Hap dyert “Fshati i Mëshirës për Jetesë”, zbuloni destinacionin e veçantë në Siri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Fshati i Mëshirës për Jetesë” në Siri, ka hapur dyert.

Bëhet me dije se ky vend është ndërtuar në bashkëpunim të Fondacionit Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut  nga Turqia dhe Organizatës humanitare nga Katari (RAF).

Përgjegjësi për projektet operative të punëve të Sirisë në IHH, Cengizhan Özdemir tha se tani ka përfunduar ndërtimi i “Fshatit të Mëshirës për Jetesë”, themeli i të cilit është vënë një vit më parë.

Özdemir bën të ditur se në fshatin e vendosur në një hapësirë prej 160 hektarësh në Kelbit, janë ndërtuar 100 shtëpi prej betoni, secila nga 75 metra katrorë, të cilat janë shndërruar në fole të ngrohta për shumë familje.

Duke treguar se familjarët i përmbushin të gjitha nevojat e tyre nga objektet sociale në fshat, Özdemir thotë se “Çdo shtëpi ka një hapësirë prej 20 metër katrorë ku familjet mund të prodhojnë perime”.

Sipas tij, në shtëpi ka dy dhoma gjumi, dhoma e ditës, kuzhinë dhe një banjo. 53 prej këtyre shtëpive janë dhënë në përdorim të fëmijëve jetimë dhe të nënave.

Ai tha se fshati është formuar që familjet të jetojnë në mjedise të sigurta dhe të shëndosha. Özdemir bën të ditur se në këtë fshat ka edhe shkollë, mesxhid, market dhe qendër shëndetësore.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *