Integrimi, Mogherini "vulos" fatin e Shqipërisë: Përdorini 6 muajt e ardhshëm, kam pritshmëri të mëdha

15 Nëntor 2017, 11:37Politika TEMA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Bruksel në kuadër të punimeve të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian ku është takuar me Përfaqësuesen e Lartë Federica Mogherini.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Bushatin, Mogherini tha se viti 2018 është një mundësi e madhe për Shqipërinë për hapjen e negociatave duke inkurajuar për avancimin e prioriteteve dhe objektivave në këto 6 muaj.

“Shqipëria po zbaton me vendosmëri reformat. Kam pritshmëri të mëdha për të bërë një proces transformues për Shqipërinë që do ndikojë në fusha të tjera, veçanërisht për një mjedis transparent për biznesin dhe investitorët. Marrëdhëniet janë pozitive por ka vend për përmirësim. Ndaj i kemi dhënë përparësi reformës së gjyqësorit. Besoj se dhe qytetarët e mbështetin. Përgëzoj jo vetëm qeverinë shqiptare por edhe popullin dhe institucionet për këtë reformë. Dua t’ju siguroj se BE do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë për këtë reformë. Ka pritshmëri të mëdha për zbatimin e procesit, sidomos vettingut. Ne do të jemi në krahun tuaj.

Ne gjithashtu diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria rol konstruktiv. Alternativa për bashkëpunim në rajon jetike, ndaj edhe roli i Shqipërisë jetik”, tha Mogherini.

Ajo theksoi se 2018 do të ofrojë një mundësi unike së pari për rajonin në tërësi. “Nuk është mister se në fillim të mandatit tim ishte prioriteti kryesor për forcimin e bashkëpunimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor. BE ka forcuar angazhimin e saj. 2018 do të jetë një mundësi e madhe për Shqipërinë që të ecë në mënyrë konkrete në integrimin e BE-së. Për ta bërë këtë proces të pakthyeshëm kam folur edhe me kryeministrin Bullgarisë Borisov, pasi merr presidencën e radhës së BE-së. Jam e bindur, jam realiste që Shqipëria mundet dhe do ta përdorë 6 mujorin e ardhshëm që të marrë hapa të rëndësishëm në integrimin në BE”, deklaroi Mogherini.

1 komente në “Integrimi, Mogherini “vulos” fatin e Shqipërisë: Përdorini 6 muajt e ardhshëm, kam pritshmëri të mëdha”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje