Paloka ironizon ish ministrin e Brendshëm: Në Gjermani nuk ka ikur Tahiri, por Saimiri shoferi i kamionit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka ironizuar ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Përmes një statusi në facebook Palloka thotë se… “mediat po flasim për një Saimir të antimafias italiane, që paska ikur në Gjermani, por nuk është ai, është shoferi i komionit, pasi për Sajen ministër Rama ka dhënë garanci që nuk mund të levizi nga vendi”.

Tahiri u largua për dy ditë nga Shqipëria për arsye personale drejt Gjermanisë, ndërsa pritet që sot të kthehet.

Postimi i plotë:

Mediat po flasin per nje Sajmir nga ata te pergjimeve te antimafias italiane, qe paska ikur ne Gjermani. Me siguri do jete ai Sajmiri shofer kamioni se per Sajmirin minister ka dhene garanci Rama qe nuk mund te levizi nga vendi. Votoi maxhoranca ne Parlament qe ti bllokohet pasaporta…

Pastaj eshte bere shume e ngatrruar kjo pune; shume Saje, shume patenta, shume pasaporta, shume euro…

Sajmir Tahiri minister ka kusherinj Habilajt, nuk ka skaf po ka dy patenta lundrimi, ka Audi te shitur por ne pronesi ende te tij…

Sajmir kamionisti, nuk dihet cfare i ka Habilajt, po ata i bejne dhurata te shtrenjta gruas dhe nenes se tij, mendojne qe 5 milion euro ne muaj nuk i mjaftojne dhe propozojne ti dergojne 20 milion euro “per fushaten e kamionisteve socialiste”

Sajmir Sota, mban dokumentat e Sajes minister ne makine, fiton tendera nga Saja minister dhe ka 865 mije euro kesh qe thote se jane te tijat

Kush Saje te kete ikur ne Gjermani? Te jete ministri qe ka shkuar me cante per te blere hekur apo kamionisti me dokumenta te ministrit?

Ne fund te fundit , Rama ku hyn ketu???

Ai nuk di cfare ben vete, jo te dije se c’bejne gjithe keta Saje. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Paloka ironizon ish ministrin e Brendshëm: Në Gjermani nuk ka ikur Tahiri, por Saimiri shoferi i kamionit”

  1. Jaho Gjoliku says:

    Po pthe nuk thua mor Edi? Ku ithe ti deri tani? Tha mathkara pathka qene ky Thaimiri more?
    Moth me thani pthe e kam thkruar kethtu. Unë kethtu flath, dhe kethtu e thkruaj, thqip.

  2. sopiqoti says:

    BURRE (me dy rr te forte ) i mencur ky Edi Paloka.Lum partia qe e ka.Paloka politikan ? Mos ozot.Paloka inteligjent dhe mendje mprehte?mos e dhente zoti dy here.NGjate karieres se tij politike 9pika kesaj kariere te tije)asgje nuk i ka dhene shoqerise.Mo te harojme qe zoteria vjen nga nje familje qe e ka dashur shume ate te kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *