Prashikimi i Ngjelës: Brenda muajit mars 2018 Berisha, Rama, Basha do jenë të eliminuar nga Reforma

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

Në fillim të vitit 2018 e deri në mars të këtij viti fillon çmontimi i jakobinizmit të korruptuar shqiptar.

Shqipëria në vitin 1992 kaloi nga një tirani bolshevike terroriste, në një jakobinizëm korruptiv antidemokratik.

l.
Çfarë është jskobinizmi aktual shqiptat?

Sot në Shqipëri janë dy parti jakobine – Partia Demokratike dhe Partia Socialiste: ato duhet të shpërbëhen; dhe do të shpërbëhen nga Reforma.
Tani nuk është më sekret të thuhet: Reforma në Drejtësi është formuluar që të shpërbëjë përfundimisht janobinizmin e korruptuar shqiptar.

ll.
Bolshevizmi shqiptar si tirani e egër hoxhist ra në vitin 1991 dhe gjendjen e morën në dorë jakobinët e rinj: Partia Demokratike.

Jakobinizmi menjëherë u dominua nga një figurë që krijoi një represioni të ri në Shqipëri: Sali Berisha.

Por ky u rrëzua me revolta në vitin 1997 dhe përsëri nga një parti jakobine: Partia Socialiste, sepse jakobinizmi i djathtë u rrëzua me jakobinizëm të majtë.
Që nga ky moment në Shqipëri jakobinët e majtë dhe jakobinët e djathtë kanë ndërruar vendet dhe kanë sunduar me anë të korrupsionit.

Sundimi i tyre është një jakobinizëm korruptiv sepse demokracinë nuk e kanë mposhtur me tirani por me korrupsion.
Po, pikërisht këtu, dy politika të mëdha, politika amerikane dhe politika gjermane, që kanë interesa të mëdha në Shqipëri strukturuan ligjërisht e deri në kushtetutë demokracinë e re në Shqipëri.

lll.
Ekspertë amerikanë dhe ekspertët gjermanë konstatuan se korrupsioni shqiptar ka origjinë jakobine, dhe e dinin që çdo reformë demokratike është antijakobiniste. Kështu që ishte shumë e thjeshtë: duke rrëzuar jakobinizmin shqiptar ke eliminuar edhe korrupsionin shqiptar.
Ja kjo në thelb është Reforma në Drejtësi, e cila është evidente se, pasi të eliminojë korrupsionin në organet e drejtësisë, do të eliminojë të gjithë klasën politike të korruptuar.
Brenda muajit mars 2018 Berisha, Rama, Basha dhe të afërmit më ta do jenë të eliminuar eliminuar nga Reforma njëlloj si gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar para tyre.

IV.
Por çdo të ndodhë me të dy partitë jakobine: PS dhe PD?
Ato duhet të marrin masa që Tani, që të mos shpërbëhen. Por, a kanë njerëz që mund ta bëjnë këtë?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

29 komente në “Prashikimi i Ngjelës: Brenda muajit mars 2018 Berisha, Rama, Basha do jenë të eliminuar nga Reforma”

  1. Tarrasi says:

    Ngjela kerkon te marre pozicionet e nje “girondin-ni”, por ne fakt ai mbetet nje “sans culottes” !

    1. shvejku says:

      Ky ish bllokisti,qe u rrit me dollaret e vjedhur nga i ati i tij Kico Ngjela,ish minister i Tregetise se Jashteme te Shqiperise( pra me dollar neper duar i varfri),tani na del si demokrat i kulluar,por vetem me pallavra se deri me sot per 27 vjet nuk kemi degjuar apo lexuar qofte edhe nje fjale te vetme per drejtesine e reformuar!
      Ngjela,ky delirant i pa skrupullt,kyjton se bota rrotullohet rreth tij dhe sa here ndjen eren e….mutit,fillon te llapoe para e prapa!
      Nje pyetje kam per kete “koke” te madhe te jurisprudences boterore:
      -Pse nuk te kane ftuar ne asnje nga komisionet e reformimit te drejtesise?
      E verteta eshte kjo:
      -Se ky delirant eshte fajtor per shkaterrimin e drejtesise sa jane edhe te gjithe juristet e tjere ne Shqiperi!
      Nuk kemi degjuar asnje jurist (gjyqtar,prokuror,avokat etj) qe te denoncoje sa here mazhorancat hartonin Kushtetuten ose e amendonin ate ne kundershtim me parimin e sigurise juridike dhe ne shkelje te Lirive e te Drejtave te njeriut dhe konventave nderkombetare!
      Asnje nga keta juriste nuk denoncoi mazhorancat e radhes kur hartonin apo amendonin ligje ne kundershtim me Kushtetuten,ne kundershtim me njeri tjetrin ose qe nje ligj i miratuar me shumice te thjeshte te rrezonte nje ligj te miratuar me shumice te cilesuar!
      Ka shume raste kur per nje shtrese te caktuar,si ushtaraket e nxjerre ne lirim nga reforma,te jene hartuar apo amenduar mbi 10 ligje e akte normative,qe jo vetem bien ne kundershtim me Kushtetuten,por edhe sigurine juridike duke ulur ne menyre drastike pensionin e tyre mujor te fituar ligjerisht me pare!
      As ky deliranti Ngjela nuk eshte ndjere per keto shkelje se ka qene rehat per vete, me pare e me dashnore!
      Mos u nxito Ngjela se asnje nga keto qe derdellit ti nuk do ndodhin!
      Gjithcka qe ka ndodhur keto 27 vjet ne Shqiperi eshte bere me bekimin e perendimit!
      A ke degjuar ti Ngjela se sa here e me sa pergjerim permendet Komisioni i Famshem i Venecies?
      Doemos se te gjitha shkeljet jane bere me miratimin e tij dhe tani po keta njerez pranojne se drejtesia eshte e rrenuar!
      Kush e rrenoi?
      Gjyqtaret e prokuroret thone!
      Doemos qe ata jane ushtaret qe gjeten shesh e bene pershesh,por kapot e tyre edhe sot komandojne politiken nen bekimin e perendimit!
      Zhurma tani behet qe populli te hutohet dhe te habitet se sa shume e dashkan keta reformuesit e sotem drejtesine shqiptare!
      Harrojeni o popull!
      Drejtesia kurre nuk do nreformohet,se ne te gjitha komisionet e reformes 50% jane perfaqesues te atyre qe rrenuan drejtesine dhe bota jo me kor kerkon konsensusin e tyre,pra qe ata nuk do jene kurre dakort qe shefat e tyre te futen ne burg!
      Gallate e madhe,o popull!
      A dini gje se kur do hiqen dekoratat e Enver Hoxhes?
      Po uji i qelbur qe shitet per uje te pijshem kur do te ndeshkohet?
      Po ata qe gatuajne buken e popullit me miellin kanceroz te Serbise,kur do denohen?
      Asnje nuk do denohet!
      Populli do ta haje sa krahu te gjithe!

  2. santiago says:

    po Liken perse nuk po e ze me ne goje z.Ngjela

  3. Qoka bo nomi says:

    E drejte, vetem zhdukja ose shperberja e Bandave PS dhe Pd , mund te shpetoje Shqiperine.Ju qe do shani Spartkun , merruni me te verteten dhe thelbin e analizes, ju pelqen apo jo Spartaku.

  4. Alban. ny says:

    Duke u gdhire e diel, Takut, nga qe nuk i erdhi ajo prosti qe kish porositur, c’te bej? tha, dhe zgjati doren e mori nje liber kot ne raftin e librave. Ishte per Robespierin. Lexoi nja 10-12 rreshta, dhe e flaku tutje. I mbeti ne mendje vetem fjala “jakobin “, fjeti gjume, dhe u zgjua me ate fjale ne mendje. Ajo prosti, e neveritur nje jave me pare, me qe Taku ish i fishkur nga koka ne kembe, nuk vajti. Taku e kish harruar fare porosine, por jo fjalen “jakobin”. Dhe u ul e katranosi kete shkrim.
    Jakobinizem i majte, jakobinizem i djathte…. nje halucinacion i vertete.
    Pash zotin Edi Rama, ndihmoje Takun, binde te shtrohet ca dite ne nje spital psikiatrik.

  5. sonja says:

    Taku, ke vertet kohe qe e ke “harruar” Meten. E pashpjegueshme kjo qe po te ndodh, ndonje “karamele e prishur” ne goje?

  6. Bozen says:

    Taku, tani u kuptua qarte ideja jote, paske marre teseren e LSI- sit, Iliri dhe jakomonja e tij te paskan premtuar diçka qe te paska pelqyer aq shume , o ndonje post ministror, ose ndonje kallep floriri. Kur ndertonim socializmin ata e shanin kapitalizmin, dhe tani qe po ndertojme kapitalizmin , ju mendjet e ndritura po shani socializmin.Historia jote eshte e gjate, ishe me PD , pastaj u bere mik me Edin , shave Ilirin , tani po i shan qe te dy PD, PS dhe tani po merzen me te treten LSI. Kujdes se dy here je rrezuar nga fiku, kjo eshte e treta e verteta.

  7. kombi says:

    NE SHQIPERI KA PLOT NJEREZ TE NDERSHEM DHE INTELEKTUALE , QE MUND TE MARRIN FRENAT E KETYRE DY PARTIVE TE KORRUPTUARA DERI NE PALCE . FATKEQSISHT ATA JANE NE STOL DHE VETEM SHIKOJNE SE SI DEGRADON KY SHTET ,NGA KETA MAFIOZE . NUK PO I JAPIN SHANCET PER TE DREJTUAR SHTETIN .
    UROJ SA ME PARE PER TE MIRE E SHQIPERISE TE LARGOHEN KUSARET DHE TE VIJNE NJERZIT E ZOT DHE TE NDERSHEM. FJALA E AVOKATIT NE VESH TE ZOTIT.!!

  8. . says:

    … ha, ha, ha … po RAMEN pse e fut me KRIMINELET dhe VRASESIT: Berisha, Meta, Basha … kur dihet Boterisht qe vetem Z.Rama eshte Ai qe po ben Shtet dhe luftoje ashper krimin, korrupsionin … me Reformat qe tashme vjen me VETINGUN ?

  9. lulushi says:

    Ky mo, ngordhi për një çik post,
    po s’po i del gjë.😂😂👎👎👎😵

  10. Tik-taku says:

    HEJ,Taku!
    Po me Metën ,çdo bëhet?😳😜

  11. Rrema says:

    Një pyetje avokatit po me like floririn c fare do behet qëndron akoma president??!!

  12. Jimi says:

    Spurdhjak Ngjela nje pyetje dua te bej! Nese shkaterrohet PD dhe PS te cilave ky popull ne menyre ciklike kerkon t’u besoj drejtimin e shtetit e te qeverise, nga cilet subjekte pretyendon ti se do te dalin intelektualet e mundeshem per drejtimin e ketij vendi ? Me duket se ti pretendon qe kete vend si asnje vend tjeter ne rruzull ta drejtojne alienet e ardhur nga kozmos!?, ose ne mos po i vetmi ne kete vend qe mund ta bej paq kete pune je ti!?
    Ti si edhe Vasili e mbani veten per shkolleshum, por qe te dyni jeni rripa kaishi!

  13. I pari do te jete Like Floriri more i mjeri Spartak.

  14. orem ezab says:

    Mero djali, perktheje dhe botoje artikullin qe ngre ne qiell kryeministrin tone si luftetarin me te madh te antidroges ne Shqiperi
    http://www.newsweek.com/opiate-epidemic-isnt-just-americas-problem-cocaine-albania-716205

  15. lulashi says:

    Mire e ka Ngjela. PD dhe PS duhet te ikin dhe vendi te drejtohe nga patria pa asnje anetar i i i ketij trupjerdhuri.

  16. Shqiptari nga Shqiperia says:

    O Taku , po sa vjen dhe behesh me keq or burre , po pse jo ne shkurt por ne mars ??? Ku e di ti o Taku me kaq saktesi ?? Profet je ?? O Spartak , po ty nuk te mungojne 2 te ti japim , te mungojne 98 , keshtu qe …….. mire thote nje komentues me lart , po Lilin pse nuk efut ne ata qe do goditen ?? Po Rama per cfare do kapet nga vettingu ?? Mos ndoshta do e kapi vettingu nga qe nuk te dha ty karike ministri ?? Jo se keshtu degjova sikur ishe kandidat per minister drejtesie , po ik o Taku , lena rehat ne hallet tona , ti nuk vlen as hamall dosjesh , dhe jo per minister . Per mua personalisht nuk ke asnje vlere , per te vetmen arsye , vure Ramen ne listen e vettingut dhe le Lili hajdutin jashte , nga cfaredo kendveshtrim ta shikosh , ben mu qe je i njeanshem , po mir o Taku po ata supersimpatizantet e tu amerikanet a e dine qe ti ke lene jashte listes ose pelqen Ilir Meten ??? Mos e be kete gabim …………..ata kur thone peshkun e madh , ate kane parasysh , Lil hajdutin , jo mua o Spartak

  17. vjola says:

    Aman mos se na fike Shqiperine ,ku e le Like floririn ? Cfare posti te kane premtuar Likja me Monen ?

  18. petrit says:

    Pordhe me rigon Z. Njgjela !

    1. fredi says:

      Spartak qente le te lehin karvani shkon perpara o zot te dalte kjo thenie

  19. Xhoni says:

    Taku duhet bere update.

  20. Pol says:

    llafi jot ne vesh te zotit ishalla.

  21. loni says:

    SPARTAKU DHE LUBONJA , – KAVIE E TE SHKUARES….
    O TAKU , THUAJ EDHE LUBONJES , NUK KEMI FORCA TE BEJME LIGJIN , SI NE KOHEN E BABALLAREVE………..
    O TAKU , SHTEPIA JOTE , E LUBONJES DHE E IMJA FORMONIN NJE TREKENDESH BARABRINJES , TA DISH SE NJIHEMI MIRE ,,,,,
    U SHKELQENTE FYTYRA NGA GJALPI , MJALTI DHE FRUTAT , PA LLOGARITUR MISHIN……
    MOS U QANI HALLIN KALORESVE QE U VAREN KEMBET , KOHA JUAJ NUK VJEN ME , KA PERENDUAR,,,,,,,,,
    SHOKU JUAJ I LAGJES DHE I SHKOLLES……..

  22. @autori says:

    Endrra me syhapur!
    Vetem kur te vij ndonje Guvernator i huaj ne Shqiperi,
    do te zhduken keto parti mafioze PD. PS, LSI dhe filialet e tyre kudo qe jane..

  23. @autori says:

    Endrra me syhapur!
    Vetem kur te vij ndonje Guvernator i huaj ne Shqiperi,
    do te zhduken keto parti mafioze PD, PS, LSI dhe filialet e tyre kudo qe jane………..

  24. Devolliu says:

    O Taku; po me Like FLORIRIN mo, kryehajdutin e Shqipërisë paske vendosur paqe/ Thuaj çfar të duash ti o Taku por EDI RAMA është kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave është më punëtori, më i ndershmi, më i përkushtuari për të bërë Shtet, ështe më i dituri më i kulturuari, më i edukuari më atdhetari. Dikur këto cilësi ia ke njohur dhe ti por ja që ai nuk të bëri asnjëherë pjesë të tepsisë dhe ti i je zemëruar keqZoti të shtoftë inatin por Populli e di që EDI RAMA nuk ka bërë krime, nuk ka vrarë shqiptarë, nuk ka spiunuar luftëtarët e UÇK_së dhe nuk e ka furnizuar Sërbinë me naftë për tanket e Milosheviçit, nuk ka bërë luftën vëllavrasëse të vitit 97, nuk ka bërë ndonjë Gërdec, nuk ka vjedhur Thesarin e Shtetit në Krabë, nuk ka vrarë protestues në Bulevard, nuk ka ndaluar Prokurorinë të hetojë, nuk e ka quajtur Presidentin Horr Bulevardi e nuk ka quajtur ndonjë prokuror Lavire Bulevardi, nuk ka shitur Detin e nuk ka tradhtuar Kombi.
    Bjerri legenit se i bje mirë o Taku!

  25. Taxi1 says:

    Fyuughhhffgfffgghffncjfjfjffufufufufufufuf

  26. Lumi says:

    Taku keto dy partite t’ I gezosh, se aty do ti kesh perhere. Amerikanet e Gjermanet Kane hedhur leke ne kete vend, Kane trajnuar njerez, Kane derguar specialist dhe gjendja eshte kjo qe eshte. Problemi kryesor ketu eshte njeriu te cilin asnje fuqi e huaj nuk e zevendeson dot. Dhe ty po te vesh ne krye si keta do sillesh, je pjese e modelit te vjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *