Roma kundër Lacios, dueli i “trurit” të merkatos Monçi-Tare

17 Nëntor 2017, 12:16Sport TEMA

Dueli i fundjavës mes Romës dhe Lacios pritet të jetë një nga ndeshjet më të ndezura të viteve të fundit edhe për vetë pozitat ku gjenden dy ekipet në klasifikimin e kampionatit. Por përveç betejës në fushë, ka kuriozitet të mësohet edhe kush ka fituar betejën “pas tavolinës”, pasi në tribunë do të jenë të ulur dy “mendjet” që kanë ndërtuar skuadrat e këtij sezoni.

Nga njëra anë është spanjolli Samon Rodriguez Verdeso, i njohur si Monçi, drejtori sportiv që Roma mori nga Sevilja dhe që ka si detyrë të ndërtojë një ekip të denjë për titullin kampion. Afrimi i Shik ishte vetëm hapi i parë i riformimit të skuadrës, ndërsa blerja e Kolarov rezultoi një goditje mjaft e rëndësishme për verdhekuqtë. Monçi, ish-portier, e di mirë se sa i rëndësishëm është derbi, aq sa nuk ka ngurruar të deklarojë se kjo ndeshje është më e rëndësishme se ajo ndaj Atletiko Madrid në Ligën e Kampioneve.

Nga ana tjetër, Igli Tare ka përjetuar shumë herë derbin e Romës, në fushë, por edhe në tribuna si pejsë e Lacios. “Magjistari” i merkatos së viteve të fundit, shpreson te një tjetër fitore e skuadrës së tij, mundësisht me një gol si ai që ish-sulmuesi i shënoi Romës në marsin e vitit 2004, kur vishte fanellën e Bolonjës dhe i siguroi skuadrës së tij suksesin 2-1.

Një vit më vonë u bë pjesë e Lacios, duke luajtur 3 vite me këtë skuadër e më pas duke u bërë drejtor sportiv. Që atëherë, i ka siguruar klubit miliona me lëvizjet në merkato dhe ka kursyer si askush tjetër duke afruar emra cilësorë. Një nga më të fundit është Çiro Imobile, një “yll” të cilin e pagoi vetëm 9,5 milionë euro. Kujt ia mori? Seviljes së Monçit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje