E vërteta e Gazidedes në Turqi

16 Nëntor 2017, 20:31Politika TEMA

Nga Hajro  Limaj*

Me kryetarin e Sherbimit  Informativ Kombetar,te ndjerin  Bashkim Gazidede isha takuar për konsultime vëtëm dy herë. Ai qendroi ne kete detyre ne periudhen 29.6.1992-09.04.1997 dhe u emrua nga presidenti Berisha me propozim te ministrit te Mbrojtjes, Z.Safet Zhulali.

Por, ai e ndiqte ne vazhdimësi veprimtarinë time,mbasi  komunikimin sekret   që unë bëja nga Ankaraja me ministrin e Mbrojtjes,Z.Zhulali, e realizoja vetëm nëpërmjet shifrës së këtij institucioni. Pra, meteriali, pasi deshifrohej në drejtorinë e Shifrës së Sherbimin Informativ Kombëtar, i dërgohej ministrit të Mbrojtjes. Kështu, e gjithë korrespodenca tepër sekrete midis meje dhe ministrit te Mbrojtjes ishte nën kontrollin e tij. Këtë praktikë fillimisht ministri i mbrojtjes,Z.Safet  Zhulali e kundërshtoi. Thuhej dhe kisha dëgjuar se edhe ai informacionet e mia i vlerësonte shumë në raport me burimet e tjera informative, që kalonin nëpërmjet tij.

Gjatë kohës së krizës së viteve 1996-1997 Gazidede  u përgojua shumë nga opozita, si   “ kukull apo mashë e Berishës”.   Gjatë vizitës zyrtare që bëri në Ankara, kryeministri Fino, ne datat 10-12 Qershor 1997 midis të tjerash, kur pinim kafenë e mëngjezit në hotel Hilton, më tregoi kërkesën zyrtare që kishte bërë Gazidede për dorëheqjen. Më foli edhe  për takimin e lamtumirës së Gazidedes   me kryeministrin. Pra,  Gazidede kishte vepruar sipas të gjitha proçedurave dhe prej asaj kohe ishte qytetar i lirë. Kjo bisedë lindi pasi, sipas të dhënave rezultonte se ish kryetari i SHIK-ut  ishte vendosur familjarisht në Turqi. Unë e kisha parë kalimthi dy herë në ambientet e ambasadës. Zonjat e ambasadës shpesh pinin kafe me zonjën  Gazidede në hollin e godinës së ambasadës. Thuhej se  para së të vinte Gazidedja në Ankara ajo qëndronte në katin e katërt, sepse një nëpunës teknik i ambasadës kishte lidhje familjare  me të. Jo vetëm që mua nuk më intersonte fare kjo marrdhënie,por  i quaja shumë normale.

Të nesërmen organizuam koktejlin zyrtar për kryeministrin Fino, në hollin e ambasadës, në katin e parë. Një orë para se të vinte delegacioni shqiptar në ambasadë ishin marrë masa shumë të forta sigurie, jo vetëm jashtë ambienteve të ambasadës, por edhe brenda saj. Kur unë zbrita nga  kati i dytë për të shkuar pranë delegacionit, pashë se në shkallët midis hollit dhe katit të dytë ishin vendosur dy policë të sigurisë turke dhe një shqiptar. Më bëri përshtypje dhe pyeta oficerin e sigurimit shqiptar. Ky, duke qeshur më tha se “nuk e di ti që në katin e katërt të ambasadës keni Gazideden…?!”. Të njejtat masa ishin marrë edhe në hyrjen e bodrumit. Me kthimin e delegacionit në Shqipëri në gazetën “Koha Jonë” u botua një shkrim i shkurtër për “strehimin” e Gazidedes në Ambasadën tonë në Ankara. Unë nuk e dija fare, por shkak u bë një shkrim i papritur, që u botua në gazetën “Rilindja Demokratike “ nga  baskëshortia e titullarit të amabasëdës. Në këtë shkrim ajo shkruante se të dhënat e gazetës “Koha Jonë”  ishin  dhënë nga atasheu ushtarak. Këtë botim në gazetë ma bëri të ditur me telefon nga Zvicra shoku im, Xhevat Mustafa , i cili në korrik 1997  ishte emëruar  sekretari i parë në ambasadën  e Shqipërisë në këtë vend. I kërkova të ma dërgonte me faks dhe për një gjysëm ore shkrimi mbërriti në dorën time. E lexova me vëmendje, por nuk u habita, sepse në vend qe ekipi diplomatik të punonte për intersat  e atdheut që ishin në rrezik,disa ishin bërë militantë partiak edhe atje.  Kur dola nga zyra më kërkoi për një kafe, Z.Agim Kasa, këshilltar i ambasadës. Ai, në vitet 1990 kishte qenë ambasador në Egjipt dhe më parë i ngarkuar me punë shumë vjet në  Çekosllovaki. Ishte një diplomat me përvojë dhe shumë i kujdesshëm në kryerjen e detyrave si dhe në komunikimin zyrtar dhe shoqëror. Gjatë kafesë më tha se i kishte kërkuar ambasadorit të mos e dergonte per  botim në asnjë mënyrë një shkrim të tillë, pasi do të krijonte probleme, jo vetëm me intrigën që publikohej, por më shumë me shkeljen e statusit të diplomatit në raport me median. E kalova heshturazi. Mbas dite përgatita përgjigjen e shkrimit  sqarues dhe të nesërmen e botoi gazeta Koha jonë.

Por, të rikthehemi në temë.

Duke qenë se opozita e majtë e kishte akuzuar si shkaktarin kryesor të represionit shtetëror ndaj saj, Gazidede u detyrua të largohej për të mos rrezikuar jetën e vet dhe të familjes së tij.

Ish shefi i SHIK-ut, me ndihmën e Sherbimit Informativ Kombëtar të Turqisë u vendos familjarisht në Ankara, ku vazhduan arsimimin edhe dy fëmijët e tij. Kjo ishte zgjidhja e tij dhe nuk kishte të bënte aspak me ndonjë shkelje të ligjshmërisë.Këtë realitet e ka pranuar dhe deklaruar edhe ai vet mbasi u rikthye në Atdhe .Në intervistën e botuar dhe që ndodhet në adresën www.forumishqiptar.com  ai ka dhënë përgjigjet e më poshtëme :

“Ku keni jetuar këto vite? Në cfarë drejtimi jeni larguar? Është folur se keni qenë në Siri, në Arabinë Saudite, Afganistan…

“Kam qenë në Turqi gjatë gjithë këtyre viteve. Nuk kam lëvizur nga Turqia.

” Keni qenë i kontraktuar nga shërbimet atje? .“Jo nuk kam qenë i kontaktuar nga shërbimet atje. Kam marrë një lloj asistence me të cilën unë kam jetuar. Gjatë këtyre tetë vjetëve jam marrë me profesionin tim, kam shkruar 7 libra matematike, 4 nga të cilat i kam botuar “

Por, edhe pse kështu, kjo solli pasoja në bashkëpunimin zyrtar midis dy shërbimeve tona sekrete. Pala turke u vendos në vështirësi dhe përdori heshtjen. Deri nga mesi i vitit 2000 nuk kishte as shkëmbime delegacionesh dhe as shkëmbime informacionesh, sipas ish marrëveshjes. Këtë akull e shkriu ministri i  Brendshëm, Ilir Gjoni, i cili në vizitën e tij zyrtare të vitit 2001 mori me vete edhe Z. Fatos Klosi, Kryetar i Sherbimit Informativ Shtetëror..

Por, në raportet zyrtare me Turqinë, unë jam vendosur edhe një herë tjetër në pozitë të vështirë. Gjeneral Ilia Vasho, pasi dha dorëheqjen nga detyra e përfaqësuesit ushtarak të Shqipërisë në NATO, për disa kohë qëndroi në Bruksel. Kur ishte shef i shtabit të Përgjithshëm, ai ishte bërë operacion nga kanceri në zorrën  e trashë në Spitalin Qendror Ushtarak në Ankara. Ishte vendosur që pothuajse çdo 6 muaj të vinte për t’u vizituar dhe kuruar në këtë spital. Me largimin nga funksioni ai nuk kishte më mundësi të vinte zyrtarisht për këtë mjekim. Në Bruksel kishte biseduar me përfaqësuesin ushtarak të Turqisë për të vazhduar mjekimin në Ankara dhe mundesisht te jetonte per gjithmone ne Ankara. Këtë e mësova një ditë në mëngjes, në një takim zyrtar me drejtorin e  Përgjithshëm të Intiligjencës Ushtarake, gjeneral- kolonel  Çetin Saner. Në diplomaci,  kur ka ndonjë gjë delikate flitet tërthorazi, për të matur një herë pulsin e bashkëbiseduesit dhe pastaj sipas rrahjes së pulsit vazhdohet biseda.

Edhe në rastin në fjalë kështu u veprua. Zëvendësi i tha drejtorit se si do të vepronin me atë shkresë që kishte ardhur nga Brukseli.

⦁ – Për cilën e ke fjalën? – e pyeti ai.

⦁ – Po ja…për atë lidhur me gjeneral Vashon! – u përgjigj zëvendësi.

U krijua një heshtje. Pastaj gjeneral Saner, duke shikuar nga unë, u përgjigj:

– Ne dëshirojmë ta ndihmojmë atë, por nuk e dimë se si do ta vlerësojë Shqipëria, se me ish Kryetarin e SHIK-ut na lindën probleme të mprehta.”

Ndërsa unë heshta dhe nuk bëra asnjë reagim. Fakti që gjeneral Vasho nuk u strehua në Turqi, tregon se përgjigja e tyre mund të ketë qenë me pikëpyetje.. Prandaj general Vashua , nga Brukseli shkoi në SHBA, ku fatkeqësisht, para rreth 5 vjetësh u nda nga jeta.

Ndërza Z.Gazidede u rikthye në Atdhe në vitin 2005 dhe u emrua zvëndës drejtor i përgjithshëm i Hipotekave.Nga mediat mësoja zhvillimet ndaj tij,por ai fatkeqësisht u nda para kohe nga  smundja e pa shërueshme e kancerit më 26 Tetor 2008. Politika e egër dhe konfliktuale  u hëngri jetën njëri pas tjetrit  ministrit të Mbrojtjes,Safet Zhulali dhe kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar,Gazidedes,të cilët nga shokë të ngushtë në krizën e vitit 1997 u shndërruan në armiq.Mbasi u kthye në Shqipëri  nga arratisja e përkohëshme në Itali,me Z.Zhulali kam pirë disa herë kafe , ëe kafen e tij të preferuar “Piaca”,mbas Muzeumit Kombetar.Ai nga natyra fliste pak dhe shumë i rezervuar.Në një rast kur erdhi biseda për Gazideden i menduar u shpreh “ Unë atë ja propozova Z.Berisha për kryetar të SHIK-ut,mbasi kisha vlersime pozitive për të.Për mos disa dakordsimeve me Berishën për zgjidhjen e krizës së vitit 1997 ai u  bë armiku më i madh i imi…….”. Prandaj unë kam qëndruar larg të dy partive,mbasi  e kuptoja mjat mirë rrezikun dhe merrja vlersimet e tyre vetëm duke kryer shumë mirë detyrën shtetrore.

*Ish- atashe ushtarak ne Republiken e Turqise

28 komente në “E vërteta e Gazidedes në Turqi”

  1. qoka bo nomi says:

    o shqipfolsasunite..merrni aty ne studio dhe undefined….

    1. Flm says:

      Kur kryetari i SHIK-ut mbrohej, strhoej dhe mirte asistenc ekonomike nga Turqia po ashtu dhe ministri i mbrojtjes …… imagjino c’fare shurtore Otomane ishte dhe vazhdon te jete Shqiperia.
      E kuptuat o “bageti” gjithe kjo armiqesi kundra Greqise, Orthodhoksis dhe kryepishkopit te ndritur Anastas.

  2. Sara says:

    Kush eshte ky Krey k….?!!!!
    E qelbet fare fletushken….

    1. harillaqi says:

      Sara! Ky qelbanik Gazidede,iku,shkoi ne te semes,por çe do,nuk mori me vehte e dhe padronin e tij,Sali Berishen,te kishte shpetuar shqiperia nga ky kerme.

      1. llaqi says:

        shkofsh sa me shpejt dhe ti harillaqi ne te semes.

  3. E VERTETA says:

    E quaj nje fatkeqesi te madhe per vendin tone, qe qenka perfaqesuar ne rangje kaq te larta, ne Turqi, nga nje genjeshtar, qe shpif ne menyre kaq monstruoze, sa te thote qe ka pare Gazideden ne Ambasaden tone ne Ankara dhe se gruaja e tij, pinte zakonisht kafe, me zonjat qe punonin ne aty. Une qe po te shkruaj, po te them ty zoti genjeshtar, se Gazidede dhe gruaja e tij nuk dinin se ku binte ambasada jone ne Ankara e jo me te shkonin e te pinin kafe apo te strehoheshin aty. Turp! Turp! Turp per ty, dhe per ata qe te kane derguar si perfaqesues kaq te lart te ne Turqi.

  4. E VERTETA says:

    perse nuk e botoni komentin?

  5. demo says:

    Edhe Kadri Hasbiu,i mire thone ka qene,shume korret me shoqerine.Ate kosovarin pse e vrau ky Gazidede? Pse s`e thua ti,qe e paske strehuar ne ambasade?

  6. Jos3f says:

    Gazi deda. Ropt ku ti ket. Njeriu me I degjeneruar dhe musliman I betuari i sales . Islamic I betuar po eshtu I pabese .

  7. aladi says:

    Mashtro o Hajro sa te duash se nuk te njofin mire. Keshtu ke bere gjithe jeten. Mjere kush beson budallalliqet e tua.

  8. Peza says:

    Kujt i sherbejne keto zhgarravina te ketij kialemxhiu te dikurshem tre gazetes “Luftetari”?
    Ky ka qene jenicer i Sali Berishes,sa per atashe ushtarak nuk vlente nje grosh!
    Fakti qe mburr nje armik tre eger te popullit shqiptar,doren e zjarrit te Berishes per teterrorizuar jugun e Shqiperise,verteton me se miri se cfare anti vlerash mbart ky kellire!
    Nje shkrim delirant i peshtire qe po te kishte dy pare mend kurre nuk do ta bente!
    Banditi Gazidede ka mbetur ne kujtesen e poopullit shqiptar si kriminel,aq sa perendia e kuptoi dhe i dha kancerin ketij maskarai!
    Edhe per Vashon ky sharlatan mashtron se ai nuk ka qene kurre shef i shtabit,por zv.shef!
    Te gjithe keta ishin ne sherbim te Berishen dhe kunder popullit shqiptar!
    Mburrin njeri tjetrin keta armiq!

  9. albaniafirst says:

    Gazidede ishte nje sherbetor i bindur i tiranit Berisha dhe mban pergjegjesite e tij per armatosjen e ithtareve te PD-s per ti derguar kunder vellezerve te tyre ne Jug te vendit. Ne pergjithesi nuk e kemi zakon te flasim keq per te vdekurit, por e verteta eshte teper kokeforte. Zhdukja e biznesmenit Hoxha ishte nje tjeter pike teper e erret ku dora e Gazidedes ishte primare.

  10. .......... says:

    KY ISHTE QEN BIR GJENI AGJENT SERB.

  11. .......... says:

    KY ISHTE QEN BIR GJENI , AGJENT SERB.

  12. Ramadani says:

    Ish spiuni i UDB-se dhe krimineli e fundomentalisti islamik Bashkim Gazidede duhet denuar edhe tani pas vdekjes per terrorin e 97-es dhe shkaterrimin e Shqiperise se bashku me udebashet Safet Xhulali dhe ish instruktori qenit te kufirit Agim Shehu.

  13. atdhetari says:

    mish mash.Njerez inkompetente te ardhur nga shpellat.Qajne njeri tjetrin si vajtojcat.I thurin lavde spiuneve te armiqve tane.Ajo periudhe eshte me e zeza e histories sone,ku bene c’deshen sherbimet secrete te armiqve tane kombetare.Dhe ju gazeta gjoja e hapur botoni keto shkrime te shplara nga pergjegjesia.Turp njemije here.

  14. Flm says:

    Ne kete artkulli duket qarte sa ndikim kishte Turqia ne te gjitha nivelet Jetike te shtetit.
    Ishte periudha kur propaganta pro Islamike dhe pro Turke lulezonte, ishte periudha kur propaganda anti Greke, ati Orthodhokse dhe lufta kundra Arhiepishkopit te ndritur Anastas ishte ne kulmin e saj.
    Besoj se e kuptoni nga buronin te gjitha keto veprime, gjith kjo propagant e piste, besoj se e kuptoni sa ndikim negativ ka pas Turqia ne zhvillimet e ketij vendi qe ne gjenezen e Saj.
    Keto te verteta qe mesohen pas 20 vtesh jane te njejta me ato qe ndodhin sot Ram-izin (byrazerin e Erdoganit), me agjentet Gjulenist dhe Erdoganist qe veprojn ne Shqiperi dhe te cilat do te mesohen pas 20 viteve te ardheshme.

    1. Quo Vadis! says:

      Lufta kunder Fortlumturise se Tij vazhdon e forte akoma. Nuk ka per te pushuar kurre sepse ai eshte dishepull i devotshem i Zotit tone Jezu Krisht i cili i paralajmeroi dishepujt e tij ” Nese me perndjekin mua, do t’ju perndjekin edhe juve.”
      Perendia i dhente jete te gjate Fortlumturise se Tij Anastasit. E mira do triumfoje gjithnje.
      Ku eshte Gazidede tani, dhe ku eshte Kisha e Ndritur Ortodokse? Pergjigja dihet.

  15. Kola says:

    Ky ishte shteti mafioz qe ndertoi shpellari digital i Vicidolit. Por ka zot i cili i godet me kancer dhe i qeron nga faqja e dheut per te mos shtuar zullumet e tyre.

  16. saliu says:

    E cfare na tregove me kete shkrim o Hajro? Qe ke qene bythelepires i Berishes, Zhulalit dhe Gazidedes, ashtu sikurse si komunist i vijes se ashper, i ke sherbyr me devotshmeri atij sistemi.

  17. Tralala says:

    Muhabete fshati, me tha i thashe dhe a doni me per Belulin.

  18. E VERTETA says:

    perse nuk nxirni lomentin

  19. Ahmet Celo says:

    Nje nga pengesat kryesore per pranimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian, eshte futja ne lidhjen e vendeve islamike, e ne vecanti lidhjet e erreta me Bin Laden te sherbimit shqiptar te inteligjences nen drejtimin e Gazidedes. Autoret kryesore jane Berisha e Gazidede, por ti Hajro Lima, nuk ke tru dhe shkruan, shpresoj, me naivitet (nga budallaleku), per nje ujk me lekure qingji.

    1. LUli says:

      Bravo !ke kapur pikën më të rëndësishme ; pse Shqipëria nuk bën hajër !

  20. Hajro Limaj says:

    Eshte e cuditeshme.Une me kete shkrim shkruaj nje realitet te padiskutueshem dhe nuk beje asnje koment te mire apo te keq per asnje.
    Lexova me kujdes komentuesit dhe me vjen keq per kete nivel qe kane keta njerz,te cilet ne vend te komentojne shajne ofendojne.
    Njeri prej tyre thotes se Llia Vasho nuk ka qene asnje here shef i shtabit te Pergjithshem.Jo zoteri Ilia Vasho ka qene dy vjet shef i shtabit te pergjithshem ,i cili zvendesoi Kostaq Karolin.
    E dyta ai qe thote se nuk kane qene ne ambasade une e di se kush eshte,por ka frike te vere emrin e tij per tradhitite qe i bene atdheut ne ato ke te veshtira dhe arratiseshin njeri pas tjetrit.Dikush niste familjet perpara ,tjetri zhdukej pa adrese.
    E treta une nuk kam patur asnje lidhje partiake as me Berishen dhe as me te Majten,prandaj kur binte njera me akuzonte se je i Berishes,kur vinte tjetra me thoshte je i te Majtes.Une kam punuar vetem per Atdheun dhe atdheu me ka respektuar falur rezultateve shume te larta ne pune.Jam i vetm atshe ushtarak qe u ktheva ne Atdhe,kur te tjeret u strhuan jashte shtetit.
    Hajro Limaj

    1. shvejku says:

      Vetem per atdheun nuk ke punuar ti,o plehre!
      Se pari se ke qene nje dordolec pa tru,qe tre pounonte vetem per te share shoket ve tu dhge socializmin qe ti e mole me dy duar!
      Ty te bene atashe ushtarak,sic bene edhge shume te tjere legene spiune te Berishes!
      Se poune tjeter nuk bete ju!
      Atashe ushtarak ne nje nga vendet kryesore te BE-se caktuan edhe nje ish vartesin tim te dikurshem ,qe fshinte qurret me xhakete dhe ti me mburresh se paske qene atashe ushtarak!
      Te dhjefsha mu ne atashe, o spiun i Berishes!
      E kam patur shok klase kete Vashon,qe derdellit ti,por ai ishte vetem nje servil dhe spiun i shokeve te tij!
      Edhe mua me vune ne liste per te me emeruar atehere ne ministrine e mbrojtjes,bile erdhen perfaqesues te larte ushtarake per te biseduar me mua ne Permet,por ky Vasho u tha ,”mos e merrni se eshte enverist”!
      Domosdo,qe mua nuk do me kishin gati per tre gjithe shkaterrimin qe i bene ushtrise,prandaj nuk me ben aspak pershtypje!
      Ne ushtri u mbajten te gjithe zorraxhinjtre qe e cuan ushtrine ne tragjedine e 97-tes!
      Sa ishim ne ne ushtri,pra deri ne 93-shin,asnje gezhoje nuk u vodh!
      Ja,nga keta zorraxhinj ishte edhe ky palo atasheu kapterr!

  21. aladi says:

    Hajro, gezo ate pensionin se e ajo te takon, po mos beje nga keto artikuj sensasional, se eshte turp i madh kush i lexon keto pacaure.
    Nuk behet fjale qe je i majte apo i djathte se te dyja i ke bere shume mire, por behet fjale per vertetsin atyre qe thua te cilat jane komplet te trilluara pas asnje vertetsi. Nuk e kam llafin vetem per kete artikull, por dhe ato te meparshem qe kane te njejten vazhdimsi, mashtrimin dhe a “doni me per Belulin”. Me vjen shume keq qe i mashtron gazetat dhe njerzit qe i lexojne ato, me keto historira fallco.
    Ti keshtu ke bere gjithe jeten, ne fillim duke sajuar shkrime ne gazeten luftetari me vone duke shkruajtur letra per shoket e tu tek ministri i mbrojtjes dhe deri tek Simon Stefani, apo i ke harruar???? Ta rikujtoje qe te heqesh dore nga deliri i mashtrimit. Boll me!!!!!!!

  22. Shpati says:

    More Hajro. Po si nuk u lodhe per ta vene veten ne majat e Ushtrise. Harron qe gjithe koleget e tu te njohin si medioker, genjeshtar klasik, karrieriest te pashemullt dhe intrigant te dores se pare? Po kur te lidhen per direku te anijes ne Stamboll se doje te mbyteshe a te kujtohet? Gjeja me mire qe duhet te besh eshte te heshtesh se duke dashur te behesh figure publike je duke u kthyer ne figure qesharake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje