Buxheti 2018, Ahmetaj përplaset me Spahon për koncensionet: 178 janë dhënë nga PD. Spaho: Rritje taksash

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj i ka cilësuar një farsë shqetësimet e opozitës për koncesionet në vend.

Në seancën parlamentare ku është prezantuar buxheti i vitit 2018, Ahmetaj nënvizoi se aktualisht janë 213 kontrata koncesionare aktive, nga të cilat 178 janë bërë para vitit 2013 nga qeveria e PD.

“178 koncesione janë bërë nga PD, nga të cilat 98 për qind janë oferta të pakërkuara, që do të thotë kur biznesi sjell ofertën dhe hyn në procedure.

 Ndërkohë që ju ishit duke ikur nga pushteti keni firmosur 45 koncesione. Vetëm një ministër i qeverisë Berisha II, në maj 2013 ka firmosur 4 koncesione, në qershor ka firmosur 3 dhe në gusht 2013 kur ishit duke ikur ai ka dalë ditën e diel dhe ka firmosur kontratën e koncesionit.

Duke nënvizuar se vetëm 22 koncesione janë firmosur nga qeveria e shkuar 2 ditë para se të largohej, Ahmetaj ka theksuar se kostoja e tyre ka rënë në kurriz të qytetarëve.

40 euro për deklaratë. Ishte taksë e re dhe këtë e di gjithë biznesi, i madh e i vogël. Kolaudimi i makinave, rreshti u rrit, kostoja u rrit. Edhe për hidrocentralin e Devollit, 50 milionë euro ishte rruga që do ta ndërtonte buxheti i shtetit.

Për dializën nuk paguan qytetari. Po për check up-in? Sa është kostoja? Është 1.537 lekë, që i kushton buxhetit të shtetit, pasi është një kontroll parandalues që qytetarët e bëjnë falas. Kemi liruar qytetarin nga ngarkesa në kurriz të buxhetit të shtetit.

Më tej ministri ka publikuar shifrat e koncesioneve të bëra nga ministrat e qeverive përkatëse, që sipas tij janë: Genc Ruli 37, Florion Mima 38, Edmond Haxhinasto 19, Erion Veliaj 1, Ilir Beqja 4, Ridvan Bode 3, Sokol Dervishaj 2, Sokol Olldashi 6, Damian Gjiknuri 8.

Jeni kampionë me 178 koncesione dhe flisni për të vafërit! Ju tatonit të punësuarit që fitojnë, ne nuk i tatojmë”, ka thënë Ahmetaj.

Sa për taksën e pronës, ai ka sqaruar se qytetarët në nevojë e që janë pensionistë të vetëm lirohen nga kjo taksë. “Në Bashkinë e Tiranës janë 60 mijë familje që përfitojnë nga kjo taksë. Politika fiskale për “5 yjet” janë të gjitha skema të reja, ato që do të vinë janë marka.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Buxheti 2018, Ahmetaj përplaset me Spahon për koncensionet: 178 janë dhënë nga PD. Spaho: Rritje taksash”

  1. mirel says:

    Shteti ne dore te Ahmetes qe krahason veten me Berishen dhe shitet si burre i mire.
    Prandaj e mbajne Berishen keta. Te bejne ca me pak mekate dhe te mos kene opozite te vertete asnjehere.
    Sa here qe diskutohet me kermat e PD thuhet, ne jemi kriminele, po ju jeni me shume nga ne.
    Fundi i historise: shqiptaret kane votuar per hajdute qe luajne dhe teater ne skenen e parlamentit.

    1. turi says:

      vazhdo punen Arben duket kush punon e kush ben gam gam PD-ja bashk me rruspine eLSI kane marre anagaxhim te hedhin vrere mbi gjithcka dhe mbi cdo pune te mire, bravo te qofte qe ja numerove nje me nje atyre fytyrave qe hiqen si te ndershem

  2. elton says:

    vazhdo punen pa mos degjo se cfare thote ajo palo opozite qe ska bere asnje te mire ne funskion te vendit vecse derdellis nga mengjes ne darke mashtrime a thua sikur nuk e bejne krahasimin qytetaret

  3. andi says:

    Te lumte z.Ahmetaj :), ja bere shume mire qa ia u perplase te gjitha maskaralleqet ka kane bere ne kurriz te shqiptareve dhe pa piken e moralit ngrihen e flasin, mashtrojne, e akuzojne te tjeret kur vete kane bere namin me shkelje e vjedhje koncesionare.

  4. nard says:

    bravo arben ja u corre masken mashtruesave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *