Rexhep Qosja: Një masakër juridike, që fyen rëndë drejtësinë!

17 Nëntor 2017, 22:06Rajoni TEMA

Sot, më 17 nëntor, në Prishtinë ndodhi një masakër juridike, që fyen rëndë drejtësinë, që fyen rëndë mendjen e shëndoshë, që fyen rëndë Kosovën.

Viktima të kësaj masakre juridike janë Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi.

Këtyre të rinjve me moshë, të rinjve me ide dhe të rinjve me emrat e tyre plot kuptim e bukuri kombëtare, dënimin ua shqiptoi Gjykata Themelore e Prishtinës, por e përdorur si gjykatë private prej dy blloqeve politike, që tani e sa vite e kanë bërë Kosovën shtet privat!

Gjykata themelore e Prishtinës ua shqiptoi dënimin Adeas, Frashërit, Egzonit dhe Atdheut dy ditë para balotazhit dhe ua shqiptoi dy ditë para këtyre zgjedhjeve komunale me shpresë se ashtu do të mund të ndikojë rrënueshëm në zgjedhjen, të paraparë të sigurt, të Shpend Ahmetit kryetar i kryeqytetit të Kosovës -Prishtinës.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua shqiptoi dënimin Adeas, Frashërit, Egzonit dhe Atdheut për “veprën penale” me asnjë dëshmi të dëshmuar: për terrorizëm!

Pronarët e shtetit privat të Kosovës e mësuan Gjykatën Themelore të Prishtinës, që thyerjen e një tulle e gjysmë dhe katër gjysmëdritareve të Kuvendit të Kosovës, t’i quajë terrorizëm me shpresë se ashtu, me këtë marrëzi politike dhe politikologjike, në të vërtetë fashiste, do t’i rëndojë tmerrshëm të përzgjedhurit e urrejtjes së tyre politike – Adean, Frashërin, Egzonin dhe Atdheun, e përmes tyre Lëvizjen Vetëvendosje, e cila me idetë e saj, me programin e saj politik e social, me adhurimin e gëzuar në radhët e rinisë shqiptare, po i shqetëson pamatshëm.

Besoj se populli shqiptar nuk do të pajtohet me këtë Gjykim që fyen drejtësinë, mendjen e shëndoshë dhe Kosovën, prandaj edhe do të çohet kundër tij siç u çua edhe kundër dënimit me vdekje që burgu i Prizrenit i shqiptoi Astrit Deharit.

Besoj se populli shqiptar, viktimat e kësaj masakre të sotme juridiko-politike, të kurdisur prej dy blloqeve politike, do t’i shpallë, së bashku me Astrit Deharin, heronj të Kosovës nesër.

3 komente në “Rexhep Qosja: Një masakër juridike, që fyen rëndë drejtësinë!”

  1. Lupo says:

    Rregullonin faqen se mbas faqes aktuale kur klikon në older page të çon në datën 7nëntor

  2. Feniks says:

    Te lumte mendja,o HEROI i gjalle i Kosoves martire!
    Ketru nuk ka asgje per t’u habitur se Kosoven e kane sunduar prej shpalljes se Pavaresise,pinjollet e atyre qe krijuan divizionin nazist “Scanderbeg”,prandaj Kosova sot eshte bere shesh beteje e bandave anti shqipotare kunder popullit te shume vuajtur kosovar!
    Eshte kjo arsyeja pse nje grusht antishqiptaresh ketej e andej kufirit me shume merren me shpifjet dhe sharjet kunder Enver Hoxhes,ketij biri te Lavdishem te Kombit shqiptar se sa me armiqte e tyre te eger serbomedhenjte e Milloshevicit!
    Kalemxhinj te urruer si Berat Buzhala meritojne perbuzjen e te gjithe shqiptareve dhe duhet te vihen me shpatulla per muri per te gjithe helmin antikombetar qe jane duke vjelle!
    Te jesh antikomunist nuk eshte licence se je edhe atdhetar!
    Perkundrazi,qe prej 90-tes e ketej eshte vertetuar 100 %, se shumica e ketyre antikomunisteve kane qene dhe jane antishqiptare!

  3. Kushtrim Jehona says:

    PËRGJIJGA MË E MIRË NË KËTË MOMENT NDAJ SHKIJEVE, EULEXIT DHE
    DËNIMEVE POLITIKE TË AKTIVISTËVE TË VETËVENDOSJES DO ISHTE :
    Të votohet Shpend Ahmeti me 80% në Prishtinë
    Të votohet Mytaher Haskuka me 80% në Prizren
    Të votohet Sami Kurteshi me 80% në Gjilan
    Të votohet Ajet Potera me 80% në Podujevë
    Të votohet Qëndron Kastrati me 80% në Dardanë
    Të votohet Basri Kodra me 80% në Kaqanik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje