Exitpoll/ Shpend Ahmeti fiton ngusht Prishtinen

19 Nëntor 2017, 19:26Rajoni TEMA

Shpend Ahmeti i VV-së pritet të jetë edhe një herë fitues i garës për kryetar të Prishtinës. Këtë rezultat e ka nxjerrë exit-polli i realizuar nga Klan Kosova. Gjithnjë sipas këtij sondazhi, Ahmeti ka marrë 52.2 për qind, ndërsa Arban Abrashi ka marrë 47.8 për qind.

Prishtina do të vazhdojë të qeveriset edhe për katër vitet e ardhshme nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të paktën kështu ka parashikuar exit-polli i publikuar në Klan Kosovë. Exit-polli ka dalë me rezultatet e para, menjëherë pas mbylljes së procesit zgjedhor, ku të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur siç janë paraparë në orën 19:00.

Sipas këtij exit-polli të Klan Kosovës, në bazë të rezultateve të nxjerra, fitues për komunën e Prishtinës, del të jetë Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes me 52.2 për qind. Kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, ka marrë vetëm 47.8 për qind.

Shpend Ahmeti i ka hyrë garës së sotme së bashku me AKR-në, derisa LDK-ja lidhi koalicion me AAK-në.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/fitore-e-ngusht-e-shpend-ahmetit-sipas-exit-pollit-te-klan-kosova-463694/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

1 komente në “Exitpoll/ Shpend Ahmeti fiton ngusht Prishtinen”

  1. Baliu says:

    Urime Shpendit, Urime VETVENDOSJES, Urime Qytetarve te Prishtines. Fitorja e Shpendit don te thot zhvillim, mireqenie, drejtesi sociale.
    Kunderkandidati Abrashi nuk ka pse te hidherohet per humbjen. Sa per informim, fjala ‘abrash’ ne fjalorin e shqipes se sotme sqarohet keshtu:
    I larme, laraman, i prape, i vrazhde, jo i shkueshem, kembeprape, djale abrash, kale abrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje