"Duka të braktisë Bashën, duhet lëvizje e re politike në vend", flet hapur nënkryetari i PAA

17 Nëntor 2017, 15:44Politika TEMA

Nënkryetari i PAA-së, Uran Metko dy ditë më parë i drejtoi një apel publik Agron Dukës, kryetarit të kësaj partie, duke i kërkuar të braktiste Lulzim Bashën dhe të udhëheqë një lëvizje të re që të bëjë Vettingun e klasës politike në vend.

CityNews.al ka kontaktuar me nënkryetarin e PAA, Hekuran Metko dhe e pyeti se ku konsistonte thirrja e tij dhe a mundet që kreu i një partie të vogël të ndërmarrë një lëvizje të tillë?

Metko tha se apeli i tij drejtuar kryetarit të PAA, Agron Duka, ka gjetur mbështetje jo vetëm brenda anëtarësisë së kësaj partie, por edhe më gjerë në spektrin politik shqiptarë.

“Ata shikojnë jo thjesht PAA si forcë që mund të bëjë Vettingun e politikës, por lideri i kësaj partie i kapërcen kornizat partiake dhe mund të drejtojë këtë lëvizje. Për marrjen e kësaj nisme ne do ti kërkojmë Z. Duka mbledhjen e strukturave dhe ata të vendosin për çuarjen përpara të kësaj inisiative të lindur nga baza dhe jo thjesht partiake!

Kjo parti duhet patjetër që të dëgjojë dhe vlerësojë këtë kërkesë për tu kthyer në një lëvizje të kryesuar nga Z. Duka!

Metko thekson se, do vazhdojë ti kërkojë me këmbëngulje Z. Duka daljen me një platformë të qartë larg PD e PS, por vetëm në shërbim të qytetarëve të mbetur pa asnjë shpresë dhe si shpëtim shohin vetëm largimin nga vendi!

I pyetur në lidhje me një përplasje të tij të mundshme me PD-në, për shkak se ka qënë drejtues për disa kohë, ai tha se “Une nuk kam asnjë gjë me PD ku kam dhënë kontributin tim që në ditët e themelimit të saj, por jam përkrah zotit Duka për ti përfaqësuar atje gjithë ata demokratë të zhgënjyer nga drejtimi që po i bëhet asaj partie”. (TemA)

 

1 komente në ““Duka të braktisë Bashën, duhet lëvizje e re politike në vend”, flet hapur nënkryetari i PAA”

  1. petro says:

    Propozusi i kesaj nisme mir ben por nuk ka koncepte te kjarta per drejtimin e vendit.kerkon ti fusi ne thes te gjithe dhe vet nuk e kupton se ben nje politike sikur te ishte ne diktature qe ikjen jashte vendit e konsideronin tradheti ndaj artdheut,shqiperia eshte ne europe e rruget e botes jane te hapta njeriu do te shkoje ku te doje.nuk ka mundesi qe te ikin sa me shume qe ata qe jane ne shqiperi te jetojne me mire.dhe ata qe do te ikin jane perseri shqiptar e do te kthehen perseri.te kuptoni se po beni politoka te mbrapeshta te xcilat e demtojne vendin.dhe gjithe keto i beni per hak marje nda partise socialiste e cila po drejton vendin ne rrugen e duhur,duhwet te respektoni e te ndihmoni edi ramen kjo do te ishte gjeja me e mire qe mund te benit e jo te mereni me llafe kot se po u be hataja se po ikin.po ku po vene .me mir te ikin apo te vdesin ashtu si deshironi ju qe e keni shkaterruar kaq shume vendin sa akoma nuk keni arritur nivelin e kohes se enver hoxhes e jetoni akoma me dritat e enverit me pallatet e e sportit te enverit,me pallatin e kongrese te enverit e me te gjitha te enverit.sjeni gje tjeter vec kloune qe degjoni nje fjale dhe pertpiqeni tja u trasmetoni te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje