Udhëtonte në sens të kundërt, pranga 39 vjeçarit nga Fieri

17 Nëntor 2017, 13:27Kronika TEMA

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 39-vjeçar pasi nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar pasi udhëtonte në sens të kundërt.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit  Erion Mërtiri, 39 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 16.11.2017 në lagjen nr 3 në Pogradec, ky shtetas duke lëvizur me mjetin tip “Alfa Romeo”, me targa AA 852 MD në sens të kundërt të lëvizjes të mjeteve, për shkak të detyrës nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit  për dhënien e dokumentacionit, si dhe i ka kundërshtuar këta të fundit gjatë shoqërimit për në Komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale : “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 të Kodit Penal.(TemA)

1 komente në “Udhëtonte në sens të kundërt, pranga 39 vjeçarit nga Fieri”

  1. Lili says:

    Cfare jane keto budallenj keshtu mor aman…39 vjec ben ate qe nuk e ben asnje 9 vjecar udheton ne krah te kundert…komplet idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje