Përmbytjet/ Fatkeqësi “biblike” në Greqi, rritet bilanci i viktimave

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore që goditi kryeqytetin grek ka shkaktuar 16 viktima, më shumë se 20 të plagosur, ndërkohë që një person rezulton i zhdukur.

Banorët në Mandra, që është një nga zonat më të prekura të Athinës, janë bllokuar brenda banesave të tyre që janë mbuluar nga uji. Kryeministri grek shpalli 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave ndërkohë që nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese nga zyrtarë ndërkombëtarë.

Shkon në 16 numri numri i viktimave që shkaktuan përmbytjet vdekjeprurëse në zonat perifErike të kryqytetit grek, ndërsa më shumë se 20 persona janë plagosur dhe 1 rezulton i zhdukur.

Të dhënat janë raportuar nga Ministria e Brendshme, e cila ka thënë se kjo është një nga tragjeditë më të rënda natyrore që prek shtetin grek.

Ndërsa mediat vendase e kanë përshkruar tragjedinë si një fatkeqësi “biblike”.

Banorët në Mandra, që është një nga zonat më të prekura, në veriperëndim të Athinës, kanë mbetur të bllokuar brenda banesave të tyre, pasi uji ka arritur deri në 1 metër lartësi.

Kryebashkiaku grek tha në një intervistë se asgjë nuk ka mbetur më në zonën e Mandrës dhe i gjithë qyteti po mban zi për viktimat.

Në Athinën Perëdimore është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa shumë akse rrugë janë mbyllur dhe qindra shtëpi e biznese janë shkatërruar.

Më tepër se 20 shkolla janë mbyllur në zonat e rrezikuara. Një banore e moshuar, e cila jeton në atë zonë që prej vitit 1960, tha për mediat se nuk kishte parë kurrë një katastrofë shkatërrimtare si kjo.

Deri në 86 njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet, ndërsa të plagosurit janë transportuar nëpër spitale, ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacinet e ndihmës.

Kryeministri grek Alexis Tsipras deklaroi më herët tri ditë zie kombëtare në nderim të viktimave.

‘Është një kohë shumë e vështirë për të gjithë Greqinë’, tha ai duke premtuar se do të qëndrojnë pranë të dëmtuarëve, me të gjitha mjetet e nevojshme.

Ndërsa një prokuror grek urdhëroi hetim urgjent për pasojat që sollën këtë tragjedi.

Nuk kanë munguar as mesazhet e ngushëllimit nga zyrtarët ndërkombëtarë të cilët kanë shprehur solidaritetin e tyre ndaj tragjedisë.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker shprehu ngushëllimet e tij.(oranews)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Përmbytjet/ Fatkeqësi “biblike” në Greqi, rritet bilanci i viktimave”

  1. Dash says:

    Nuk eshte kurre bukur te shikosh gjitonin ne veshtiresi ,megjithe te keqijat qe na kane bere(megjithse eshte lufte ne familje mendoj ,shqiptare andej shqiptare kendej) …ngushellime per popullin e thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *