Policia arreston të “fortët” e Shijakut në Vlorë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dy persona nga Shijaku janë arrestuar në Vlorë, pasi qarkullonin në qytet me armë.

Në pranga përfunduan Gerald Shera, 27 vjeç, dhe Metin Vogli, 24 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj shtetasve të lartëpërmendur u janë gjetur në mjet dy armë zjarri tip pistoletë, një e markës ”Glock” me 27 fishekë si edhe një tjetër armë zjarri ”TT” me 23 fishekë me krëhërat përkatës të tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armët e zjarrit tip Pistoletë, mjeti tip ”Benz” si edhe 5 aparate celular.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *