"Forca e Ligjit”/ Çfarë po paralajmëron Xhafaj? Pas Fierit kemi 4 grupe të skeduara, luftë krimit të organizuar

16 Nëntor 2017, 17:32Kronika TEMA

Ministri Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar luftë frontale ndaj krimit në përmbushje të misionit “Forca e Ligjit”.

Xhafaj i është përgjigjur edhe akuzave të vazhdueshme të opozitës për të, duke i konsideruar ato si sulme personale.

Ai shtoi se preferon që të mos bëhet pjesë e këtyre debateve.

Më tej ministri i Brendshëm u ndal edhe tek buxheti, duke u shprehur se policia do të pastrohet nga të gjithë të inkriminuarit.

“Buxheti mundëson blerjen e pajisjeve speciale për të luftuar krimin e organizuar. Buxheti mundëson plotësisht realizimin e prioriteteve. Do të vazhdojmë që të godasim kultivimin e kanabisit.

Implikimi i punonjësve të policisë në trafik është një motiv më tepër për t’i hequr nga policia përmes Vettingut. ‘Forca e Ligjit’ do të luftojë krimin e organizuar. Goditja e një prej 5 grupeve të skeduara në atë rajon do të vijojë.

Jemi në fund të grumbullimit të të dhënave të grupeve kriminale, një data baze për personat e përfshirë në këtë biznes. Me partnerët tanë ndërkombëtarë po punojmë fort për evidentimin dhe goditjen e marrëdhënieve të tilla. Shkëmbimi i eksperiencave ndihmë e madhe në këtë proces.

Opozita të bëhet mbështetje pa rezerva. Pa kuptim nëse lidershipi i opozitës vijon me sulme personale. Efikasitetit është zero.

Nëse vijon të merret me sulme personale nuk kam ndërmend të humb kohë duke u përfshirë në këtë debat.

Jam ulur në atë karrige jo për ambicie personale por për t’iu shërbyer qytetarëve për të siguruar se reforma në drejtësi do zbatohet për të qenë të gjithë të barabartë para ligjit.

Nëse diskutohet si ta bëjmë luftën kundër krimit jam gati për debat. Lufta kundër krimit të organizuar sfidë e madhe për të gjithë por nuk kemi zgjidhje vetëm ta fitojmë sepse vetëm kështu do ta çojmë vendin drejt BE-së”(TemA)

11 komente në ““Forca e Ligjit”/ Çfarë po paralajmëron Xhafaj? Pas Fierit kemi 4 grupe të skeduara, luftë krimit të organizuar”

  1. Klaudia Bersata says:

    Ka patur pak raste ne shqiperi si kjo kur puna eshte gjeja e pare qe nje politikan ka bere para se ta dale e te flase ne kunend…
    dhe ky eshte njeri rast per tu patur shembull e prioritet per modelin e punes, per rezultatet e arritura.

  2. Pertit Hima says:

    po mire shume si nje pune e pare e suksesshme per te vazhduar me tej me luften ndaj krimit te organizuar.
    Me shume mundesi nuk ka per tu ndalur kjo pune derisa te sigurohet nje nivel u qendrueshem besueshmerie dhe zbatimi te ligjshmerise.

  3. Bledi Bledar says:

    Nuk ka si te ndodhete ndryshe pas synimeve te vendosura, levizjet per venien ne zbatim sa me pare te planit per lufte kunder krimit pa asnje toleran e ne pukat ku ky fenomen preket me shume.

  4. Elona Mersini says:

    Si duket reforma ne polici po jep rezultatet e duhura.Dje degjuam se u kapen banda ne fier dhe tani po marrim vesh se ka banda te tjera qe jane vene ne shenjester.Vetem keshtu mund te rritet rendi dhe siguria ne vend.

  5. Ermir Drazhi says:

    Mesa shikoj une Vettingu ne polici po i jep rezultatet e veta. Popull prisni , cdo reforme cdo gje e re ka veshtiresite e veta dhe do kohen e vet, edhe ne vendet me zhvillim me te madh se Shqiperia. Kam besim se koha e krimit dhe e mafias ne shqiperi do te mare fund shume shpejt me kete njeri, duket nga vendosmeria qe ka !!!

  6. klodjan hasa says:

    Mesa po shoh policia e paska marre shume seriozisht luften kunder krimit.keto aksione jane rezultat i nje pune qe po behet shume seriozisht dhe do mbeshtetjen e te gjitheve prej nesh.

  7. Gerti Boston says:

    Paska edhe dite te barsha per kete policin tone se i ishte ulur koka, te LARGOHEN TE KORRUPTUARIT e ti lene tjeret qe te bejne detyren si e kane bere deri me tani.

  8. Besa Hasa says:

    Me vjen qe degjoj rezultate te tilla per vendin tim.Me ne dund dili nje njeri qe e mban fjalen dhe nuk dlet llafe boshe pa asnje rezultat.

  9. Ardian Nishu says:

    Ne baze te gjithe mbeshtetjes se partnereve te huaj dhe reformat e nisura brenda policis nuk kishte se si te mos vinin rezultate te sukseshme ne goditjen e luftes ndaj krimit .

  10. sapa says:

    Te pakten komentuesi i mesiperm ti beje pak me te besueshme komentet se la nam.Dihet qe eshte nje komentues.E dyta vetem ne shqiperi dalin ministrat cdo dite dhe tregojne “sukseset”kunder krimit.Ka media qe mund ta bejne kete gje.Kur te vije puna qe te arrestohen peshqit e medhenj atehere perben lajmi sensacjon.Por kete nuk do ta perjetojme ne vendin e krimit shqiperi!

  11. i papami says:

    Fatmir Xhafaj eshte I besuari I amerikaneve. kam besim te ai, shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje