Maqedoni, parlamenti miraton projektligjin për gjuhën shqipe

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Parlamenti në Maqedoni ka miratuar paraprakisht projektligjin për zgjerimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në të gjithë vendin.

Në leximin e parë, ligjvënësit votuan 66 me 41 në favor të projektligjit, që ka për qëllim lehtësimin e komunikimit të komunitetit shqiptarë në Maqedoni, me insititucionet, komuna, spitale, gjykata.

Para votimit, ligjvënësi Ilija Dimovski, nga partia opozitare VMRO-DPMNE e ka përshkruar tekstin si jokushtetues dhe diskriminues ndaj gjuhës maqedonase dhe gjuhëve tjera.

Projektligji i propozuar duhet të kalojë më shumë lexime në legjislacion përpara se t’i dërgohet për nënshkrim presidentit, Gjorge Ivanov.

Kryeministri Zoran Zaev e premtoi këtë ligj kur formoi koalicionin me partitë shqiptare. Një veprim i tillë ka nxitur kritika nga VMRO DPMNE dhe të tjerët, që e kanë akuzuar Zaevin për tradhëti të interesave kombëtare të Maqedonisë.

Ligji i tanishëm për gjuhët, e definon gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, por ajo mban këtë status vetëm në vendet ku komuniteti shqiptar përbën mbi 20 përqind të popullsisë.

Shqiptarët përbëjnë një të katërtën e popullsisë së Maqedonisë, me 2.1 milionë banorë, shumica e të cilëve jetojnë në jugperëndim, afër kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Maqedoni, parlamenti miraton projektligjin për gjuhën shqipe”

  1. Zigur Qarri says:

    Një lajm që të ngroh shpirtin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *