojme me pergjegjesi HERONJET E POPULLIT si Hekuran Pobrati, Asim Aliko, Jorgo Sulioti, Mark Dodani e qindramijera te tjere USHTARAK qe punuan ne Sigurimin e Shtetit, Polici, Hetuesi, Kufi, Aviacion, Floten Luftarake Detare, Prokurori, Gjykate,, te cilet jane BIJET ME TE MIRE TE POPULLIT SHQIPTAR DHE I SHERBYEN POPULLIT TE VET.
    Mercenaret pro grek si Pë-LLUM KULLA e GJITHE soji i tyre shajne SIGURIMIN E SHTETIT , se pikerisht KJO ARME E LAVDISHME Ja u fuste PRANGAT ne duar SPIUNEVE E TRADHETAREVE me ndihmen e HAFIJES PELLUMB KULLA.
    Pse shoku Pellumb Kulla ish bashpuntor i Sigurimit te shtetit me pseudonimin “AKTORI” nuk shane artistet, mesuesit, mjeket, sportistet, e tjere, se edhe ata punuan ne kohen e Diktatures, por akyzon vetem Sigurimin e shtetit?
    Populli serb, grek, bullgar,turk,malazez, italian, anglez, francez, amerikan nuk i fyen kurr bijet e tij ushtarak qe punojne ne sherbimet sekrete te tyre si ne inteligjenc servis, UDB-ë, Asfali, CIA e tjere, por i nderojne dhe paguajne me shume se te tjetet.
    Ne Shqiperi sot Sigurimin e shtetit e shajne dhe akuzojne vetem dy lloj grupe njerzish INJORANTET dhe TRADHETARET PRO SERBO,TURKO, GREKO,RUS.
    Ne ish Sigurimin e Shtetit mund te shahen dhe akuzohen vetem ata persona qe kane shkelur ligjet e shtetit, ashtu si te tjeret dhe nuk jane te paket kuadrot e sigurimit qe jane denuar pasi kane shkelur ligjet e atij shteti.
    Propoganda e ashper kunder Sigurimit te Shtetit nga disa shqipfoles te shitur e tradhetar frymezohet dhe financohet nga shteti serb, grek, turk, maqedonas , bullgar, malazez dhe rus.
    Do te vij shpejt koha qe Sigurimi i Shtetit do te nderohet sic e meriton dhe tradhetaret e spiunet qe i sherbejne te huajeve do te ndeshkohen perseri.
    Lavdi ish punonjesve te ndershem te Sigurimit te Shtetit dhe gjithe ushtarakeve te tjere te Popullit Shqiptar qe i sherbyen dhe duolen zot vendit te tyre.
    Ju lutem botojeni kete koment.

    1. albaniafirst says:

      Adi-sigurimi shtetit ishte arma e Enver Hoxhes per te shtypur cdo ndjenje opozitare ne vend. Se sa shume e donte populli Enverin e tregoi kur i hodhen poshte me urrejtje statujen e tij. Krime qe ka bere Sigurimi Shtetit qe zotrote na e mbron, ishin te paimagjinushme. Vetem CEKA sovjetike mund t’ja kishte kaluar Sigurimit tone famekeq.
      Jane denuar dhe ekzekutuar te rinj vetem se shkruanin vjersha apo lexonin literature “revizioniste e kapitaliste”.

  10. fushebardha says:

    Ke bere nje faull te madhe me cilesimin e Frankos . Fashizmi eshte fashizem dhe pik .

    1. albaniafirst says:

      po komunizmi cfare ndryshimi ka nga fashizmi?

  11. .......... says:

    NJE gje dua ti them kti “mendimtarit te madh”, te ter njerzit e ish rreaksionit ne veri qe ishin te perdorur nga agjenturat e huaja , ishin te ter tradhtaret e kti vendi qe iken bashk me gjermanin dhe perfituan nga rasti per te hyr ne shqiperi kunder ish regjimit te ENVER HOXHES , ata u perdoren nga agjenturat e huaja per qellimet e tyre , nuk hyn si heronj por si kriminela ne teritorin SHQIPTAR , kan vrar gra burra e femij ata kriminel , kan qen 4000 mij banda qe kan hyr ne teritorin SHQIPTAR ne vitet 50-55 dhe kerkonin te rrexonin nje regjim qe e donte nje popul i ter , kta krimelet e rreaksionit ishin ish ballistet e zogistet , ish bashkluftetaret e nazifashizmit , qe kishin lyer duart me gjak , ti te kesh turp qe e mban veten dhe per intlektual pale dhe ngaterron miellin me krunden , ne historin e lavdishme te kti populli , ti jeton ne amerik po nuk esht e then se jeton atje dhe duhet ti lepish bythen kujt te mundesh dhe te hedhesh balt mbi heronjt e heshtur te kti vendi , kte te drejt nukta jep kerkush , e gjith bota e zhvilluar nga franca e shum shtete te tjer te europes historin e tradhtarve dhe kolaboracionisteve ne vendet e tyre i kan mbyllur per gjithmon , ata jan shpallur tradhtar dhe nuk guxon njeri ti shfajsoj , se bota qe the ti shakaxhiu jon kulla i ndan heronjt nga tradhtaret , njerzit si puna jote qe kerkojn ti perziejn bashk fute ne burg per shkelje ligji , por ktu jemi ne SHQIPRI dhe kusdo me historin dhe heronjt ben si i do bytha , se per ti ber qefin dhe tradhtarve i kemi ber heronj dhe heronjt i kemi denigruar dhe harruar , me ndimen e njerezve si puna jote , do vi nje dit qe ne si popull do jemi fare pa histori , se te vetmet histori ne kte vend i ka ber SKENDERBEU ,RILINDSIT dhe REGJIMI I ENVER HOXHES qe ben epope , luftuan me arm ne dor kunder pushtusit , fituan luften dhe ndertuan vendin dhe ruajten integritetin teritorial nga armiqt e asaj kohe , e angazhuan kt vend ne te tera traktatet e kopsiten mir sovranitetin dhe naj doezuan me çelsa ne dor shtetin , pra jua dorzuan ju alabakve qe nu keni len gje pa dhjer e shkaterruar , per ty shakaxhiu kulla rrofshin tradhtaret antishqiptaret dhe bashkepuntoret e nazifashizmit dhe te agjenturave te huja ,per mua rrofshin heronjt e luftes nacional çlirimtare , heronjt e heshtur dhe heronjt e punes qe dhan jeten per ndertiin e vendit , sa per sqarim ata qe ti i mban per miqsor ne kt shkrim , pra per tradhtaret ke kopien sot saliun elulin qe te shiten detin ne televizion dhe as njeri nuk e rruajti , rroft ai ushtarku qe beri namin dhe vuri gjakun e te parve tan ne vend , se per ty shakaxhiu kulla kjo iku paq dhe nuk kish asgje te keqe si kto historit qe na servir ktu neper gazeta , shiko punet e tua ne amerik bej noj estrat lere politiken sje per kte pun , meru me halet e amerikes lere shqiprin te qet dhe ne SHQIPTART se i zgjidhim vet poblemet e vendt te ton . nuk ke dhe faj se atje ku je nuk ke asnje vler dhe prandaj rri me kok pas , emigracioni i ka kto ,

  12. faikonica says:

    Po mos te fitonte Franko-ja,Spanja do ishte si Kuba…Hajt bini qef me derrmokracune

  13. pokeristi says:

    Z.Kulla!
    Kur kam qene 10 -12vjec e kam degjuar Mark Dodanin disa here duke treguar historite e tija me “diversante”.Ne shkollen tone punonte e shoqja dhe ne na binte t’a takonim shpesh dhe t’i afroheshim per te na thene ndonje gje me shume per”diversantet”qe ne imagjinaten tone ishin si figura mistike negative.Markun e shihnim si trim te rralle,hero.
    Pas nja 10 vjeteve, ne moshen 22 vjecare me bie ne dore nje liber qe i kushtohesh agjentit te dyfishte Kim Filby.Qe ne fillim libri hapej me nje fraze teper intriguese:Historija e cdo vendi percaktohet nga kompleksiteti i nje seri faktoresh objektive. Me.gj.a. ka dhe faktore subjective, qe ndryshojne rrjedhen e historise se nje vendi. Dhe ky vend na ish Shqiperia jone edashur dhe e shtrenjte.Pa u zgjatur shume nepermjet atij libri une mesova shume gjera qe Marku s’na i kish thene. .Pas nja 35 vjeteve rasti e solli dhe njoha nje burre rreth te tetedhjetave.Ish nder ata te krahut tjeter te barikates.Diskutonim shpesh,pikerisht dhe keto ngjarje qe une tashme kisha mjaft njohuri dhe shtoja bagazhin me shume detaje qe ikish jetuar dhe dinte ai.
    Me qelloi te asistoj ne ceremonine e varrimit te atij atdhetari.Istiktivisht u cova fola dhe une.Midis te tjerave thashe me plote zerin:Ky zoteri eshte nje nga ata heronjte e heshtur te atyreve ngjarjeve me diversante. E kisha haruar Markun heroin tim te feminise.
    Tashti ne keto momente pas leximit te shkrimit tend i dashur Pellumb,dua te te them ty:Shkrimi yt i sotshem eshte nje shkrim si gjithmone i nje atedhetari intelektual me tolerance e kulture demokratike me nje thirje per bashkim te te gjithe shqipetareve. Midis ketyre filtrave duhet te kalojne te gjitha percaktimet dhe konkluzionet e ngjarjeve historike dhe ndodhive te ndryshme,ne vendin tone.S’duhet te hame njeri tjetrin,duhet t’i japim doren njeri tjetrit.

  14. Vjosani says:

    Nje shkrim i shkelqyer nga nje mendje e shkelqyer…..

  15. lato says:

    Sigurimi i shtetit beri terror ne malsine e veriut.Mark Doidani ishte kallauz i tyre dhe nuk ka te drejte te flase per bese dhe burrni sepse ishte i pabese.

  16. pokeristi says:

    Kam bere nje koment ,nuk e shoh.E kam perseritur me del mesazhi sikur e ke thene nje here.Po e kam thene tre here,por se shoh asnjehere.

  17. katarakti says:

    Per te kuptuar se kush ishin heronjte e vertete dhe kush ishin tradhtaret duhet te percakojme me pare se çfare ishte regjimi i Enver Hoxhes. Ishte nje regjim diktatorial apo ishte nje regjim demokratik?! Ishte, pa asnje dyshim, nje regjim mizor dhe diktatorial. Ku u mohua deri edhe e drejta e fjales. Pellumb Kulla me djallezi veren se sot te gjithe jane proamerikane dhe e i ngrejne Shtetet e Bashkuara ne qiell si mbrojtes te kombit shqiptar. Kujto Kosoven. Dhe Kulla pyet: Kur sot e kemi per nder te quhemi proamerikane, perse ata qe ishin perkrahesit e pare te Perendimit, pra diversantet, i konsiderojme sot si tradhtare?!

  18. Vedi says:

    Okupatori ushtarak I fashizmit italjan, kur u dorezua u be aleat I Frontit. Pra Fronti nuk e fitoi luften, sepse nuk e deboi ushtrine Iataliane si me 1920 me luften e Vlores. Fronti I Pezes u shpartallua me nderhyrjen e Bolshevikeve Jugosllave duke e cilesuar Marreveshjen e Mukjes qe ne fakt ishte vazhdim I Pezes “Front Antifashist per Clirim nga Okupatoi me formulen: “pa dallim feje krahine dhe ideje (nenkuptohet pa dallime idessh te djathta borgjeze dhe te majta bolshevike, etj)”. Ky shpartallim I unitetit kunder Fashizmit u maskua duke I quajtur partite e djathta nacional-kapitaliste “tradhetare”. Ke kishin tradhetuar Partite qe kerkonin unitet me shqiponjen ne kapele? Por ne kete moment Aleanca e Perendimit me Stalinin kishte parashikuar qe Shqipria te kalonte nen Jugosllavine dh, sigurisht, nen BS e Stalinit, ndaj Shqiponja u Hoq dhe u zevendesua me Yllin dhe Enveri u shpall Dishepull I Titos dhe Stalinit. Fitoria e Frontit tee Rrezistences Antifashste ne Itali komandoi ish Ushtrine Fashiste dhe e beri Ushtri AntiNaziste Antihitleriane. Kur perfundoi Marreveshja e Mukjes me Partite e djathta nacionaliste misionaret Jugosllave pran Shtabit te Frontit, kishin informacion se Italia po kalonte ne aneen e Aleteve kunder Hitlerit dhe se ne Frontin Antifashist ne Shqiperi, sikurse ne Jugosllavi, sundonin komisaret politike bolshevike dhe ushtria Clirimtare mund te kthehej menjehere ne ushtri te kuqe bolshevike. Ne kete kohe eddhe vete Titua dhe Enveri brohorisnin “Rrofshin Aleatet tanee te medheenj Anglia, Amerika dhe BS”. Keshtu popullimbare dhe ushtrria nuk mund te kuptonte se AntiNazizmi do te kthehej ne Bolshevizem dhe ne lufte me pronen private dhe me pronen e fshatarit qe mbajti peshen e luftes per Clirim. Clirimi sepse Italianet u dorezuan dhe sepse Gjermanet iken dhe partite nacionalborggjeze te djathta ishin shpallur, qsh kur Iatalia u be antigjermane, brigatat e Ushtrise Kombetare me Yll te Kuq ne ball, u bene defakto clirimtare te Shqiperisee, pavarsisht nga klika titiste e Enver Hoxhes. Me kete imazh te ndritur te daljes se Enverit perrkrah Titos e Stalinit, populli u pajtua me ciesimin te partive nacionaliste te djathta e borgjeze, dhe u bashkua me bolshevizmin, si aleat I Perenddimit. Kur edhe Perendimi u shpalle tradhetar I shtetit Shqiptar,populli u bashkua edhe me shume per te asgjesuar lidhjet e tradhetareve qe kerkonin demokraci kapitaliste me baza midis popullit Shqiptar. Cdo Shqiptar, I mashtruar qe nga lufta, sikur gjoja ishte nacionaliste-antifashiste sic kish emrin fronti, si dhe I mashtruar per fitoret e jashtezakonshme te eonomise sovjettike, dhe me shume akoma se gjoja pa Enverin Titon e Stalinin nuk do kish Shqiperi, Cdo shqiptar, do te behesh sgurimas vullnetar per te mbrojtur aritjet e Shqiperise nen Bolshevikun Terrorist Enver Hoxha. Ne kete kuptim cilido prej nesh, po te ish thirrur nga Enveri (Partia) do te ehej si Dodani apo si Pobrati. Ne fakt edhe te persekutuarit qe sot kane krijuar shoqaten Antikomuniste, genjejne se gjoja jane shprehur ndonjeher si antikomuniste, Atyre ju dhembe goja ta quajne shoqaten e tyre Antienveriste. Vete Enveri, duke share e poshtruar tere Parttite Komuniste, u pozicionua tamam si antikomunist.

  19. armiku says:

    Kete here ngaterron kembet or mik?! Mos ngaterro Atdheun me Enver-at!
    Ai person qe vjen e vret te pafajshem eshte kirminel.. Ai qe i sherben vendit = hero.
    S’du te ha haken. Tolerimi, vellazerimi eshte i mire. Por sic thone disa me larte s’mund te besh bashke cdo gje: kriminelin me heroin.
    a mos do ti quash armiq ushtrine e kuqe se ishte Stalini komandant???????????

  20. Altin says:

    Nje mumje e rrjedhur, me shume e vdekur, qe akoma s’po e kupton se bie era kufome e degjeneruar, enderron
    t’i beje te tjeret te mendojne se nuk e ze gjumi dhe shqetesohet shume se si duhen konsideruar ca njerez apo ngjarje
    qe sipas tij jane teper te rendesishme per shoqerine tone. “Zbulon” me ne fund se te dyja palet jane heronj. Per fat te
    keq ai mundohet te fshehe me paturpesi faktin se pergjigjen e kesaj pyetje, me mire se askush tjeter, e di ai vete. Mund ta ndihmoje pak edhe gruaja e tij.I gjithe ky “alarm” gjoja i sinqerte, ulerin per nje rehabilitim shpirteror personal se si
    do t’i pastrohet shpirti plot pislleqe i tij dhe gruas se tij nga fakti qe kane qene te dy spiune te Sigurimit te shtetit ne kohen e diktatures. Kuptohet qe edhe ai kerkon te ngushellohet dhe te mbuloje veten me pelerinen e heroit: “E beme per te miren e regjimit.” Ne te vertete asnjehere nuk e ka vrare ndergjegja e nxire qe e ka shitur shpirtin per te bere keq te tjereve. Perkundrazie thote me krenari: Jam me i lire se te tjeret!
    Eshte vertet e dhimbeshme qe ka gazeta qe edhe sot mbeshtesin felliqesira te tilla.

  21. tetor1 says:

    per fatin e keq kemi pak njerez si ju z. Pellumb Kulla !

  22. Bizelbub says:

    Oj nane DIversanti ne bahce krapakrup ne lakrame..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje