SKANDALI/ Ministria e Mjedisit merr masa ndaj guroreve të mermerit që shkatërronin Malin e Tomorit

19 Nëntor 2017, 15:02Sociale TEMA

Pas investigimit të emisionit “Fiks Fare” i cili denonconte masakrën që po kryhej në Malin e Tomorit për nxjerrjen e mermerit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ndërrmarë një inspektim në gororet që operojnë në të gjithë vendin.

Ministri Blendi Klosi, pas verifikimit të të dhënave në malin e Tomorit ka bërë të ditur dhe masat e para si dhe paralajmëroi ndjekje penale për shkelësit

Janë evidentuar nga inspektorati plot 12 gurore vetëm në këtë zonë të cilat janë krejtësisht jashtë çdo parametri mjedisor dhe shfrytëzojnë këto leje minerare në mënyrë krejtësisht të paligjshme. Prandaj Inspektoriati i Mjedisit do të marrë masa duke i gjobitur ato që sot, duke kërkuar revokimin e lejeve mjedisore për të 12 subjektet dhe po ashtu duke parë të gjitha mundësitë që të 12 subjektet të kalojnë edhe për ndjekje penale,” shprehet Klosi.

Më tej ai paralajmëroiedhe  një reformë të plotë së bashku me institucionet e tjera shtetërore në ndryshimet ligjore dhe lejet mjedisore për biznesin e guroreve, transmeton “TemA”.

Ne nuk mund të lejojmë që këto gurore të shfrytëzojnë në mënyrë barbare një nga pasuritë më të bukura natyrore të Shqipërisë që është Mali i Tomorit. Ne nuk mund të lejojmë që këto gurore, si shumë gurore në Shqipëri, të shfrytëzojnë pasuritë natyrore jashtë çdo kriteri mjedisor.

Prandaj Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me Inspektoratin, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit do të ndërmarrin një reformë të tërë përsa i përket të gjithë sistemit të guroreve në Shqipëri. Do të reduktohen në mënyrë të menjëhershme të gjitha lejet mjedisore të dhëna për guroret të cilat janë jashtë kritereve,” saktësoi ai. (TemA)

6 komente në “SKANDALI/ Ministria e Mjedisit merr masa ndaj guroreve të mermerit që shkatërronin Malin e Tomorit”

  1. Rrema says:

    I ka Like floriri ato kujdes

  2. Kuq e zi says:

    Per cfare gjobe e ke fjalen kur i keni dhene leje per gurore
    Mos valle duhet te gerrmojne ne myzeqe?
    Gabimet jane bere me dhenien e licensave jo vetem per guroret por edhe per mineralet,hidrocentralet e keshtu me radhe

  3. spartak says:

    O Blend Klosi . Mos na çaj kokën . Në Parlament i ke dhe Mehdiun dhe Lefter Kokën . Për 8 vjet , populli i dinte , se janë Ministrat e Ruajtjes se Mjedisit , kurse ato kanë qenë të parët për shkatrrimin e maleve , pyjeve , lumenjve , minierave dhe ç’fardo gjëje që kishin në dorë e përdorën për vehte , për përfitime , për militantët e punësuar abuzivisht , të cilët vazhdojnë ende të shfrytëzojnë e abuzojnë me detyrën . Kjo ndodhi edhe tek Drejtësia , me burgjet , tek Transporti , ku nuk u shtu as edhe 1 km rrugë tamam , e nuk u çertifiku as edhe 1 metër rrrugë për element sigurie , e sot e gjithë ditën , shqiptarët po vriten e sakatohen rrugëve .
    Aaa , po . I keni gjet fajtorët . Madje , do ti çoni dhe për ndjekje penale . Posiii . Se kanë mbi 8 vjet , që fryjnë me pare zabërhonet e zyrave , të cilët i paguanim me taksat tona me u kujdes e ruajt mjedisin , dhe ato , i ndan frymën kësaj pune . Aty i ke abuzuesit , me qindra . Aty i ke dhe dokumentat e lejeve që kanë lëshu dhe aty ku është bërë kërdia , duke bërë syrin qorr e duke mbush xhepat . Ai që ka pagu dhe ka abuzu , nuk them i lumtë , por ka punu për interesin e vet , ka dëmtu e shkatrru , kur e kanë lënë , por nuk ka marrë rrogën nga taksat tona . Prandaj , po pate b…ë , bjeri në TOP atyne që duhet me i ra , ose mos ha mender KOT . Biles , po nuk veprove , lene vendin sa ma parë , se ka çuna e goca plot , të aftë e me zemër shqiptarie me e bo atë detyrë 100 herë ma mirë , e pa na dalë përditë në TV , se po na vijnë zorrët në fyt , kur ju ndigjojmë se si përdridheni e justifikoheni , e boni sikur po vdisni për punën , e ndërkohë shkatrrimi e abuzivizmi vazhdon . Të gjithë ata hajdutë , që vodhën , shkatërruan dhe abuzuan me detyrën , të larguar ose që vazhdojnë akoma punë shteti , i kanë nxjerrë VEHTES ( FIRMOS TITULLARET ) , lloj lloj licenca Private Çertifikimi për mbrojtje mjedisi , për me vazhdu me mbush xhepat QYL , pa punu fare e abuzu edhe ma tepër.
    Spartak VERDHA

  4. Grigor says:

    Do të, do tê, do të, dhe … asgjë
    Shteti jonê është rrumpallë, por Jo per faj te Sali Berishës, dhe as pêr faj tê Edi Rames. Shteti jonë është rrumpallë sepse jemi vetë ne shqipetarët rrumpallë.
    Diktaturat ne pergjithesi vendosin ligjin, por ne nuk na beri njerez as diktatura 40 vjeçare e Enver Hoxhes.
    Dolem si derra nga diktatura dhe nje trap si Azem Hajdari shkaterroi Shqiperine me nje grup rrugeçesh. Ndersa nje Katunaro-kinez si Saliu erdhi ne pushtet dhe nuk pati nje burre t:I dilte perpara ne PD.
    Jam shume i sigurte qe ne qoftë se Zogistet, Ballistet dhe shtresa e te pesekutuarve te vertete te komunizmit do te kishte marre pushtetin, Shqipëria sot do ishte shtet i vertete Europian. Por Jo. E mori pushtetin nje PD fallco e udhehequr nga katunarë ose kukulla te Saliut.
    Perfaqesuesit e klasave qe permbysi komunizmi do kishin shume me teper moral shteteror te trasheguar nga prinderit e tyre, se sa Katunari klasik Sali.
    Themi jemi pa fat, por ne fakt fati ndihmon te fortin dhe ate qe bashkon forcat. Ne shqipetaret kete nuk kemi. Serbet u bashkuan dhe bene mbretëri. Greket u bashkuan dhe bene mbreteri. Italjanet u bashkuan nga Garibaldi dhe bene mbretëri. Po ne? Ne akoma jemi te ndare dhe shahemi komuniste e balliste edhe tani qe lufta ka nja 80 vjet qe ka mbaruar dhe Enver Hoxha ka 30 vjet qe ka vdekur. Por ama, pordhe kemi plot dhe mund t’i shesim edhe Europes.

  5. genti says:

    Dil edhe shih edhe pyjet e Bishnices ne Moker qe po i pret mbare e mbrape Leti i Nures ..dile edhe shih Pyllin e Pishave ne Cerrage Te Elbasanit ku shfrytezohet si mos me keq mermeri i nxjerre nga kjo gurore Dil edhe ne gjirin e Lalezit shih si po i presin pishat pushtetaret …ke byth. Dil edhe ne darke ne Elbasan si i ndes furrat Kurumi dhe helmon njerezit…
    Dil dil edhe merr masa . Merr masa edhe HEC qe po shkaterrojne cdo lume..dil edhe ne Lure si jane bere Luqenet..nga prerja e pyjeve..

  6. Tomorri says:

    O Klos ore Kos,po ti je dhe deputet i Beratit ,pse tani te erdhi veza ty ,sipas teje po te mos ishte Tv zoterote do te flije ghume nga rryshfeti qe pronaret kane dhene.Jepi ore palluqe dhe drejto ministrine nga lajmet e TV.Pika qe s’te bie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje