Njihuni me 3 ushtritë më të fuqishme në botë, ja ku renditet Shqipëria

Kur flasim për ushtrinë më të fuqishme në botë menjëherë na shkon mendje tek forcat e armatosura të Amerikës, Rusisë, Gjermanisë, Kinës, Anglisë etj.

Dhe sipas portali Global Firepower i cili merret me analizën e të dhënave mbi shkathtësitë ushtarake të vendeve të ndryshme të botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës  janë forca më e fuqishme ushtarake në planet.

Ndërsa e dyta sipas tyre rënditet  Rusia dhe ajo pasohet nga Kina dhe India e katërta.

Franca është forca e pestë ushtarake, ndërkohë e gjashtë Britania e Madhe, Japonia e shtata, Turqia e teta, Gjermania e nënta dhe lista top 10 përfundon me Egjiptin.

Përsa i përket rajonit të  Ballkanit Perëndimor sipas portalit Global Firepower, Kroacia ka ushtrinë më të fuqishme.

Ndërsa Shqipëria renditet e 90-ta, Serbia është e 83-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 121-ta, Sllovenia e 113-ta, ndërsa Maqedonia zë vendin e 122-të në ushtrinë e vendeve më të forta në botë.

Në këtë analizë të detajuar për ushtrinë më të fortë u përfshinë 133 vende të botës. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...