Përçarja me Ben Blushin, flet për herë të parë Mimoza Hafizi: Jam shumë e lodhur dhe shumë e rënduar psikologjikisht, dua…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia LIBRA e Ben Blushit po shkon drejt shpërbërjes.

Numri dy i kësaj partie, Mimoza Hafizi, ka vendosur të largohet, pas përplasjeve me Blushin.

Në media sot u publikuan disa emaile, ku Blushi e quante hileqare Hafizin dhe i uronte pleqëri të mbarë.

Hafizi në një prononcim të shkurtër për mediat para se të hynte në auditorin e Universitetit, ka thënë se    gjithçka ka ndodhur, i ka krijuar asaj një stres të madh.

“Jam shumë e lodhur dhe shumë e rënduar psikologjikisht.

Në këto momonte kam nevojë për qetësi”, u shpreh Hafizi.

Ben Blushi raportohet se është përplasur me Hafizin për drejtimin e partisë, pasi kjo e fundit i kishte propozuar që partia të kishte dy kryetarë.

Kujtojmë që mori drejtimin e LIBRA-s pa zgjedhje dhe ka pasur përplasje edhe me nënkryetarin e partisë, që e braktisi patë para zgjedhjeve.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Përçarja me Ben Blushin, flet për herë të parë Mimoza Hafizi: Jam shumë e lodhur dhe shumë e rënduar psikologjikisht, dua…”

  1. DALLTON says:

    Parti koti vetem e vetm per te siguruar fitime nga shteti.

  2. Aleksander says:

    Mimoza eshte mire te rikthehet tek Ps sepse ka se ç’te ofroje.Ajo ne keto momente nuk po e kupton te miren e madhe qe po i ndodh,largimin nga paraziti miop e vanitoz blushi.Ky eshte shpetimi i saj nga gracka ku e kish futur veten duke besuar nje tip si blushi.Le ti sherbeje ky leksion qe mori profesoresha ,gabimet kete te mire kane,te mesojne.

  3. Plaku Mere says:

    Mimoza ka dava Janina. Kështu thuhejt dikur nga populli. Gabove që u largove nga foleja që ishe, sepse njeriu para se të filloj të marrë një drejtim duhet të matet 100,herë dhe të presë njëherë. Por ti u mate ndofta 100 herë, por preve dy herë. Kjo tregon se nuk ishte për ato punë. Ndofta ke menduar se ti e kishe nivelin që duhej prandaj të hyri vedi në qejf dhe pa dashje vertetove thënien e vjetër shkodrane. Besoj e ke të qartë pse po humbet me gjëra që nuk impërtyp dot. Miqësisht si këshillë për më tej.
    Plaku Mere

  4. LORA says:

    Ky eshte shpagimi me I lehte per Mimozen,,,,sepse I ktheu me mosmirenjohje krahet te majtes socialiste dhe vajti e u be njesh me blush-dalzotes-krenarist-nano-kurven.
    Mimoza nuk ra ne gracken e blush-karabushit,,,,,ajo si dhjakse u be me te per t’i ngrit nje gracke bastardesh vullnetit te shenjteruar te qytetarise se mirfillte shqiptare.Mori c’meritonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *