Projektbuxheti, Vasili: Qeveria është kthyer në një institucion që iu lan borxhet pasanikëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili thotë për  projektbuxhetin që u votua dje në Kuvend, se qeveria edhe ato pak para që ka po i shpërndan tek klientët e saj, pasanikë të mëdhenj, duke u kthyer në një larëse borxhesh.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët Vasili gjithashtu tha se qeveria është kthyer në një institucion që iu lan borxhet pasanikëve.

 “Qeveria humbi dje të gjitha mundësitë politike për të orientuar rrugën ku do ecë vendi, nuk ka më para, po i shpërndan tek pasanikët e mëdhenj klientë.

Qeveria është kthyer në një institucion që iu lan borxhet pasanikëve, i heq vetes të drejtën të zhvillojë jetën e vendit.

 Pra është kthyer thjesht në larëse borxhesh.

Ne s’kemi nevojë për kryeministër, praktikisht e shihni që bën vetëm humor, është gjithnjë e më shumë gaztor”,- tha Vasili.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Projektbuxheti, Vasili: Qeveria është kthyer në një institucion që iu lan borxhet pasanikëve”

  1. Genti says:

    Boll me ti o hajdut.
    Ku e gjejne kurajon keto legena dhe flasin. Jemi duke shpresuar se me vetingun mund ti jepet nje dacke e mire edhe ketyre kryehajduteve te LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *