Reali i Madridit, 60 milionë euro Manchester City-t për Sergio Agueron

19 Nëntor 2017, 14:50Sport TEMA

Sergio Aguero mund të rikthehet të luajë në Primera Division në të njëjtin qytet ku ka shpërthyer si futbollist vite më parë, por këtë radhë jo me Atleticon, por me Realin e Madridit.

Sipas “Don Balon”, presidenti i “los blancos”, Florentino Perez, është gati të ofrojë 60 milionë euro për kartonin e argjentinasit, për t’ia shkëputur Manchester City-t që në janar.

Në fakt, një lëvizje e tillë mund të ndodhë vetëm nëse Pep Guardiola do të arrijë të marrë Alexis Sanchez nga Arsenali.

Kilianit i skadon kontrata verën e ardhshme, por për të mposhtur konkurrencën e rivalëve, City pritet të ofrojë një shumë të konsiderueshme që në janar, cka do ta detyronte Arsenalin të pranonte ofertën.

Transferimi i mundshëm i Sanchez në “Etihad” do të kishte një efekt domino, me Agueron që me shumë mundësi do të kalonte në “Santiago Bernabeu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje