Bukëfiket e Neranxit dhe “tre musketjerët” që po luftojnë për Himarën

19 Nëntor 2017, 12:21Politika TEMA

Nga Bedri Islami

Këto ditë kur isha në Tiranë, në njërën nga buzëmbrëmjet e saj, në rrugën që të dërgon tek gjimnazi “Petro Nini” pas udhëkyqit të njohur si “Sheshi Uillson”, në të djathtë vura re tabelën “Neranxi” në portën hyrëse të një dyqani.

Kureshtar nga natyra, aq më tepër pasi kisha dëgjuar se prodhimet e vendit të kësaj firme janë mjaft të njohura, i etur për të ditur se cilat janë specialistetet më të kërkuara, sidomos çajrat apo të tjera me origjinë bimore, u futa brenda. Një zonjë dhe një djalë që nuk ishte edhe aq rinor, në fakt, të presin me mirësjellje. Rafte të ngritura bukur, prodhime të gjithanshme, por, thujse të gjitha marka të huaja. Ardhur, ndoshta, nga të gjitha shtetet përreth dhe çmimet, po ashtu, si andej.

Mendova se ndoshta jam i gabuar, ndoshta etiketat janë në një gjuhë të huaj pasi kjo firmë, Neranxi, mund të ketë kontrata të shumta në shtete të ndryshme dhe do ju ishte dashur një etiketim i tillë.

Iu afrova shitëses dhe e pyeta se cili nga prodhimet e vendosur aq bukur në rafte i takon firmës Neranxi.

Ajo zgjati dorën nga një kosh i vogël, i vendosur si në paradhomën e dyqanit dhe, pasi më zgjati një bukëfike, më tha:

-Këto janë. Nuk ka asgjë tjetër.

E tha me mirëdashje, jashtëzakonisht e sjellshme dhe nuk e vuri re ndoshta dëshpërimin e një njeriu që, pasi ka ardhur nga një vend jashtë Shqipërisë, ku këto prodhime janë gjithandej, nuk gjen vetëm një prodhim shqiptar.

Bukëfike.

Besoj se e dini se çfarë janë. Në fund të fundit, një bukë fike është vetëm një bukëfike, E kanë bërë mjeshtërit prej dhjetra e ndoshta qindra vitesh, as më të keq e as më të mirë se sa Neranxi, megjithëse këtij të fundit nuk ia provova.

Më është kujtuar gjithë këto ditë kjo punë e bukëfikëve.

Më është kujtuar pasi Neranxin, qoftë si Vasillaq, qoftë si një “vorioepirot” në mesin e Shqipërisë, pasi e ndeshim gjithandej nëpër lajmet e mediave, e lidhim, dashje ose pa dashje, me vazhdimin e një rryme filonacionaliste greke në politikën shqiptare.

Neranxi ka qenë deputet. Nuk ka rëndësi nëse ka qenë i LSI-së , i PS-së apo i PD-së. E ka filluar si LSI-ist qënien në politikë, e ka vazhduar si PS-ist kur u largua prej andej, është gati ta vazhdojë si PD-ist dhe shenjat i ka dhënë se mund ta bëjë edhe këtë. Thirrja në ndihmë e një “lideri” të madh si Flamur Noka dhe vajtja e tij si një bajloz i zbritur nga malet në Himarë, tregon se të kundërtat, edhe kur duken të tilla, nuk janë larg njëra-tjetrës.

Neranxi e ka lidhur emrin e tij fort kohët e fundit, me një çështje që herë rrit tensionet e herë i ul ato: Himarën.

Është një çështje që ngrihet kur Athinës, pjesës nacionaliste të saj i intereson të rrisë zjarrin e politikës dhe ulet kur Athinës zyrtare i duhet të paraqitet si një e devotshme ndaj detyrimeve si vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Duke mos i mjaftuar “palikarët” e saj, ajo delegon edhe këta tanët. Kësaj here ata na shfaqen në formën e një treshe musketere, Vangjel Dule, Fredi Bejleri dhe Neranxi i bukëfikëve.

Shfaqja e tyre nën flamurët e nacionalizmit grek nuk është e papritur, siç janë shfaqur në një shtet të largët, Amerikë, ashtu janë shfaqur edhe në Himarë, e për më tepër në Athinë. U është bërë normalitet, megjithëse, thuajse asnjëri prej flamujve që u rrihte shpatullat në atë tribunë nacionaliste, nuk është zyrtar. Është grishje nacionaliste. Herë e furishme, herë e zbutur. Si janë tonet e tyre; herë të egërsuar, herë të zbutur. Herë shfaqen si tigra, herë si mace.

Minoriteti grek në Himarë ekziston. Tjetër punë nëse ka qenë gjithnjë kështu. Ajo puna e mbiemrave të moçëm të tyre dhe gjuha e nënave plakë sikur na ngatërron herë pas here. Edhe tradita të tjera të vjetra na prishin punë, ashtu si na e çorodit mendjen një shkrimtar i madh i atyre anëve, Petro Marko, në librin e tij autobiografik, “Re dhe gurë”.

Por t’i marrim se një pjesë e tyre janë minoritarë dhe e besojmë se është ashtu. Janë në tokat e tyre, në pronat e tyre; askush nuk ua prish, askush nuk ua ndreq. Kur e kanë pa leje, shteti po shkon edhe më tej; po u paguan prishjet që u ka bërë, a thua se janë të gjithë vjehrri dhe kunetër të Luzim Bashës. Prishje ndodhin në të gjithë vendin ku ka shqiptarë, den baba den shqiptarë e ku ka minoritarë që nuk e di nëse janë den baba den të tillë.

Përse janë egërsuar këta “tre musketierë”?

Ka ndonjë përmbysje në Himarë?

Po shkatërrohet Himara apo do të ketë edhe ajo, si gjithë të tjerat, po ato të drejta, detyrime, rregullime, prishje e ndreqje si të gjithë?

Nuk e di ndonjë vend ku minoritarët të kenë më shumë të drejta se autoktonët. Nëse Neranxi me bukëfiket e tij di ndonjë vend të tillë, le ta thotë. Ndoshta çamët e mbetur në Greqi! Apo çamët e dëbuar përmes vrasjeve dhe dërrmimit fizik të tyre?

Himara është një bashki shqiptare ku ka edhe minoritarë, të cilët shteti i respekton, i respekton dy herë, edhe si shtetas shqiptarë, edhe si minoritarë. Edhe në kohën e monizmit e kanë pasur një nderim të tillë, shumë më tepër se sa vendasit.

Nëse ka pasur të dënuar në Himarë, ka pasur edhe në Kelmend, edhe në Mirditë, edhe në Dukagjin, në mos më shumë. Pra, karta e të përndjekurit është një kartë e kotë, e humbur dhe asfiksuese.

Himara është bërë shpesh herë mollë sherri mes dy vendeve, që edhe pa Himarën kanë shumë çfarë të ndreqin.

E përkedhelur në pluranizëm, pikërisht nga etja e pushtetarëve për të mbajtur pushtetin, gjithnjë sipas mendimit se pushteti kalon nga Athina, një pjesë e banorëve të saj, herë rrethuar nga shenja e OMONIA-s e herë nën siglën e PBDNJ, e jo pak herë edhe si PD-iste e flaktë, ajo, përmes emisarëve të çartur nacionalistë, është përpjekur të mbajë këtë mollë sherri, përherë përmes flakëve.

Tani Neranxi është njëri që fryn bulçinjtë ditë e natë, e kur mendon se i mbaroi fryma këtu, ia merr një vrap deri në Athinë për të bërë rimbushjen.

Shiko bukëfiket, Neranx.

Ajo që ka qenë Shqipëri do të mbetet e tillë e ndoshta do të bëhet edhe përtej asaj që është cunguar.

Lojërat e historisë nuk përfundojnë gjithnjë në favor të atij që i ka nisur.

Bukëfiket,Neranx.

21 komente në “Bukëfiket e Neranxit dhe “tre musketjerët” që po luftojnë për Himarën”

  1. o tourk'alvanos nuk ka vend ne token kristiane........... says:

    dhe bedri dhe islam,dhe thote tjetri qe jam ”shqiptar,madje autocthonus”!!!!!!!!!!!

    1. I.Hoti says:

      Trojet shqiptare i njeh gjithe civilizimi …vetem hienat qe e kane vendin pertej Qipros !!!!! Kjo nuk pengon zhvllimin e pandalshem demokratik te ceshtjes kombetare te mbi 10 milion shqiptareve ne trojet e tyre . Perpjekja e hienave eshte deshperuese …..e kuptojme ! Ne jemi ketu para se hienat ishin majmune tutje ne lindje…………. !!!Bota civilizuese na mbeshtet ne te drejten tone. Gjithe lumenjte shkojne ne dete !

    2. ben says:

      mutofagos edhe kur e nderron emrin, prap qelbesh era m.t.
      Po edhe fredi edhe Bejleri-po kete nga e kemi qe na doli mender grek?

    3. Kanina e Ismailit...Prishtin-Shkup.Janin.Tiran,te gjithe djem nenash SHqiptare jane!!!! says:

      DHe vangjel dhe AV- DULE.S qi temen vra veten…!THI VETES DOBIC 300 EUROSH!!!

    4. Emri nuk tregon se nga je ( ashtu si emri i jot ne koment ), por njerzit jane ashtu si ndihen.
      Ti ke lindur ne Shqiperi, ke hanger buken e Shqiperise, je rritur ne Shqiperi por, ndihesh ashtu si ndihesh. Shko ne pi…ll te satam, e kujt po i rruhet .
      Kjo nuk asht vec per ty, por edhe per ata ” shqiptare ” qe propogandojn per Turqin , Greqin dhe Italine, e cili shtet tjeter qofte ne bote.

  2. pirdhuni ne qipro ! says:

    Ua ndiene bitha lageshtiren……Cfare mu. ‘musketjeresh’ Pse i jepni rendesi ! hallin e kane tek pjesa e madhe qe perkohesisht e mbaje te pushtuar !

  3. Populli says:

    Historiane te paanshem e dijne se greket jane te ardhur. Origjina e tyre eshte Egjypti dhe Afrika. Duket nga ngjyra e tyre. Sa per ata Gjinerit, gjonerit, nerenxllaret, et., te Himares historianet e dijne shume mire (sic e dijne edhe vete gjinerit, gjonerit dhe nerenxllaret) se origjina e tyre eshte nga fshatrat safi shqiptare te Kurveleshit. Dhe me ne fund, neqoftese dulet kane kerkuar te merren me copetimin e Shqiperise, atehere jo vetem qe duhen perzene nga parlamenti i Shqiperise, por edhe te shpallen te padeshiruesehm si te ardhur qe jane ne Shqiperi.

  4. ripjellja says:

    O Islam Bedri meru me ata qe u marrin pronat, tokat qytetareve diten per diell mos u mer me qytetare qe jane korrek dhe paguajne taksat dhe detyrimet ndaj shtetit cfaredo shtetesie apo kombesie. Shif ata ne Kavaje e Shkoze apo Tufine apo ne gjithe shqiperine qe grabisin pronat dhe mos u mer me ata qe mbrojne pronen e tyre qofte greke, himarjote turq apo kineze, lere pastaj te besh anti reklame nje biznesi. Ky vend historikisht vend hajdutash dhe kriminelash ska bere prokopi ndaj kur sben prokopi ta kane fajin te tjeret

  5. Bambi says:

    O Islam. Si e spjegon ti faktin qe, qeveriu ua prish ndertimet himarioteve ne tokat e tyre dhe ua legalizon atyre qe kane ndertuar ne toka te grabitura?
    Si e spjegon ti faktin qe qeveritare e rrugaco-gangstere ndertojne hotele e vila ne bregdet, kurse himariotet nuk mund te ndertojne se i kane tokat e tyre akoma “ne perdorim” ?
    Keto histori me bukefiqe e me nerenxa nuk e zhbejne dot realitetin qe te pershrusj me siper.

    1. albaniafirst says:

      Bambi-te kujtohet se si u prishen barakat e ngritura kudo ne Tiranen e mender Saliut?
      Shteti edhe te shproneson per interesat publike sic ka bere kudo neper Shqiperi. Pse qenka ndryshe ne Himare?
      Po behet nami per 5 barraka qe u prishen ne Himare sikur u be hataja. Bool se na haper barkn me keto hajvanlleqet e ketyre qe na u bene greke.

      1. Bambi says:

        QE kur Saimir Mane, Aleksander Frangaj, Argita Berisha, Monika Kryemadhi, Koco Kokdhia e nje kompani rrugacesh e batakcinjsh qenkan bere interesa publike ne Shqiperi ? I ke pare si e kane masakruar bregdetin ?
        E di ti Albaniafirst qe prej 10 vjetesh, cdo vit ne bregdet behen prishje me aksion ? Ne Vuno kane arritur te prishin dhe nje tualet brenda gardhit te kopeshtit? Keto jane qesharake. Dhe kjo behet me qellim qe te mbahet popullsia e kesaj krahine nen terror. Nuk eshte fjala per politike dhe patriotizem ketu, fjala eshte per pronat. Kjo ceshtje tinezisht transportohet ne planin politik nga te dy qeverite, qofte shqiptare, qofte greke. Nderkaq, popullsia e kesaj krahine vuan nga grabitesit prej me se 50 vjetesh.
        Gjithsesi, komenti jot nuk eshte pergjigje per pyetjetet e mija me siper.

  6. Epo kjo pune! says:

    Epo kjo pune! O Bedro, nga na dole ti me faktin se ka minoritet ne Himare, po ashtu ka dhe ne Shkoder dhe se do gjesh ca me origjine greke atje. Ore Bedro prape merreni me Himaren ju, po u more me te, ate do greku, merruni more me Camerine, ke mendere te shkosh si gazetar atje dhe te besh kronike, lere Himaren se eshte lule laberie ajo pa greku ate pune ka, nuk do te pranoje se ka me milione “greke” qe jane arvanitas dhe gjen ndonje plehre te konvertuar ketej qe e quan veten grek!!!! Bedri, nderroje shenjestren, merruni me kauzat reale shqiptare ne greqi dhe jo me falsitete te grekut ketej se po harxhoni fryme, dite, kohe te cmuar, megabytes etj me shashkat e grekut ne Himare. Keni rene pelltum brenda ne gracken e propagandes greke, nderkohe beje qepaze policine shqiptare dhe prokurorine qe nuk ngre kauze ligjore per kapjen gafil te tyre me flamurin vorioepirot.

  7. Den Shqiptari says:

    Respekte Bedri Islami, me rrenje te thella shqiptarie. I qarte, njerezor. Pene te mprehte, Bedri.

  8. Alban Dega says:

    Mendime mbi fakte

    VETEM TRI PYETJE VELLAZERORE PER ZOTIN VANGJEL DULE….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Me 2 nentor 2017 ndoqa pamjet makaber te protestave te organizuar nga PBDNJ e Vangjel Dules , Omonias nga biznesmenii e deputeti i LSI-se Neranxi ne Himare dhe perkahur haptazi nga kope deputetesh kamikaze te Sali Berishes, Lulezim Bashes, Flamur Noka e co.
    Nuk ishte aspak e veshtire te kuptoje se ajo proteste ishte me teper nje biznes politik per te fituar votat e minoritareve pa pase asnje fushate zgjedhjesh dhe sigurisht edhe perkrahjen e Athines per llogari te bizneseve te veta si nga PBDNJ edhe nga PD-ja e LSI-a kunder Edi Rames dhe PS-se.
    Preteksti ishte gjoja diskriminimi i Minoritetit Grek ne Shqiperi…
    Tani po degjoj kreun e PBDNJ-se Vangjel Dule qe po thote ne Emisionin e Arjan Canit ” Zone e e Lire ” se qeveria e sotme shqiptare kishte derguar fadromat per te shembur nje pike furnizimi me benzine ne qytetin e Himares qe kishte qene i tille qysh ne kohen e komunizmit dhe disa ndertesa te tjera te ngjashme qe i prek plani i urbanizimit te fshatit- qytet te Himares.
    Ne baze te ligjit pronaret e sotem e kishin perfituar ate ne demokraci.
    Demshperblimi qe kishte afruar qeveria e sotme ishte 20 milione leke per piken e furnizimit me hidrokarbure.
    Nderkohe pronari i saj vetem taksa i paguante shtetit shqiptar 20 000 Euro ne vit !
    Pra me shume demtohej qeveria shqiptare se pronari gjoja minoritar
    Deri ketu gjithcka eshte e qarte si drita e Diellit !
    Keto prishje po behen ne emer te urbanizimit, qe po te perkthehet ne shqip do te thote ne kthimin ne qytet, pra ne qyteterimin e Himares.
    Qe te kete diskriminim te nje qyteti apo popullsie qofte edhe minoriteare apo jo duhet qe ai te jete trajtuar jo barabar me qytete te tjera shqiptare per aresye kombesie apo cfare lloj aresyeje tjeter.
    Besoj se edhe Zoti Dule pajtohet me kete percaktim logjik krejt te thjeshte ,

    Cila eshte e verteta lakuriq ?

    Po e filloi nga kambana. Himara gjithnje si ne historine shqiptare ose evropiane ka qene nje qytet me shumice te cilesuar shqiptare. Ka dokumente qe nga arkivat e Londres, Parisit, Stambollit, Konstandinopolit, Shen Peterburgut qe deshmojne per kete fakt. Me siguri ato gjenden edhe ne arkivat greke nese nuk jane zhdukur qellimisht.
    Ketu bie poshte disrkiminimi per shkak grupi etnik ose kombesie.
    Himara nuk eshte qyteti i pare as i vetem ku po behet qyteterimi i bidonvileve dhe qyteteve as fshat as qytet, edhe fshat edhe qytet.
    Ishin pikerisht Edi Rama si kryetar i Bashkise se Tiranes dhe Ilir Meta si kryeminister i Shqiperise qe nje gje te tille e filluan me qytetin e Tiranes qysh ne vitin 2000 kur u shemben ndertesa jo me taksa 20 000 euro ne vit per shtetin por edhe deri edhe 5, 10 e me shume milione euro vlere reale .
    Nga nje nevojtore masive e Sali Berishes, Sali Kelmendit, Arben Brojkes… Tirana u be dhe cilesua si nje metropol evropian per here te pare ne historine e Shqiperise.
    Kryebashkiaku Edi Rama mori titullin e Nderit si Kryebashkiaku me i Mire ne Bote.
    I vetmi rekord Boteror i nje politikani shqiptar ne historine e Shqiperise !
    Kete nisme qe e nderpreu ne gjysem te rruges Lulezim Basha me vota te vjedhura haptazi ne syte e shqiptareve e nderkombetare ne zgjedhjet lokale te 8 majit 2011, me pak se kater muaj pas 21 janarit tragjik, iku pa lene asnje gozhde te ngulur diku ne Bashkine e Tiranes.
    Hyri si hajdut doli si m… ut prej saj !
    Sali Berisha u mor me rruge , autostrada te mega vjedhura nga banda e tij ne nje kohe qe i la rrase ne diell bashkite e qyteteve fshatra pa plane, pa koke e pa kembe, rremuje…

    Qyteterimi i gati qyteteve

    Sic e thashe me siper urbanizim do te thote qyteterim. Ate qe zbatoi ne Tirane si kryebashkiak, sapo mori mandantin e pare si kryeminister i Shqiperise Edi Rama vendosi ta shtrije ne mbare Shqiperine, qe nga Konispoli e Saranda, Gjirokastra e Vlora e deri ne Lezhe, Kukes e Bajram Currin e Sali Berishes, i cili e gjeti ate qytet alpin shume simpatik e te paster ne qershor te vitit 1992 edhe e la Kandahar ne shtatorin e vitit 2013.
    Pra nuk ka as diskriminim qytetar por investime multimilioneshe per qyteterimin e mbare qyteteve pa qytet te Shqiperise.
    Vetem Lungomarja e Vlores ka kushtuar sa qimet e kokes !
    Urbanizimi i Tiranes po shtrihet ne cdo lagje e cep te kryeqytetit shqiptar dhe sheshi Skenderbej eshte nje kryeveper arti dhe mendjeje qytetare ne saje te kesaj politike dhe mendjes se ndritur e kraheve te lehte te kudondodhurit Erjon Veliaj.
    Qyteterimi i qyteteve po shtrihet edhe neper fshatrat e Shqiperise, cka ia ka gati dyfishuar vleren e pronave dhe bizneseve aty kur dje kishte djerrina e coftina.
    Nje perfitim teper i vlefshem jo vetem per shtetin, por se pari per qytetaret shqiptare apo minoritare, perfshi edhe ata te pakices kombetare greke kudo qe jetojne si te barabarte me te bartin me vellezerit e tyre shqiptare.
    ” Une nuk i ndaj shqiptaret ne shqiptare dhe te tjere” deklaroi kryeministri shqiptar para Kuvendit te Shqiperise ku ishit edhe ju e faqe tere Botes !

    Antiqyteterimi kunder qyteterimit

    Greqia e lashte ka qene dhe mbahet edhe sot si djepi i demokracise ku lindi kjo fjale ne qytetin- shtet te Athines se Lashte.
    Po ashtu edhe vendlindja e qytetit shtet, pra qyteterimit, qe ia kalon vetem ai kinez, indian, romak, egjiptian, pers …
    Po aq ne mos edhe me i lashte eshte qyteterimi Ilir me Durrahun, Apollonine, Beratin, Shkodren …
    Universitetet me te njohura ne ate kohe ndodheshin ne Apolloni e Durres, ku studionin edhe ilire, edhe greke, edhe romake e nga mbare Mesdheu.
    Fakti qe lufterat greko- romake u zhvilluan kryesisht ne trojet ilire tregon se Iliria ishte edhe me e pasur, me e begate, me e bukur se te dyja. Perndryshe pse do duhej qe dy superfuqite e asaj kohe ne kontinentin evoprian te ndesheshein me njera tjetren ne nje e per nje toke te pavlere!
    E nuk ka asnje fakt historik qe iliret te kene sulmuar shtete apo qytete te te tjereve, perfshi edhe greket. Nena natyr eu kishte dhene me bollek gjithcka u duhej per nje jete normale ne atebote !
    Luftrat dhe dhuna jane nena e te gjitha te keqijave gjithnje e kurdo. Jane sinmptoma antiqyteterimi pasi shkaterrojne gjithcka, se pari jeten e mijera e mijera njerezve qofshin luftetare qofshin qytetare krejt te pafajshem. Lufta sjell rrenim dhe vdekje…

    Biznes donkishotesk

    Zhurmen e Himares beri me te madhe politika “albanus adversus albanus” ” shqiptaret kunder shqiptareve ” se sa cenimi apo diskriminimi i munguar e minoritetit grek ne Shqiperi qe gezon me shume te drejta se cdo minoritet jo grek ne Greqi dhe kudo tjeter ne Ballkan pervec edhe Kosoves !
    Karantina greke ndaj vizitave te cameve ne trojet, rrenojat e shtepive te pareve te vet te vrare e sakatuar, te masakruar e deportuar nga vendlindja e tyre Cameria eshte nje njolle turpi per Greqine !
    Mjafton qe nje pasaporte shqiptare te kete qofte edhe nje emer fshati apo qytet cam qe mbartesi i saj te kthehet mbrapa. Jo vetem minoritaret por asnje qytetare grek jo vetem nuk kthehen mbrapa por mirepriten si mysafire kudo ne Shqiperi nga Konispoli ne Prishtine, nga Lugina e Presheves ne Leskovik.
    Me ligjin e fundit per minoritetet qe miratoi me shumice dermuese Kuvendi i Shqiperise i dha nje leksion demokracie nenes se fjales demokraci qe eshte shume larg politikes greke ndaj jo vetem cameve. por edhe imigranteve shqiptare qe detyrohen deri te nderrojne emrat, fene, identitetin ndryshe sikterrisen nga shpikesit e “fshesave” te policise dhe asfalise greke …
    Cfare nuk thane e cfare nuk shane, Me shume deputetet e PD-se e LSI-se se vete ata te PBDNJ-se e Omonias apo nje grup minoritaresh.
    Se sa tragjikomik ishte ky biznes politik per karrike e pushtet te PD-se se per te drejta te pacenuara e tregoi me se miri vete deklarata e Z. Vangjel Dule ne emisionin ” Zona e Ndaluar” te gazetarit Arjan Cani sonte kur nuk solli asnje fakt per diskriminimin e minoritetit grek as ne Himare dhe askund ne Shqiperi… Pse ? Sepse ato nuk ekzistojne.

    Shembulli i demokracise reale amerikane

    Cfare do te ndodhte ne SHBA me piken e furnizimit me benzine te Himares!? Sic pashe nga kamerat ajo ishte krejt afer shtepive te banimit dhe qendrave social- tregetare te qytetit fshat Himare.
    E para kurre nuk do te lejohej te hapej nje pike e tille minimumi 100 metra larg banesave apo bizneseve social- tregtare dhe 5- 10 fishin me larg shkollave apo institucioneve me me shume se 25 veta.
    Pse!? Sepse pikat e furnizimit apo stacionet e hidrokarbureve jane teper te rrezikshme jane si superbomba qe ne rast te nje aksidenti apo shkendije elektrike …. rrenojne gjithcka perreth duke rrezikuar jeten e qytetareve.
    Nese dikush, qofte pronari apo lejedhenesi i tyre shkel kete ligj ai mbyllet menjehere dhe i jepet nje gjobe mbreselenese si njerit dhe tjetrit.
    Se dyti, i jepet nje afat deri ne dy jave per ta cmontuar dhe kthyer ne identitet me harxhimet e veta.
    E treta, shkelesit te rregullit apo i ligjit i hiqet pergjithmone e drejta e hapjes se nje stacioni te tille brenda territorit amerikan.
    Kjo eshte demokracia e vertete amerikane. Mbi ligjin dhe rregullin nuk ka as ligj , as Maliq , as Saliq, as Dulic !
    Me 2 nentor PDSH, PBDNJ, OMONIA, LSI shkelen ne menyre flagrante ligjin dhe mashtruan ne menyre te paskrupullt per biznes politik e qellime komplotuese krejt ne kundershtim jo vetem te interesave jetike te minoritetit grek por edhe te mbare shqiptareve.
    Po ashtu ata demtuan edhe me marredheniet tashme mjaft te demtuara nga Athina zyrtare me qeverine dhe popullin shqiptar!

    Diskriminim i shkalles madhore i Shqiperise !

    A ka diskriminim me madhor ndaj nje populli e shteti sovran si shqiptaret e Shqiperia se te mbash ne fuqi gjendjen e luftes me nje nje popull e shtet ish- te pushtuar nga i njejti armik si fashizmi italian qe para se te sulmonte Greqine kontrollonte e qeveriste ne cdo hallke te shtetit shqiptar.
    A ka diskriminim e racizem me te madh ndaj shqiptareve se bijte e bijat e tij ti imigrante ti detyrosh te nderrojne kombesine e fene kur ata derdhin djersen e mundin e tyre ne pune te dores se qyte e te trete qe asnje qytetar grek nuk pranon ti kryeje!?
    A ka racizem me te qarte se pas cdo krize qofte edhe te sajuar nga vete qeveria greke ne marredheniet me Shqiperine te veproje fshesa e policise dhe Asfalise greke kunder qindra imigranteve shqiptare!?
    A mund te quhet miqesi e jo armiqesi qe per cdo kerkese te papranueshme e ultimatumeve ndaj nje shteti sovran te autoriteteve greke, perfshi edhe Presidentin e Ministrin e Mbrojtjes se Greqise…. europarlamentare greke kercenojne e bejne shantazh se do te bllokojme anetaresimin e Shqiperise ne BE kur vete Greqia eshte e Semura e tij per shkak te korrupsionit dhe keqqeverisjes se vetvetes nga dy ish- partite e medha !?

    Tri pyetje vellazerore per Z. Vangjel Dule dhe Anastasios Janullatos

    Te drejtohem jo si Vangjel por si kryetari i PBDNJ-se dhe si ish – nenkryetar i Kuvendit te Shqiperise e sot deputet i tij :
    E para, si e ndjen veten si bir i djepit te demokracise Boterore si fjale me teper se si veper kur ke pare me syte e tu e degjuar me veshet e tu me mire e me qarte se une ketu ne Nju Jork pjestare te forcave speciale, elites se ushtrise greke, kur kendojne kengen ultra raciste e mega makaber
    …. Shqiptare… shqiptare
    me zorret e tuaja
    do te bejme litare…. !?
    E dyta , si kryetar i Partise se Bashkimit te Drejtave te Njeriut a ke bere ti partia juaj ose OMONIA, nje shoqate greke ligjore ne Shqiperi, qofte edhe nje deklarate apo nje reagim kunder ketyre thirrjeve 24 karat ala Ku Klus Klan, ala SS naziste , e thene bute, te vellezerve tu, elite e ushtrise greke, kunder popullit te nje vendi aleat ne NATO e qe ka derdhur gjak e dhene heronj ne luften per liri e pavaresi te Greqise !?
    E treta, a e ke informuar Presidentin , Kryeministrin , Ministrin e Mbrojtjes, Prokurorin e Pergjithshem te Greqise, Parlamentare greke per keto akte terrori verbal e psikologjik kunder nje populli mik si shqiptaret !?
    Nese jo , vellazerisht dhe pa asnje urrejtje njerezore kam vetem nje lutje ndaj teje : nderro emrin e Partise Bashkimi i te Drejtave te Njeriut.
    Eshte emer jo i vertete, jo real, eshte mashtrim.
    Te drejtat e Njeriut jane te drejta universale pavaresisht nga shtetesia, pavaresisht nga kombesia, pavaresisht nga feja , pavaresisht nga raca, pavaresisht nga kufijte midis shteteve!
    Nuk mund te mbroje as bashkoje njerez nje parti qe nuk mbron te drejtat e cdo njeriu e populli kunder racizmit, diskriminimit per aresye race, feje, kombesie, ideje, perkatesie politiko- sociale !
    Te njejtat pyetje i kam edhe per Kryepeshkopin e Kishes Ortodokse ne Shqiperi, Hiresine e
    tij Anastasios Janullatos !.
    Nese e keni bere kete detyre njerezore e hyjnore dhe jo te kunderten u kerkoj falje publike me perunjesine e nje miku te popullit grek me te cilin na bashkon jo vetem historia e gjeografia por edhe lidhjet e gjakut dhe djersa e mundi i perbashket ne te miren e Greqise dhe Shqiperise !
    Te dy si ti edhe Janullatos jeni shtetas shqiptare dhe shtetas greke.
    Nuk mund te jesh grek i mire pa qene edhe shqiptar i mire e anasjelktas !
    Si Shqiperise edhe Greqise nuk u duhet zorre litare por miqesi, barazi, vellazeri

  9. Niku says:

    Shkrim pleh i paguar nga turqia .. e shkruar nga nja turk shqipfoles.

  10. Kanina e Ismailit...Prishtin-Shkup.Janin.Tiran,te gjithe djem nenash SHqiptare jane!!!! says:

    O MERO te dhjefsha gazeten se me qenke njesoje si kak-zeta shekuLLIi e KOQE KOKEDHJERIT!PERSE MODIFIKONI KOMENTET?Jam i sigurt se moderatoret jane dobic te paguar nga babai biologjik i turkomutit AV-dul lekur muti!

  11. ferdi says:

    O BEDRI kur thua jan respektuar me shum ne kohen e PPSHse minoritaret gejen , ne at koh respektoheshin si te tjeret , por dulja dhe neranxi shkonin ne aksion si te tjeret ishin komunista si te tjeret dhe nuk guxonin te gerricnin bythen me politiken se i bente synet xhaxhi degjove bedri , degjova thuaj , sot bejn si i do bytha mu ne mes te parlamentit , te bejn politik antishqiptare dhe shoket e tu i degjojn degjove bedri , mjaft se naj shpifet kur ne xhdo gje qe e keni dhjer sot me nje mut , te ter si kurva fusni ne nje fraz dhe kohen ePPSHse , doni te shfaqsoni menderosjen tuaj qe jeni katandisur si plera nuk mbroni dot interesin komtar .ju si vini as ke bolet atij sistemi per ruajtien e interesave komtare ,ata me te mirit i fusnin plumbin nuk kish burr te loste me interesat komtare ne at koh degjve oooo bedri.

  12. ferdi says:

    O BEDRI , kur thua jan respektuar me shum ne kohen e PPSHse minoritaret , gejen , ne at koh respektoheshin si te tjeret , por dulja dhe neranxi shkonin ne aksion si te tjeret ishin komunista si te tjeret dhe nuk guxonin te gerricnin bythen me politiken se i bente synet xhaxhi degjove bedri , degjova thuaj , sot bejn si i do bytha mu ne mes te parlamentit , te bejn politik antishqiptare dhe shoket e tu i degjojn degjove bedri , mjaft se naj shpifet kur ne xhdo gje qe e keni dhjer sot me nje mut , te ter si kurva fusni ne nje fraz dhe kohen ePPSHse , doni te shfaqsoni menderosjen tuaj qe jeni katandisur si plera nuk mbroni dot interesin komtar . ju si vini as ke bolet atij sistemi per ruajtien e interesave komtare , ata me te mirit i fusnin plumbin nuk kish burr te loste me interesat komtare ne at koh , degjve oooo bedri.me i vertet bedri po nuk pate byth lere gazetarin,

  13. Bambi says:

    Qysh kur Saimir Mane, Aleksander Frangaj, Argita Berisha, Monika Kryemadhi, Koco Kokdhia e nje kompani rrugacesh e batakcinjsh qenkan bere interesa publike ne Shqiperi ? I ke pare si e kane masakruar bregdetin ?
    E di ti Albaniafirst qe prej 10 vjetesh, cdo vit ne bregdet behen prishje me aksion ? Ne Vuno kane arritur te prishin dhe nje tualet brenda gardhit te kopeshtit? Keto jane qesharake. Dhe kjo behet me qellim qe te mbahet popullsia e kesaj krahine nen terror. Nuk eshte fjala per politike dhe patriotizem ketu, fjala eshte per pronat. Kjo ceshtje tinezisht transportohet ne planin politik nga te dy qeverite, qofte shqiptare, qofte greke. Nderkaq, popullsia e kesaj krahine vuan nga grabitesit prej me se 50 vjetesh.
    Gjithsesi, komenti jot nuk eshte pergjigje per pyetjetet e mija me siper.

  14. Lili says:

    I kam degjuar e kam qene prezent rreth Himarjoteve, te cilet thone se gjysherit i kishin Greker. Keta Greker kishin ardhur ne brigjet shqiptare dhe ngelen atje pasi Turku pushtoi si Shqiperi si Greqi. Ne Shqiperi ngelen pasi mbaroi lufta por nuk i harruan zakonet, traditat etj etj dhe u martuan me gra Shqiptare qe i kthenin te mesonin gjuhen Greke e zakonet Greke te zones. Kishte nga ato gra qe ruanin zakonet e tyre shqiptare, se pak a shume te ngjashme jane, por shumica e mohonin identitetin Shqiptar dhe ju pelqente te quheshin Greke e jo shqiptare, ashtu sikurse bejne dhe emigrantet tane shqiptare qe kane nderruar emra dhe fe sepse Shqiperia ska pasur fe pas lufte.
    Pretendimet se gjysherit i kane grek, dhe pse gjaku eshte shkartisur sa e sa breza me ate shqiptar (si historia e Alexandrit te madh qe mamane e kishte Shqiptare dhe babane Maqedonas) , i bejne te kerkojne te drejtat e tyre njesoj sikurse Kosovaret qe kerkojne pamvaresine nga barbaret Serb. Ortodokset po njesoj jane, komshinjte gjithmone i kemi pasur paljokomshinj. Krenaria qe kane e te qenurit Grek, edhe pse % mund ta kene dhe 20% vetem apo dhe me pak, i ben te ndihen krenar e tiu duket vetja me Grek se Grekerit. Asnje nga ne nuk di saktesisht % e gjakut te tija dhe smund te themi se jemi 100% shqiptar, por shumica edhe e vete shqiptareve do enderronte te udhehiqej nga te huaj, cilido qofte i huaj, dhe jo nga Shqiptaret e korruptuar qe ka ne krye.
    Politikanet tane veshin fustane, skane burreri, dhe per te qene nje vend i begate duhet te marrin komanden grate qe jane me paqesore dhe i vendosin gjerat si kur te behej fjale per familjen dhe femijen e tyre, jo per nje armik. Jetoni ne paqe, jemi vellezer jo armiq!!!

  15. shqiptari says:

    Shkrimi shume i goditur.Fatkeqsisht vazhdojme te jemi nje popull naiv dhe i mefshte edhe kur behet fjale per ekzistencen tone.Keta mut-musketjeret ,te dirigjuar nga Janulla dhe Athina dhe me mbeshtetjen e grekofileve qeveritare qe s’ua mban bitha te thene nje gjysme fjale kur preken interesat kombetare,kane te gjitha kushtet dhr arsyet per te bere e thene c’te duan.Me llafe bosh nuk vihet drejtesia ne vend.Gjaku i mijera te pafajshmeve nga bandat kriminale te Zerves ka shkuar kot se ky vend s’ka burra.Edhe “mut-musketjeret” by…ra shesin dengla ketu.REAGO O SHQIPTAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje