Shkrimtarja Natasha Lako rrëfen telefonatën me Nexhmije Hoxhën: Si më kërcënoi për filmin

17 Nëntor 2017, 08:53Dossier TEMA
Shkrimtarja Natasha Lako rrëfen telefonatën me Nexhmije Hoxhën:

Skenaristja dhe poetja Natasha Lako, ka mbajtur një bashkëbisedim dy ditë më parë, me studentët e UET-së.

Gjatë bashkëbisedimit, Lako ka folur edhe për periudhën e komunizmit.

Ajo tha se e kanë thirrur në hetuesi për të dëshmuar kundër kolegëve, madje vetë Nexhmije Hoxha interesohej për censurën e kinematografisë.

Fatkeqësisht, ne kishim diktaturën më të gjatë. Kur fillova unë të shkruaj, 16 vjeçe, sigurisht, letërsia shqipe e pasluftës ishte jashtëzakonisht tematike. Ne na vinin tekste në shkollë dhe sigurisht që fjala hermetike, fjala e errët, ishte shumë e rëndë për poezinë. Unë i takoj asaj periudhe, por kjo nuk do të thotë se i ndiqja me përpikëri idetë e realizmit socialist.

Ndonjëherë përdoret edhe si klishe. Për shembull: filmi “I 8-ti në bronz” është i jashtëzakonshëm në profesionalizëm, dhe kur e pashë pas kaq kohësh, shqova se ka shumë pluralizëm atje, sa e them me bindje, që sot, nuk ka aq pluralizëm sa ka atje.

Nuk ka pluralizëm në Shqipëri. Ne nuk flasim dot hapur, ne kemi frikë se na pushon nga puna një parti apo një tjetër. Por kufizime ka pasur, edhe frikë patjetër. Ka qenë një kohë kur janë arrestuar disa redaktore dhe më thërresin edhe mua në hetuesi. Unë nga frika ngatërrova rajonin. Për një problem banal, ata të linin 12 orë edhe pa ditur gjë se çfarë ke bërë”, ka thënë ajo.

“Kanë ndërruar kohët dhe edhe ato personazhe që dikur ishin negativë, sot duken simpatikë.

E kam dëgjuar edhe më herët këto akuza, por nisur nga eksperienca ime, ju sjell një shembull.

Filmi “Fletë të bardha” është shfaqur në vitin 1990 dhe është shkruar para rënies së Murit të Berlinit.

Kam qenë në një shtëpi pushimi në Vlorë me shoqen time Eglantina Mandia dhe e kam pyetur për vitin, pasi atje e kam shkruar skenarin.

Ka qenë viti 1988.

U shfaq para ngjarjeve të 2 korrikut dhe shoqëria ishte polarizuar. Ka pasur debate të mëdha.

Më ka marrë në telefon vetë Nexhmije Hoxha, më ka kërcënuar, më ka thënë që “do të të dënojmë dhe s’do kesh më të drejtë autori”.

Por ishte shumë vonë. Dhe stilet, se si duhet të shkruajë shkrimtari, pse shkruajte kështu apo ashtu, i kam dëgjuar me kohë. Kam eksperiencë të gjatë. Shyqyr që njeriu është i lirë dhe mund të shprehet lirisht”, tha më tej ajo.(TemA)

11 komente në “Shkrimtarja Natasha Lako rrëfen telefonatën me Nexhmije Hoxhën: Si më kërcënoi për filmin”

  1. Ivan i madh says:

    Po ju bej nje pyetje te thjeshte ju komentues dhe stafit te gazetes Tema na nxirni nje persekutues se te gjithe na dolen te persekutues. Kur doli e Natasha Lakon tani i bie dhe Nexhmie Hoxhe, Vito Kapove, e deri tek gruaja e kameleonit buces Ramis Alia te dalin te persekutuar. Shtetin shqipetar e drejtonte E. Hoxha me ndimen e ketyre krimbave si puna e N. Lakos e shume te tjere që tani na dalin te perse kuptuar mjere ne që skishim gje ne dore. Tani i mbetet popullit te kete qëne persekutori dhe keta te persekutuarit ai eshte fajtori si atehere dhe tani.

    1. joel shkodra says:

      Ivan i madh, vetem nje persaktesim. R. Alise i ka vdekur gruaja shume kohe me pare, qysh me kohen e diktatures dhe nuk eshte martuar me.

  2. Ivan i madh says:

    Po ju bej nje pyetje te thjeshte ju komentues dhe stafit te gazetes Tema na nxirni nje persekutues se te gjithe na dolen te persekutuar . Kur doli e Natasha Lakon tani i bie dhe Nexhmie Hoxhe, Vito Kapove, e deri tek gruaja e kameleonit buces Ramis Alia te dalin te persekutuar. Shtetin shqipetar e drejtonte E. Hoxha me ndimen e ketyre krimbave si puna e N. Lakos e shume te tjere që tani na dalin te perse kuptuar mjere ne që skishim gje ne dore. Tani i mbetet popullit te kete qëne persekutori dhe keta te persekutuarit ai eshte fajtori si atehere dhe tani.

  3. Zini says:

    Tani po flete kjo rruspia

  4. demok says:

    Natasha Lako ka qene e privilegjuar qe ne fillimet adoleshente.Thote nje te vertete per kercenimin e Nexhmijes,por e thote pas 28 vjetesh,kur mund ta thoshte qe ne 90 dhe mos pesonte gje,Mund ta thoshte ne 91,kur bojaxhijte e privilegjuar te Kinostudios u bene grup bashkuar kunder diktatures,por e thote tani.Kjo me kujton nje paleontolog te famshem engles qe mashtroi shkencen me nje skelet te sajuar me kocka majmuni,perzier me kocka njeriu dhe e pranoi mashtrimin vetem pas 50 vjetesh,kur i dolen petet lakrorit.

  5. Klimax says:

    Natasha! E para, nuk besoj se Enveri apo Nexhmia te diktonin se cfare dhe si duhet te shkruaje skenaret e tu dhe e dyta, nuk besoj se te detyroi dikush qe ti te shkruaje ato qe ke shkruajtur!
    Skenaret, shkrimet e poezite e tua, sigurisht te brymosura nga ideoligjia marksiste-leniniste e enveriste te bazuara ne realizmin socialist, ishin teresisht idete e tua dhe askush nuk ti jipte te gatshme!
    Nuk e kuptoj se perse duhet te keni turp apo te justifikoheni per punen tuaj ne periudhen e diktatures??!!
    E rendesishme tek njeriu eshte qe te jete i ndershem dhe i sinqert, ndersa ndjenjat, simpatite dhe idete e tij eshte normale qe nuk mund te qendrojne te pandryshueshme!

    1. Flutura says:

      Ore zoteri a e ke pare ate film ti qe thote Lakua/ Po ku ka patur dell ajo per vepra artistike. Dhe ne se i vihej ndonje skec ne skene e kishte nga influenca e bashkeshortit.

  6. beni says:

    Thonë që shalët e gruas drejtojnë burrin?
    Ne kemi pas Nexhmijen e jo Enver hoxhën?
    Kjo kuçkë zagarke
    bëri të pa mundur dhe pushkatohet patriotë si Koçi xoxen për të qen burri saj në krye!

    Është në gene të orientalizmi për të qeverisur diktatura e diktatoret
    Kte peshqesh e kemi nga turqia

  7. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    “Patentë” dhe “modë” (berishiane) e tranzicionit shqiptar… Të gjithë (krye)sahanlëpirësat e sistemit diktatorial të Enverit, (duke filluar nga Sali-shpellari), tani na dalkan “të përsekutuar”…(???!!!) Është e çuditëshme mëndjelehtësia me të cilën këta pinjollë të komunizmit, mendojnë se njerëzit hanë bar… Natasha Lako, ishe e përkedhelura e Diktaturës dhe… mos na shit dëngla… , duke gënjyer studentët që nuk e kanë jetuar atë kohë, duke fshehur kokën si struci në rërë…!!!

  8. Kasa. says:

    Zonja shkrimtare, e paske ngrënë sapunin për djathë dhe sot e turpëron veten publikisht. Ose duke mos pasur ankesë tjetër përdor zanatin dhe imagjinatën për të treguar sa paske hequr në atë kohë dhe hodhe edhe ti një gur për fat! Kasa.

  9. lora says:

    Natasha ka qene me te vertete e persekutuar po pati fatin se kur u martua me infermierin e Patosit Vjeter qe fitoi konkursin per ne institutin e arteve, ja hoqen persekutimin, infermierin artist e bene ambasador e Natasha na jetonte ne Zvicer. Pastaj u be prape e persekutuar nga ai qe i caktoi ambasador e sot na tregon keto te verteta qe s’i ka thene dot kurre; vetem se e ka pushtetin Edi Rama! Thua te jene te gjitha te verteta? Aq sa eshte e vertete qe ne jetojme ne demokraci!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje