Pse shefi i Gabit, e kupton më mirë nga qeveritë tona punën e kapitalizmit?

18 Nëntor 2017, 09:16Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Ka nja ca ditë që po dëgjojmë atë ritualin e zakonshëm që ndodh sa herë diskutohet projekt buxheti i vitit të ardhshëm. Në një maratonë diskutimesh që zgjat ndonjëherë edhe njëzetë e katër orë, midis opozitës dhe pozitës, përfundimet dihen që më parë.

Pozita mbështet idenë se projekt buxheti i vitit të ardhshëm e rrit ekonominë e vendit ndjeshëm nga viti paraardhës në aq apo kaq përqindje. Opozita deklaron të kundërtën. Më në fund pas sharjesh e mallkimesh apo propagande të pastër fiton varianti i shumicës që ngre kartonat lart dhe loja mbaron.

Diskutimi i sivjetëm, nuk ka asnjë arsye të dalë nga kuadri i zakonshëm i diskutimeve të përmendura më lart. E reja nga diskutimet e opozitës, është se ky buxhet, nuk shërben veçse për të ricikluar apo pastruar paratë mafies së lidhur me qeverinë. Pikërisht këtu ajo mbështet edhe idenë se përparimi në ca pikë përqindje i ekonomisë kombëtare nga një vit më parë, mund të justifikohet vetëm kështu.

Mendjet e specializuara në fushën e ekonomisë flasin të kundërtën. Nuk mund të ndërtosh buxhetin me këtë vijë logjike të menduari. Në favor të kësaj teze, nuk vlejnë vetëm mendjet që thamë, po dhe ajo e Guvernatorit të bankës.

Po a mjafton aq për ta quajtur të mbyllur problemin? Pra duke shikuar buxhetin apo projektbuxhetin njëvjeçar, vetëm si një mjet taktik i qeverisë së radhës për realizimin e disa objektivave të caktuara për vitin në vijim dhe të vazhdosh punën e dhe ti si gjithë faktorët e tjerë?

Mund ta marrin të gjithë ata që më dëgjojnë apo lexojnë si shënjë megallomanie, një përfundim të thjeshtë, që vjen pas dy minutash vëzhgimi në një qendër tregtare të madhe apo të vogël nëse ajo është e falimentuar, apo mund të qëndrojë në këmbë. Çfarë është kjo përshtypje që mund të formulohet kaq shpejt edhe pa u specializuar në fushën e ekonomisë?

Teza më e thjeshtë që të vjen në mend në vizitat që bën në qendrat tregtare, apo dhe kudo tjetër edhe pa studiuar dispencat e specialiuara të ekonomisë, rrjedh nga pyetja.

Si realizohet mekanizmi kërkesë -ofertë në vendin tonë të bekuar?

Një sy i thjeshtë i hedhur në supermarketet e mëdha të vendeve të përparuara të Europës, në qendrat e mëdha tregtare që shërbejnë për masën e gjerë të popullit, të shpie në një përfundim të thjeshtë.

Çmimi i shitjes së pothuajse të 80 përqind të produkteve të konsumit në ushqime apo veshje, në këto qendra nuk i kalon thuajse asnjëherë nga 1 deri në 60 përqind të mesatares së rrogës ditore të shumicës së popullit punonjës.

Ky çmim është thuajse i detyrueshëm për të respektuar formulën e mësipërme kërkesë-ofertë. Detyrimi për këtë gjë vjen nga një varg arsyesh po aq të thjeshta që këtu i ilustrojmë me një shembull po aq të thjeshtë.

Nëse mesatarja e rrogës së një punonjësi në vendin tonë nuk i kalon të 30 000 lekët e rinj, atëherë, ai nuk mund të harxhojë për të blerë këpucë që shkojnë nga 5000 deri në 15 000 lekë të rinj për të blerë një palë të tilla. Ndryshe kjo do të thoshte që blerësi të harxhonte paratë e 5 deri 15 ditëve punë që ai fiton gjatë muajit. Nëse një gjerman, do të dëgjonte për një shifër të tillë, natyrisht që qeveria e tij, nuk do të rronte asnjë ditë në këmbë.

Po çfarë ndodh realisht, nëse je i detyruar të shkosh në një blerje të këtij lloji që nuk është asgjë tjetër po veçse thyerje e mekanizimit kryesor të kapitalizmit që mbështetet në fjalën magjike kërkesë –ofertë?

Pasoja më e thjeshtë do të ishte mungesa e një faktori tjetër, që quhet procesi i riqarkullimit të mallit. Pra dyqani, apo qendra tregtare, nuk do ta kishte në dispozicion këtë lloj konsumatori për një kohë të gjatë. Pasoja e mëtejshme duket qartë. Asnjeri nuk mund të punësojë njerëz që të prodhojnë këpucë. Kështu papunësia rritet dhe të tërë shikojnë mundësinë e bekuar, t’ja mbathin nga ky vend.

Në të kundërt një gjerman apo francez që punon me mekanizimin kërkesë –ofertë e di shumë mirë procesin e mësipërm dhe prandaj në supermarketet e tyre vlen rregulla që përmendëm më lart.

I vetmi njeri që e realizon në mënyrë perfekte mekanizmin kërkesë-ofertë në treg, është Gabi apo shefi i tij. Në thelb, mund të ketë shumë shefa Gabi, po unë po përmend njërin prej tyre thjesht për simbolikë. Vetëm ai shet këpucë, që shkojnë pikërisht nga 1 deri në 60 përqind të rrogës mesatare ditore të popullsisë. Andaj dhe për këtë arsye themi pa bërë ndonjë gabim të madh.

Vetëm Gabi në Shqipëri, zotëron gati 80 përqind të tregut të produkteve të veshmbathjes.

Nëse Gabi do të ndërhynte në sektorët e tjerë të ekonomisë së vendit, psh në atë të ushqimeve, jam i sigurt se punët e këtij vendi do të shkonin më mirë… Po e rishkruaj prapë, se vetëm ai respekton mekanizmin kërkesë-ofertë, që lejon riqarkullimin e mallit apo ndryshe riprodhimin e tij, apo ndryshe punësimin e njerëzve që prodhojnë këto mallra. Gabi nuk ndërhyn më shumë se në sektorin e veshjeve. Ai ka filluar vetëm të kuptojë, se edhe produktet e tij duhen ndarë në nënprodukte për masën e gjerë që duan veshje të thjeshta, por edhe për shtresën e nëpunësit të vogël e të ndershëm, që do të mbijetojë në bazën e të ardhurave vjetore.

Gabi nuk merr pjesë në punën e shitjes së produkteve ushqimore dhe për këtë arsye mbi kurriz, duhet të mbajmë ose ushqime të prodhuara me sforco mbi bazë hormonesh a gjithfarë ilaçesh që të ndihmojnë artificialisht të arrish mekanizmin kërkesë- ofertë. Mund të gjendesh edhe në një variant më të tmerrshëm. Në ushqime të ardhura nga jashtë që janë në produkt skadence, nga të tjerët ose ne. Këto vetëm sa shtojnë radhët e të sëmurëve me sëmundje, që shpesh janë të tipit kanceroz etj etj.

Duke dalë nga fusha e hidhur e ironisë, le të përpiqemi të arsyetojmë, se çfarë mund të bëhet. Dhe pikërisht nisur nga buxheti, që të tëra palët e anatemojnë apo lëvdojnë me të njëjtin zell.

Pak ditë më parë dhe në vijim, hodha te Konica.al, por dhe në organe të tjera, idenë se buxheti ynë nuk bëhet veçse në mënyrën e vjetër sovjetike të dikurshme. Të tërë paraqisin nevojat që kanë. Ministri i financave, pasi i sheh ato në bazë të ardhurave që mblidhen nga taksat, vë diku gërshërën dhe thotë – deri këtu vëllezër për kësaj radhe. Gjatë vitit, nën lutjen e kryeministrit apo shumicës së deputetëve që rrinë prapa derës së tij, ai ndryshon ndonjë gjë të vogël që në shumicën e rasteve, nuk është gjë tjetër veçse një lëmoshë.

Po si i bëhet?

Duke mbetur përsëri te problemi i këpucëve si shembull, mund të mendojmë në një moment të vetëm si prodhohen këto këpucë, për të kuptuar në radhë të parë si realizohet mekanizmi kërkesë-ofertë, pastaj ai i riqarkullimit të mallit dhe më në fund ai i njerëzve të angazhuar në këtë sektor. Ndryshe ai i njerëzve që punojnë për të mbajtur në këmbë mekanizmin e qarkullimit të mallit.

Dihet se për t’i prodhuar këpucët duhet lëkurë. Ku gjendet ajo?

Kafshët që e kanë, duhen çuar në thertore. Këtu jo vetëm sigurohet si material, por bashkë me të edhe cilësia e mishit që kontrolllon veterineri, çka na siguron edhe mundësinë për eksport, etj. Po më tej na duhet një fabrikë regjeje lëkurësh, e faktorë të tjerë për të mbyllur procesin. Tërësia e këtyre faktorëve, bëjnë që këpucët të arrijnë të shiten brenda mekanizmit kërkesë-ofertë, e të sigurojnë veshjen normale të popullit.

Ti po tallesh, mund të thotë njëri që lexon këto radhë. Ne kemi me mijëra pika therje dhe thertore. Ministri paraardhës i bujqësisë lëshonte alarmin, pse duheshin mbyllur shumica e pikave të therjes, që linte njerëzinë pa punë, etj etj. Ajo që ai harronte, si shumë të tjerë, ishte pikërisht fakti, që se pavarësisht gjthë elementëve që i kemi me shumicë, lëkurët e fabrikat e rregjes, lëkurën në shumicë e blejmë jashtë dhe këpucët e shitura tona, bëjnë tmerrësisht shtrenjtë.

Një lexues i vëmendshëm i Konicës, më thoshte, se kemi shumë fabrika regjieje lëkurësh, e prapë nuk e mbyllim ciklin. Një akoma më i vëmendshëm, më përmendte shembullin e Turqisë, që kishte nxjerrë një ligj të posacëm që lëkurët e Kurban Bajramit i faleshin Turkish Airlinesit, që të përparonte në sektorin e saj.

Duke e mbyllur këtë shënim. Shqipëria ka me shumicë faktorë që mund të bëjnë një prodhim të organizuar që t’i shërbejë plotësimit të fjalës magjike kërkesë-ofertë, apo thelbit të kapitalizmit që po ndërtojmë. E megjithë këto faktorë, hallkat që përbëjnë zinxhirin nuk mbushen thuajse në asnjë vend.

E gjitha kjo do të thotë që nuk mund ta bëjmë buxhetin si dikur, apo ndryshe, siç e kam theksuar diku tjetër në mënyrë vertikale. Vendi duhet të shohë ta bëjë ndryshe nga periudha sovjektike. Bërja e buxhetit në mënyrë horizontale, do të thotë që qeveria dhe ministritë të kuptojnë si mbyllen hallkat e një zinxhiri, me të cilat arrihet një prodhim i caktuar, që pastaj të realizojmë mekanizmin kërkesë –ofertë.

Deri atëherë, mendoj se në krye të punëve duhet vënë Gabi, dhe praktika e atyre që bëjnë fakultetin e ekonomisë, do bërë te dyqanet e Gabit dhe për këtë të fundit do parë mundësia të bëhet ministër financash. Besoj do kemi rezultate më të mira se ato që shohim në praktikë.(Konica.al)

Pse shefi i Gabit, e kupton më mirë nga qeveritë tona punën e kapitalizmit?

6 komente në “Pse shefi i Gabit, e kupton më mirë nga qeveritë tona punën e kapitalizmit?”

  1. Lili says:

    Politikanet shqiptare jane me diploma kristal,pra gjerat e thjeshta edhe abc _ ne e kapitalizmit nuk e kuptojne se ato jane vetem grabitcare.
    Faji eshte i joni qe i votojme edhe i rivotojme.
    Gabi kryeminister!
    Bile asgje s’ka vjedh edhe me çmimet e tij ka ndihmuar shume..

    1. Che Guevara says:

      Kam punuar si GABI-st dhe kam patur sukses te jashtezakonshem si fitim!
      Ndonese jam pensionist,jam ne gjendje te drejtoj ne funksion te Bashkise se Tiranes,pastrimin e te gjithe qytetit me gjithe ish komunat me cilesi e disipline shume here me vte larte se keta privatet batakcinj sot.Le te me provoje Bashkia 6 muaj,sa te organizoj,planifikon,preventivoj etj te gjithe punet dhe vatem atehere flasim konkretisht!
      Pervec rritjes se dukeshme te pastertise,do te arrihet edhe dy fishimi i rroges se punonjesve te kesaj nderrmarrjeve shteterore!
      Kjo nisme mund te mos behet vetem ne se nje person me influence e perdor pastrimin per te mbushur xhepat e tij!

    2. Gabriel says:

      Nje propozim per kryebashkiakun Erion Veliaj!
      Administrata e Bashkise duhet te vihet cdo vit para konkurimit me alternativa te tjera si nbrenda Bashkise,por me shume jashte saj!
      Shembull:
      -:Cdo vit te behet analize e cdo sektori dhe individi,por me nje ndryshim:
      -Ne keto mbledhje te marrin pjese edhe persona te rregjistruar me pare si konkurente me cdo post pune ne ate institucion duke shpallur alternativat e tyre,kundrejt atij punonjesi qe behet fjaje!
      KUne mund te konkuroj dhe te shpall alternativbat e mija ne fushen e vrojtimit,vezhgimit,studimit dhe zhdukjes se korrupsionit te Bashki!
      Ky nuk eshte roli i policit apo i shishit,por i disa punonjesve te specializuar ne disa fusha qe mbulojne aktivitetin e Bashkise dhe qe te cdrejtohen nga nje njeri i afte si menazher,me pervoje te dikurshme dhe i pa korruptueshem!
      Ne shtet nuk duhet te kete asnje person qe nuk i kontrollohet puna!
      Jam gati te kontribuoj,ndonese jam pensionist!
      Ne se thoni,”jo faleminderit se e luftojme vete korrupsionin”,atehere kjo tregon se ju jeni i zhytur ne korrupsion dhe nuk dilni dot prej andej!

  2. @autori says:

    Ky ose luan shah me vetveten, ose kerkon te luaje me publikun. Mendon ai valle, se ata te qeverise nuk dine dhe mund ti mesoje ai? Edhe ata qe nuk dinin, sot jane aq te shetitur dhe e kane kuptuar mire, se ku ti kerkojne keshillat. Ndoshta edhe pa dale nga zyrat e tyre. Vetem me nje klikim ne celular apo tastjeren e desktopit dhe konsulenca vendase apo e huaj nuk u mungon. Ata e dine me mire se si ti harxhojne parate e popullit me “konsulenca” te shtrenjta qe i mesojne se si te fitojne zgjedhjet, tenderat, koncesionet, investimet “strategjike”, mediat, etj, etj. e jo me te gjejne eksperte “gabi” per ligjet e ekonomise dhe buxhetit. Jo o Nazarko shahisti, ata jo se nuk dine por nuk duan, sepse nuk e kane mendjen te shteti i popullit dhe rregullat ekonomike te kerkese-ofertes qe ti na perrallis. Ata kane vetem synimin si te zgjasin sundimin e pushtetit te tyre dhe si te vjedhin dhe grabisin sa me shume kete vend dhe kete popull. Ne boten e hajduterise nuk vlejne asnje grosh ato rregulla qe ti na ofron..

  3. bregdetari says:

    LOGJIKE E FTOHTE , E THJESHTE , E KJARTE DHE E SAKTE , E PRERE DHE KORREKTE POR…, A E ANALIZON KUSH ???
    NDERKOHE MENDOJ TE SHTOJ DICKA :
    NE , OSE DUHET TE PRESIM GABIN TE FUQIZOHET DHE TE MARRE PUSHTETIN E TE DREJTOJE EKONOMINE E VENDIT ,
    OSE KETA KALEMXHINJTE TANE MENDJEMEDHENJ DUHET TE BEJNE SHKOLLEN E GABIT.
    KEMI DHJETERA E DHJETERA VITE QE DEGJOJME NGA PUSHTETARET PARA E PAS VITEVE ’90 PER PLANIFIKIME DHE EKONOMI MODERNE NDERKOHE
    PERHERE SHQIPERIA REZULTON VENDI ME I VARFER NE EVROPE. ( TE PAKTEN MOS TE THONE MODERNE ).
    GJITHMONE NEPER BUXHETE RRESHTOHEN RRITJE EKONOMIKE ME KAQ E AQ % DHE SERISH MBETEMI ME NIVELE TE ULETA NE RAJON DHE NE BOTE PER SA I PERKET EDHE SHPERBLIMIT PER PUNEN E BERE.
    AS KJO QEVERI , EDHE PSE MUND TE KETE PATUR NJE BARRE TE RENDE PER TE HEQUR PREJ PASOJAVE TE QEVERISJES BERISHIANE , NUK KA GUXIMIN SEPSE NUK MUNDET , QE TE DEKLAROJE SOLEMNISHT NIVELIN E MINIMUMIT JETIK.
    KAM BINDJEN PERSONALE SE AJO QEVERI QE DO TA BEJE KETE DEKLARIM DO TE KETE GJITHASHTU FUQINE BUXHETORE QE TI PERGJIGJET DETYRIMIT QE KA NDAJ QYTETARIT PER TI DEKLARUAR MINIMUMIN JETIK DHE ME PAS TI SHPERBLEJE PUNONJESIT E SAJ NE RAPORT ME KETE NIVEL.
    POR NJE GJE E TILLE PERBEN RISK PER BUXHETIN SEPSE NE MOS ME SHUME THEM SE AFRO 50% E POPULLSISE RROJNE ME PAGESE OSE PRANE KETIJ NIVELI OSE BARAS APO NEN NIVELIN JETIK.
    NENVIZOJ SE
    KJO ESHTE RISK PER BUXHETIN E CILESDO QEVERISJE
    E MAJTE APO E DJATHTE QOFTE.
    NE TE ARDHMEN SI DO TE RRITEN TE ARDHURAT NE BUXHET NE SHQIPERINE E VARFER ?
    PATJETER QE SHEMBULLI I PERMENDUR VLEN SHUME POR KETU TEK SHEMBULLI ME GABIN SHOH NJE DRITE TE VETME NE FUND TE TUNELIT PER TE DALE NJEHERE E MIRE NGA PRAPAMBETJA SI DHE NGA STEREOTIPET E BUXHETEVE SHQIPTARE QE DEKLAROHEN EDHE ME POMPOZITET PREJ MINISTRAVE TE CILET GJITHSESI NUK DALIN E NUK SHKEPUTEN DOT AS NGA POLITIKAT E FORCES QE I PERKASIN AS NGA GJYKIMI SUBJEKTIV I LIDERSHIPIT DHE AS NGA KENDVESHTRIMI I TYRE I NGUSHTE.
    THENE SHKOQUR.
    RRUGA E ZGJIDHJES PER TA SHKEPUTUR VENDIN NGA PRAPAMBETJA EKONOMIKE NJEHERE E PERGJITHMONE ESHTE INVESTIMI I FUQISHEM VIZIONAR DHE DRASTIK NE ARSIM DHE VETEM NE ARSIM DUKE KRIJUAR NJE PERMBYSJE TE VERTETE NE INFRASTRUKTUREN ARSIMORE , METODIKEN E MESIMDHENIES PROGRAME TE PERPARUARA ME REFORMA TE PLOTA DHE RADIKALE.
    DUKE U VENE NE EMERGJENCE QE NE KOPESHT PASI ATY DUHEN CUAR TE JAPIN MESIM DHE EDUKOJNE MOSHAT 3-4 VJECARE TITULLARE TE ZOTE PROFESORE E PSIKOLOGE TE AFTE QE TA NDJEKIN TRENDIN DHE PRIRJET E CDO FEMIJE DIREKT ATY NE KOPESHT DITE PAS DITE DHE VIT PAS VITI DUKE MBAJTUR NJE DITAR TE PERDITSHEM VLERESIMI DHE DUKE PARASHIKUAR RRITJEN PROGRESIVE TE CDO FEMIJE PER TE KANALIZUAR NE TE PASTAJMEN MBI BAZEN E PRIRJEVE EDHE DREJTIMIN E GJITHSECILIT SE KU DO TE PERFUNDOJE E CFARE DO TE DALE DERI NE PERFUNDIM TE CIKLIT TE MESEM.
    KETA EDUKATORE TE SE ARDHMES ME TITUJ DO TI MARRIN TE MITURIT 3-4 VJECARE PREJ DORE PER TI DOREZUAR ME PAS TE GATSHEM NE CIKLIN E LARTE TE SHKOLES 9-VJECARE DUKE ECUR ME KEMBET E TYRE.
    QE NE START E DERI SA TE BEHET I GATSHEM BREZI I PARE QE DO TE MARRE NE DORE TE ARDHMEN E KETIJ VENDI DO TE DUHEN RRETH 20-30 VJET.
    KJO EMERGJENCE BEHET TANI NE UNISON ME TE GJITHE FORCAT POLITIKE TE INTERESUARA PER TA NXJERRE KETE VEND NGA PRAPAMBETJA.
    NE KOPSHTE NE KEMI NJEREZ ME ARSIM TE MESEM TE CILET TE SHTRENGUAR PER TE MBAJTUR VENDIN E PUNES KANE BLERE NDONJE DIPLOME KRISTALI E NDONJE MASTER DHE VEGJETOJNE MBI BREZIN E TE ARDHMES NDERKOHE QE ATA FEMIJE I PERKASIN BOTES DIXHITALE DHE TA RREMBEJNE DIJEN QE NE MENDJE NDERSA EDUKATORET E TANISHEM KANE VETEM NJE AVANCE NDAJ TYRE VETEM TE QENURIT ME TE MEDHENJ NE MOSHE.ASGJE TJETER.
    STONON SHUME RAPORTI FEMIJE / EDUKATORE TEK NE.
    KETU DUHET PERQENDRUAR VEMENDJA.
    KETU DUHET INVESTUAR FILLIMISHT DHE FUQIMISHT NGA QEVERIA.LE TE SAKRIFIKOJME NJE 20 VJECAR DUKE DITUR SE CFARE DO TE PRESIM DHE PERFITIOJME PAS 20 A 30 VJETESH JA VLEN KY RISK.
    I BINDUR 1000% QE FEMIJET E SOTEM TE ETUR NDAJ BOTES DIXHITALE PERBALLEN ME EDUKATORE QE NUK DINE TE PERDORIN ABC -ne NE KOMPJUTER.DHE KOHA QE JETOJME I NXJERR BLLOF KETA EDUKATORE PERPARA FEMIJEVE.POR JO VETEM EDUKATORET.
    VINI RE !
    EDHE MESUESIT NUK KANE NJOHURITE ME ELEMENTARE NE FUSHEN E TEKNOLOGJISE INFORMATIKE.
    DUHET NJE REVOLUCION ARSIMOR QE TE FILLOJE NGA KOPSHPTI DERI NE ARSIMIN E MESEM.
    ME PAS DERI NE PORTAT E ARSIMIT TE LARTE ESHTE MOSHA RINORE E CILA E KA MARRE DREJTIMIN DHE SADO TE INVESTOSH AJO MOSHE DI SE C’BEN ( ESHTE E NDERGJEGJSHME PER ATE QE BEN APO ATE QE NUK E BEN ).
    NDERSA MOSHA E MITUR E KA IDHULL MESUESIN E PARE DHE E SHEH SI DRITA E SYRIT.PO KE TE DEGJOJNE E NGA KUSH TE MESOJNE KUR NUK KANE CTE JAPIN ??
    TE FUTET USHQIMI NE KOPSHTE DHE NE SHKOLLA NE MBARE VENDIN.
    TE PERMBYSET RREGJIMI I MANGET QE APLIKOHET SOT NE SHKOLLA NISUR QE NGA ORARI.
    DUKE PERGATITUR NJE BREZ TE TILLE TE AFTE DO TE KEMI PAS 20 APO 30 VJETESH GRUPIN E GATSHEM TE NJEREZVE PER TA UDHEHEQUR VENDIN DREJT BE-se.
    KOT NUK THA AMERIKANI SE SHQIPERIA E SHEH VETEN NE BE NE 2050.
    JA PIKERISHT PER KETO.
    SOT BOTA E PERPARUAR PO UDHEHEQ ME ROBOTE NE INDUSTRI E NE BUJQESI , NE TOKE , NE AJER DHE NE DET.
    PO NE ???
    NE ENDE NUK DIME TE NDERTOJME NJE BUXHET.
    DHE S’KA SE SI KUR VETEM RAPOTIN E PAGAVE TE NDJEKESH E TE KONTROLLOSH BEHESH ME DHIMBJE KOKE.
    RAPORTI I PAGAVE TE LARTA ME PAGAT E ULETA NE SHQIPERI ESHTE 1/10 E NDISHTA EDHE ME SHUME.
    NJE RAPORT I TILLE NUK EKZISTON NE ASNJE VEND TE BE KU NE DUAM TE SHKOJME.
    AS NE GJERMANI AS NE FRANCE AS NE ITALI ASKUND.
    E PRA KETU TE NISE DHE TE RREGULLOHET BUXHETI QE TEK XHEPI QE TE DHEMB.
    ME PAS NGA NJE BREZ I MIREARSIMUAR MUND TE PRETENDOJME JO VETEM QENDRUESHMERI NE EKONOMI , PSE JO EDHE EKSPORT TE TRURIT POR…SE FUNDI MUND TE PRETENDOJME RRITJE TE MIREQENIES DHE SHKEPUTJE NGA VENDI I FUNDIT NE BALKAN E NE EVROPE.
    ESHTE TURP TE KRAHASOHET SHQIPERIA ME VENDET E AFRIKES DHE TE LINDJES.
    SHUME VENDE KANE TRASHEGIM PASURI TE KRIJUAR QE PREJ KOLONIZIMEVE DISA NGA RESURSET QE KANE , PO NE ?
    TE JEMI MODEST PASURITE TONA NATYRORE JANE AS ME SHUME E AS ME PAK PER MENDIMIN TIM NJELLOJ SI DHE VENDET E TJERA DHE QE KETU DEL E KUPTOHET SI NEVOJE E DORES SE PARE QE TE PAKTEN TE INVESTOJME NE MENDJE PER TE ARDHMEN.
    E VETMJA PASURI QE NUK HUMBET KURRE.
    E VETMJA ALTERNATIVE PER TE MBUSHUR ARKEN E SHTETIT ( NE KETE RAST BUXHETIT ) ESHTE RRITJA E NIVELIT ARSIMOR.
    DHE KUR KE BUXHET TE FUQISHEM KE C’A BEN.
    KUR S’KE BUXHET DO DEGJOJME DERR-DERRET NE PARLAMENT.

  4. Peza says:

    Nazarko,si ish i persekutuar,gjykon se planifikimi sipas metodes sovjetike ka qene e gabuar!
    Gabohesh Nazarke!
    Metoda qe kane zbatuar te gjitha qeverite pas 90-tes ka qene ajo e rrumpalles!
    Ku e bazoj:
    1-Zhvillimi i nje vendi mund te arrihet vetem me nje strategji kombetare te zhvillimit per te gjitha fushat e jetes!
    Kho strategji duhet te jete me afat te gjate,mbase deri ne 50 vjet dhe e ndare gradualish ne afate me te shkurtera!
    Strategjia Kombetare e Zhvillimit duhet te harohet nga specialistet me te mire te vendit e te huaj dhe te miratohet me referendum popullor!
    Kjo do beje qe kryeministrave te radhes t’u futen kembet ne nje kepuce dhe do te duhet te heqin dotre nga 100 diteshi i pare,i dyte apo i fundit,te cilet pervec propagandes nuk sjellin asgje!
    Edhe buxhetet vjetore duhet te permbahen zbatimit te perpikte te strategjise afat shkurter,e jo si tani qe investimet behen pa asnje plan perspektive,pa pare perparesite e problemeve dhe fushave te caktuara te ekonomise e jo te blihen makina elektrike ne Tirane per te bere show,kur keto nuk i kane shumica e vendeve te BE-se!
    Puna pa plan nxit edhe korrupsionin,kultin e individit,etj sikur ne kete vend po iu mbush mendja kryeministrit do te realizohet kerkesa e banoreve!
    Jo zoterinj.
    Metoda socialiste ishte shume e sakte,por sot ajo te perdoret per arsyet e sotme e jo per ekonomine e centralizuar!
    Sot eshte bere shteti si nje nene e keqe,qe meqenese nuk i rrit dot femijet e vet,i leshon neper rruge te lypin,te hane ne kazanert e plehrave,te vjedhin apo te behen prostituta!
    Shikoni shembelltyren e ketij shteti dordolec tek administrimi i spitaleve!
    Ushqimin e furnizon nje firme private,larjen e carcafeve e ben nje firme tjeter,larjen e ambienteve e ben dikush tjeter,ndersa spitali as qe merret me keto pune,se edhe ilacet behen me tender,prandaj shpesh spitaleve u mungojne ilacet!
    Planifikimi eshte shkence,i dashur Nazarko,eshte disipline,eshte kontroll, mbyll burimin e korrupsionit dhe rrit cilesine e punes!
    Te gjitha keto te cojne ne rritjen e rroges se punonjesvemne vend qe t”i japesh fitimet kolosale privatit!
    Po keshtu edhe per pastrimin e qytetit!
    Privatet fitojne miliarda,shteti hesht!
    Keshtu me naften,me kromin etj,pra shteti eshte kthyer ne adniministrator i koncesioneve e tenderave!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje