VIDEO/ Sali Berisha akuzon Ramën për vjedhjen e… tapetit të një lavazhi

Sali Berisha duket se ka marrë rolin e gazetarit për të publikuar çdo mesazh që i vjen në Facebook.

Pasi publikoi mesazhin e një “kompozitori dixhital”, Berisha ka përcjellë denoncimin e një pronari lavazhi për vjedhjen e një tapeti.

Edhe këtë herë ish-kryeministri ka akuzuar Policinë e Shtetit duke i cilësuar ata si “çunat e krimit”.

“Çunat e krimit lirojnë hajdutin e mirë, lexoni mesazhin e pronarit dixhital,” shkruan Berisha ndërsa më poshtë publikon mesazhin e qytetarit si edhe videon ku sipas tij duket vjedhja.

“Zoti kryminister ju peshendes jam Pronari i nje lavazhi me kan vjedhur dy tapete me vlere 400 milek e kam kap vete hajduti nepermjet kamarave e kap hajduti telfonoje policine 129 me sjell nje patrull e marin hajduti e cojne ne polici edhe un shkoj jap deklaraten kur un shof hajduti del te nesermen nga burgu. po te jap kte vidio qe ta shpendashe njecik te lutem se ma shtet i nyt skam pa me ja u kap hajdutit veq per ta mar ne pytje kann .!!

Hajduti quhet Dorjan Sharmataj..!”

 (e.f/BalkanWeb)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...