Azdren Llullaku fiton titullin kampion në Kazaktan me Astanën

17 Nëntor 2017, 18:36Sport TEMA

Një moment feste për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku feston trofeun e parë të rëndësishëm të karrierës së tij. Pas një buzëqeshje me kombëtaren shqiptare, në atë fitore 3-2 në transfertën e Antalias ndaj Turqisë, është momenti për një tjetër buzëqeshje teksa mesfushori i Astanas merr pjesë në festën e shpalljes së këtij klubi kampion në Kazakistan.

Megjithëse në fazën e dytë u dërgua për huazim tek Toboli, Llullaku ka arritur të realizoj shumë ndeshje në fazën e parë me Astanën duke realizuar edhe një gol të bukur. Ndaj klubi vlerësoi se ai e meritonte sot medaljen e kampionit në mbyllje të sezonit ku Astana siguroi trofeun me vetëm 1 pikë më shumë se Kairat Almati.

Tashmë mbetet të shihet nëse mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e projektit të ardhshëm të Astanës, apo do të dërgohet në një tjetër klub për huazim me nisjen e sezonit tjetër. Gjithsesi për momentin Llullakut i mbetet të festojë titullin kampion për herë të parë gjatë karrierë së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje