VENDIMI/ Grabitja e truallit shtetëror në Kavajë, gjykata vendos fatin e 8 zyrtarëve të akuzuar

Është caktuar masa e sigurise “arrest me burg” për 8 zyrtarët e ndaluar në Kavajë.

Mësohet se gjykata të njëjtën masë sigurie ka caktuar edhe për të vetëdorzuarin në Polici  Seid Cikalleshin.

Sipas vendimit bëhet me dije se zyrtarët akuzohen për tjetërsim të pronave di dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Në kërkim nga efektivët blu janë shpallur edhe 3 persona të lidhur me falsifikimin e tokave shteterore ne qytetin e Kavajës.

TE ARRESTUARIT:

1. Fatos KAJA, 49 vjeç, ish-kryetar i Komunës Kryevidh Kavajë  dhe ish-Nënprefekt në Prefekturën Tiranë, deri në maj 2017.

2. Nezir LECINI, 55 vjç, ish-Shef i Zyrës  së Kadastrës në Kavajë, aktualisht specialisit në këtë zyrë,

3. Andi GJECI, 30 vjeç, me detyrë juristi i ZVRPP Kavajë,

4. Dritan KAZAZI, 43 vjeç, me detyrë hartograf  në ZVRPP Kavajë,

5. Bexhet  PJECI, 58 vjeç, ish-Kryetar Komune Kryevidh,

6. Ilir KAJA, 52 vjeç, me detyrë agronom në njësinë Administrative Kryevidh, Kavajë,

7. Agron XHELEZI, 53 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të ndarjes së tokave në Spille.

8. Dashnor ÇULLAJ, 52 vjeç, ish-përfaqësues i Komunës Kryevidh, Kavajë, në komisionin e ndarjes së tokave,

9. Altin COPA, 32 vjeç, aktualisht drejtor i ALUIZNIT Kavajë.

10. Enver Duqi, 60 vjeç, me detyrë ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave në Këshillin e Qarkut Tiranë, aktualisht specialist i mbrojtjes se mjedisit dhe pyjeve ne Ministrine e Mjedisit

U VETEDOREZUA SOT:

11.     Seid Cikalleshi, 62 vjeç, ish-regjistrues i ZVRPP Kavajë, dhe ish Drejtor i   Ujësjellësit Kavajë.

AKUZA

Arrestimi, ndalimi dhe procedimi i këtyre personave, është bërë për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, “Falsifikimit të Dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim.

Zyrtarët e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikuar dokumentet, duke bërë ndryshim e zërit kadastral për një sipërfaqe prej 36 hektare tokë në vijën bregdetare  Spille Kavajë.

Në parcelat me numër pasurie 1, 35, 37, 178, duke e tjetërsuar nga “Tokë pa frut” në tokë “Arë”, dhe më pas kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundraligjshme të kësaj sipërfaqe toke, në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Gjatë hetimeve paraprake, dokumentohet bashkëpunimi kriminal midis ish punonjësve të Komunës Kryevidh, dhe punonjësve të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë krijuar në mënyrë fiktive komisione për ndarjen e tokës gjatë periudhës 2013-2016 dhe kanë realizuar tjetërsimin dhe ndarjen në mënyrë të jashtëligjshme të pasurisë shtetërore.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VENDIMI/ Grabitja e truallit shtetëror në Kavajë, gjykata vendos fatin e 8 zyrtarëve të akuzuar”

  1. Zigur Qarri says:

    Nuk jan moshe e re!Kjo tregon se e kan bere hajdutllekun edhe me pare.
    Po nuk u groposen keta,nuk ndalen te tjeret,prandaj kokes maskarenjve.
    Kjo eshte vetem maja e asbergut,sepse tjetersimi i ranishtes(qe ka qene
    gjithmone toke shtetrore)ne toke bujqesore,ka filluar masivisht qe ne kohen e Fatos Nanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *