FOTOT/ Shpallen 12 zona të mbrojtura të Monumenteve të Kulturës, shijoni këto pamje përrallore

16 Nëntor 2017, 13:40Kulturë TEMA
FOTOT/ Shpallen 12 zona të mbrojtura të Monumenteve të

Me propozim të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar zonat e mbrojtura për 12 objekte me status monument kulture.

Me anë të këtij vendimi, për monumentet e kulturës përcaktohet një sipërfaqe toke ose trualli përreth, si zonë mbrojtëse, në përputhje me vlerat e tyre arkitektonike, me përshtatshmërinë e tyre urbanistiko-estetike, me rrethinën si dhe me rrethanat ekologjike.

12 zonat e mbrojtura të miratuara së fundmi i shtohen listës prej 89 zonave të tjera të monumenteve të kulturës të shpallura  përgjatë periudhës 2014-2017  nga Instituti i Monumenteve dhe Ministria e Kulturës.

Mbrojtja e zonave përreth objekteve të trashëgimisë ka qenë një ndër masat e para që ministrja Mirela Kumbaro ndërmori në mandatin të saj të parë në krye të Ministrisë së Kulturës duke pezulluar edhe lejet zhvilllimore që preknin këto zona për shkak të gjendjes alarmante që paraqitej 4 vjet më parë.

Tashmë zonat përreth objekteve të trashëgimisë mbrohen si pasuri publike dhe si pjesë përbërëse e panoramës dhe e peizazhit natyror, i cili ndihmon në ruajtjen dhe evidentimin e Trashëgimisë Kulturore.

Përmasat e zonës mbrojtëse përcaktohen pas një studimi të bërë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, me qëllim mbrojtjen e territorit përreth monumentit të kulturës, ku ndalohet çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor.

Lista e Zonave të Mbrojtura të Monumenteve të Kulturës të miratuara në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve janë:

Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Kisha e Shën Mëhillit”, Vithkuq, Korçë

Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Ujësjellësi i Vranishtit”, fshati Vranisht, Bashkia Vlorë

3.Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Bratajt”, fshati Brataj, Bashkia Vlorë

4.Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Frëngut”  fshati Gjorëm, Bashkia Vlorë

5.Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Kaurit (frëngut)” fshati Poshnje, Bashkia Ura Vajgurore

6. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Ura e Tamarës mbi lumin Cemi i Vuklit dhe Hani pranë saj”, fshati Tamarë Kelmend, Bashkia Shkodër

7. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Ura e Vashës”, fshati Klos, Bashkia Mat

8. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Ujësjellësi i Bënçës”, fshati Bënçë, Bashkia Tepelenë,

9. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Ura e Kamares”, në Fshatin Mirakë, Bashkia Librazhd

10. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Ura e Mesit mbi Përroin e Kirit Mes”, Bashkia Shkodër

11. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Ura e Zotos”, Vithkuq, Bashkia Korçë

12. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Kisha e Shën Mërisë, Vithkuq” Bashkia Korçë

3 komente në “FOTOT/ Shpallen 12 zona të mbrojtura të Monumenteve të Kulturës, shijoni këto pamje përrallore”

  1. mirel says:

    Pone Tomorr i keni mbyllur parqet kombetare? Se me nje vendim tani keta e kthejne parkun kombetar ne qender shfarosjeje. Sic po ndodh me shqyerjen e Tomorit nga qen e buce..

  2. kuq e zi says:

    a eshte tomorri zone e mbrojtur?
    dhe a perbejne guroret mbrenda kesaj zone dicka te ligjshme?

  3. gjergji says:

    Cjane keto idiotesira gjoja po mbrohen monumente ne maje malesh!!! Zonja Kumbaroro I eshte futur me plug zones me te mbrojtje ne Shqiperi, Butrintit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje