Koha e Lulit mbaroi në 22 korrik

Nga Artur Ajazi

Duke u rikthyer në teatrin e zakonshëm që opozita e dirigjuar nga Luli ka pothuajse çdo të enjte, diçka e veçantë nga fjalimi i tij më mbeti në kujtesë, kur ju drejtua kryeministrit Rama me fjalët “koha juaj ka mbaruar, tani është kohai ime”. Sinqerisht do ta kisha besuar Lulin në qoftë se ai do të kishte profilin e liderit, do të kishte mbajtur një qëndrim burrëror në çadër, në qoftë se ai do ti ishte imponuar kryeministrit Rama ato 90 ditë para zgjedhjeve, në qoftë se ai do të kishte realizuar të gjitha kushtet dhe kërkesat që paracaktonte nga çadra e “lirisë” qeverisë, në qoftë se ai do ti kishte fituar zgjedhjet (ose të paktën nuk do të kishte humbur 220 mijë votues) apo edhe në qoftë se do të fitonte bindshëm në 22 korrik përballë një rivali të denjë dhe real si kryetar i PD.

Por Luli ende nuk e ka të qartë se politika është profesion, dhe jo një ëndërr rinore, është një profesion ashtu siç është ai i mjekut, juristit, apo muratorit. Askujt nuk do ti shkonte në mend që Luli pas kaq shumë dështimesh spektakolare, të imagjonnte dhe deklaronte në foltoren e Parlamentit se “tani ishte kohai me”. Pra tani paskësh ardhur koha e Lulit, koha e tij për të nëpërkëmbur PD, militantët, anëtarësinë, strukturat, kryesinë, grupin e deputetëve të rinj dhe guakë, por jo kurrsesi kundërshtarin e tij politik. Ai kurrë nuk do të arrijë ti imponohet kundërshtarit politik për ti treguar atij se “ka ardhur kohai me”, vetëm e vetëm për faktin e thjeshtë se koha e lulit ka mbaruar qysh në 22 korrik.

Ndoshta koha e Lulit do të ishte akoma edhe sot, në rast se ai do të tregohej më pak egoist dhe më shumë tolerant, më pak imponues dhe më shumë transparent, më pak hileqar dhe më shumë i zgjuar. Por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë me Lulin, sepse ai është i tillë, dhe do të mbetet deri ditën e fundit që do të jetë tek ajo parti. Meqenëse fituesi nuk gjykohet, i mbetet humbësit të gjejë justifikimet dhe shkaqet e humbjes, pra në rast se Rama fitoi me listën e tij të deputetëve, Lulit i takon detyrimisht të thotë fillimisht pse humbi, pse vendosi veton për listën e tij, pse ai nguli këmbë që të ishte medoemos edhe 4 vjet pas dështimeve , kryetar PD ? Pasi të sqarojë këto para Këshillit Kombetar, para bazës partisë, para atyre 220 mijë votuesve që nuk e votuan, atëhere ai mund të shpresojë se vërtetë mund të ketë edhe një kohë të tij.

Të bësh opozitën kur para teje ke një kryeministër si Edi Rama, do të thotë të mendohesh mire, pasi është e vështirë të dish të refuzosh dhe të mohosh gjithçka thotë ai, por e vështirë është edhe të justifikosh refuzimin duke paraqitur një alternativë më të mirë se ai. Kjo është punë e opozitës, ç’ka e detyron Lulin që për çdo aksion opozitar ti shpjegohet partisë për listën e grupit të tij parlamentar, gjë të cilën fatkeqësisht nuk po e bën. Ai një gjë të tillë nuk do ta bëjë, pasi Luli ose nuk e kupton çfarë ka bërë, ose nuk di ta bëjë shpjegimin që i detyrohet partisë së tij. Kryetari i PD, nuk e kupton se, mes ofertës dhe dëshirës së hershme të tij, për të qeverisur Shqipërinë, në 25 qershor 2017, rezultatit që mori ishte pasojë edhe e sinqeritetit të munguar.

Pasi humbi thellë në 25 qershor, si për ti dhënë një përgjigje të thatë kundërshtarëve dhe atyre 220 mijë votuesve që u larguan nga Pd, Luli do të deklaronte se “humbja e zgjedhjeve nuk ka shumë të bëjë me listën e kandidatëve, çdo përpjekje për të lidhur listën me rezultatin e zgjedhjeve është një përpjekje e sforcuar”. Dhe hajde besoje këtë kryetar partie po deshe, i cili duke dashur të mbrojë listën e tij të “prurjeve të reja” dëshmoi mosnjohjen totale të tij me profesionin e politikanit. Kjo pasi ai deri tani është nisur nga instiktet, dëshirat, ëndërrat. Si një politikan amator, Luli do të deklaronte se “më shumë se gjysma e listës time, nuk kanë përvojë politike, por janë të shquar në fusha të tjera të jetës”. Kjo deklaratë i shkon për shtat vetëm një traineri sporti, por jo një politikani që pretendon të sjellë dhe përjetojë “kohën e tij në politikë”.

Luli dhe shumica e atyre që ai ka sjellë në Parlament si një “prurje e re” nuk e kanë të qartë se politika është profesion, ata më shumë se gjithçka tjetër, i mban atje vetëm instikti, imagjinata, ose thjesht dëshira për ta provuar njëherë. Dhe ky në fakt është një problem i madh për PD e Lulit, e cila duhej të ishte dhe të mbetej pretendente e qeverisjes së nesërme, dhe jo e qeverisë dhe kryeministrit Rama. Jam i bindur se ashtu si Luli, ka edhe shumë të tjerë ai ai në grupin parlamentar kryesisht nga “lista e tij”, që mendojnë dhe kanë dëshirë të thonë se “kjo është kohai me”, paçka se janë thjesht tranzitorë në atë parti, që 27 vjet bëri vërtetë epokë, dhe sot është katandisur si mos më keq. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Koha e Lulit mbaroi në 22 korrik”

  1. jam plotesisht dakort me ty z gazetar. koha e tij ka mbaruar, por cfare taksirati ka PD te qorrollistet.

  2. Koha jote ka mbaruar pa filluar lul

  3. Bushi says:

    Luli eshte nje krimb haleja,pis e sharlatan qe nuk e ka shokun.Ai nuk eshte lider i pd-ke,po Berisha.Servilizma e Bashes ndaj Berishes jane te duksheme.Edhe ne Tropoje,kur u vu busti i kriminelit Azem Hajdari,ai nuk nguroi t’i bente elozhe Berishes me logon ” doktor Berisha”.Luli nuk ka turp,se po te kishte,nuk dilte i turperuar ne 25 qershor, apo ne zgjedhjet e pd-ke per kryetar,por do kishte bere mire te dilte ballhapur partise e ti thoshte te verteten se ai eshte i paafte te drejtoi partine.Jemi te gjithe te bindur se ne zgjedhjete e ardheshme,pd-ke do dale akoma me keq,se Basha po punon keq,duke ngritur nervat e elektoratit te djathe e te majt,i cili nuk ja jep voten, dhe Luli do dale i turpruar akoma me keq.Kjo eshte e sigurt,se agresiviteti,shpifjet,trillimet,çirrjet histerike,e bejne pd-ke nje parti te pabesueshme.Nuk ka besim populli, se kjo parti te vrete, dhe po erdhi ne pushtet,do kete ne dore çdo gje, dhe do beje reprazalje ne popull.

  4. Bozen says:

    E kam thene , se keta nuk jane ” Demokrate”, por jane “demokarte” , keta nuk e dine çdo me thene “Demokraci” , dine vetem si ta vjedhin dhe ta vrasin kete popull. Jane mjeshtra te genjeshtrave me gjeniun e tyre Sali Berishen.

  5. sokrati says:

    Ne shqiperi nuk ka politikane sepse ne keta jane te gjithe niper e sterniper te komunizmit dhe pokitika ene duart e ish komunisteve nuk ka rendesi qe nderrojne veshjen e jashtme ne blu apo te kuqe ata ngelen te njejte. Duhet te hedhim nje shikim te popujt e ballkanit te cilet njekohesisht si ne filluan rrugetimin drejt demokracise dhe lirise dhe sot jane te integruar me shtetet europiane kurse ne jemi ne nje nivel per te ardhur keq. Per te rifreskuar memorien kush eshte Luli…https://spiderinformazione.blogspot.de/2014/07/lulzim-basha-mashtrues-i-lindun-si.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *