Italia, Kili e Holanda në “Botërorin alternativ”, në Amerikë zhvillohet turneu i humbësve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në Amerikë është gati ideja, që pritet të hidhet në praktikë shumë shpejt, madje që verën e ardhshme. Përtej oqeanit mund të zhvillohet verën e ardhshme, madje në të njëjtën periudhë me Botërorin e Rusisë, një tjetër event po kaq madhështor, një Botëror alternativ, me kombëtaret “big” që nuk janë kualifikuar.

Dhe yjet që do të luajnë janë të shumtë, pasi në këtë turne që do të zhvillohet në Amerikë do të merrnin pjesë ekipe si Italia, Holanda, Kili, Gana dhe vetë Amerika, shkruan Telesport.

Një turne ngushëllues, por që do të organizohej nga Amerika me një qëllim të veçantë, të rikuperohet sadopak dëmi ekonomik që këto Federata kanë pësuar nga moskualifikimi për në Botërorin rus.

Dhe jo vetëm kaq, por edhe për të provuar ringritjen e këtyre kombëtareve, që dështuan në objektivin primar.

Ideja është hedhur nga “Soccer United Marketing”, që drejton edhe Major League në Amerikë, që ka gati edhe një plan të detajuar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *