Të paktën luani për presidentin dhe tifozat!

16 Nëntor 2017, 22:13Sociale TEMA

Nga Fatjon Baze

Partizani vijon të zhgënjejë në këtë sezon në kampionat duke marrë një tjetër humbje me skuadrën e Laçit në ndeshjen e parë të fazës së dytë në transfertë me rezultatin e ngushtë 1-0, që është i treti rradhazi për 15 herë kampionët e vendit pas atyre me Flamurtarin dhe Kamzën. Një ekip që po zhgënjen dita ditës, pasi nuk është ajo skuadër e cila u pretendua përpara se të niste kampionati ku i vetmi synim ishte fitimi i titullit kampion.

Një Partizan që u projektua për të dalë kampion, ku stafetën e drejtimit e mori një nga emrat më të njohur të futbollit europian siç është Luçiano Moxhi, që solli në Tiranë dhe stafin e tij me në krye një tjetër emër të madh të futbollit Mark lulianon të cilit i besoi drejtimin e pankinës. Por, që iku si një dështak pasi nuk tregoi asgjë të madhe me atë bujë që erdhi në fillim.

Drejtuesit e klubit vendosën që të rikthejn në ekip Sulejman Starovën, që pavarsisht se ka një mos pëlqim nga ana e tifozerisë është një zgjidhje e mirë duke qenë se është i vetmi që e njeh nga afër gjëndjen e skuadrës në këto momente dhe ka mundësi që ta përmirsojë, pavarsisht se sot debutoi me humbje përballë një kundërshtari që i’u është kthyer në një “mace të zezë”.

Keqardhja më e madhe në këtë klub janë padyshim tifozat e saj të cilët janë të vetmit që e meritojnë notën 10-të në këtë sezon që të kuqtë dolën nga objektivat pa mbaruar mirë faza e parë e kampionatit. Janë të vetmit që e kanë përkrahur ekipin në çdo ndeshje duke mos e braktisur për asnjë sekond.

Ata nuk kanë nevojë për mesazhe dashurie që të jenë në përkrahje të ekipit, pasi dashuria e tyre për Partizanin nuk ka mbaruar dhe nuk është se ka për të mbaruar ndonjëherë pavarsisht se në ç’gjëndje do të jetë ekipi i zemrës së tyre.

Janë këta që e kanë treguar dashurinë e tyre për Partizanin kur të gjithë e braktisën, kur ky ekip ishte i zhytyr në kategoritë më të ulta të futbollit shqiptar.

Tifozat nuk e meritojnë këtë zhgënjim që kanë marrë nga ekipi pasi ata meritojnë dhe presin më shumë. Ata meritojnë që të shohin një ekip që jep zemrën në fushë, ashtu siç ata japin më të mirën e tyre me shpirt e me zemër nga shkallët e stadiumit.

Përveç tifozave një tjetër person që nuk e meriton që ta shoh ekipin në këtë gjëndje është padyshim presidenti i klubit Gaz Demi. Edhe pse ndaj tij mund të ketë kritika, duhet të dihet që është një nga ata persona që nuk rresht pa dhënë më të mirën e tij, që klubin e Partizanit ta shoh në nivele të larta.

Është një president që është fat që investon në futbollin shqiptar dhe tek një nga klubet më të mëdha në Shqipëri, Partizani.

Presidenti Demi kërkon që ekipin e tij ta ngrejë në nivele të larta dhe ta shoh si një ekip që të konkurojë fort në Europë. Po bën një investim që rradhë president do ta kishte marrë vet në dorë për ta bërë, duke ndërtuar një kompleks modern që asnjë klub në Shqipëri nuk e ka.

Është nga të vetmit që ka denoncuar hapur padrejtsitë që ndodhin në futbollin shqiptar.

Dhe në këtë mënyrë besimi i tij dhe mbështetja që tifozat i kanë dhënë ekipit nuk po i’u shpërblehet nga lojtarët dhe ata që e kanë marrë përsipër që të ndërtojnë një Partizan kampion.

Do të ishte mirë që të paktën të luani për tifozët dhe presidentin deri në fund të këtij sezoni, pasi janë të vetmit që nuk ju kanë tradhtuar asnjëherë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje