Të qeshësh me vdekjen… deri në vdekje!

19 Nëntor 2017, 18:17Politika TEMA

Nga Anri Bala

A ju ka vajtur ndonjëherë ndërmend, se një ditë do të shikonit të zgjedhurit e të besuarit tuaj, që do të guxonin të talleshin dhe të shpërdoronin besimin që i’u dhatë? E di që nuk e kishit menduar kurrë, por ja që ndodh. As unë, ashtu si ju, nuk e kisha menduar, se do të shihja njerëz të bënin humor me vdekjen, me viktimat e kriminelëve dikur të veshur me pushtet, të cilëve sot u ka ikur “shteti”, e u ka mbetur vetëm “pushti”.

Nuk ka pamje më të trishtë, se të shohësh një tufë zagarësh të bëjnë humor me kufoma. Injorantët e dallkaukë, flasin në foltore, vetëm se janë të pajisur me një teser partie, e të folurën e pëdorin vetëm si një sjellje mekanike, e bashkimit të majës së gjuhës me qiellzën.

Por, është bërë e zakonshme, të ndjekësh seanca në parlament, që i’a kalojnë edhe shfaqjeve më të mëdha të humorit, me personazhet tanë të përjavshëm, që të gajasin deri në vdekje, kur shfrenohen duke folur për gjëra që kanë ndodhur dhe për tjera që pritet të ndodhin. Nuk ka të enjte, që mos të vdesësh së qeshuri me batutat e tyre, e s’ka gjë më të bukur, se sa t’i shohësh teksa argëtohen me njëri tjetrin, nga batuta në batutë, nga skeçi në skeç.

E dini sa i lumtur jam? Hidhem në ajër nga lumturia! Aq sa më vjen të dal në penxhere e të bërtas: “O vemje… o surratëpalarë… o trutharë… po mjaft më…”, sigurisht, me shpresën se mos njëra nga këto shprehje, mund të arrijë të kaloj përmes “tallazeve” të betonit të qytetit tim, e të hyjë diku në ndonjë cep dritareje, atje tej në parlament, ku estrada për të cilën, nuk të duhet të presësh biletë, vazhdon të luhet ende, sepse është e përjavshme… edhe tallja gjithashtu!

Nuk më bëhet të ndaloj së shari e mallkuari, ju betohem! Por shfaqja s’mbaron këtu! Veç batutaxhinjëve, zgërdhihen si palaço edhe shoqëruesit e tyre, të cilët janë të detyruar të aprovojnë me duartrokitje e buzagaz, fjalitë e lavdishme të shoqëruara me një: Bravo shef, “e gozhdove” kësaj here!

Hokatar të mëdhenj na paskërkishin qenë, po se paskam ditur! E nëse do ta kisha ditur, kaq talent për të interpretuar të pafytyrin, kurrë se kam pritur!

Nuk e di përse, por gjithmonë pyes veten: Si ka mundësi, që mund të bësh biseda e t’i qeshësh dikujt, që ka vrarë e ka bërë për të qarë një popull të tërë?! Si mund t’i drejtohesh me batuta e buzagaz, dikujt që ka shitur e ka plaçkitur ç’ka pasur në dorë?! Si mund t’i japësh hapësirë ti një krimineli, i cili sot, do duhej të ishte banori VIP tek Hoteli “7 penxheret”, ose së paku të jepte llogari në sallën e gjyqit, e atje të bëj shakatorin me qëllimin e mbrapshtë, për të pastruar figurën e tij, se katharsisin e shpirtit vetëm në atë botë e bën?!

Nuk u lejohet kurrë kriminelëve, të bëjnë prokurorin, vetëm se nuk janë kapur akoma. Madje, për mendimin tim (e kam me ty që debaton çdo javë me ta), nuk duhet t’ua lejosh kurrë, as atyre që rrinë krah teje, të qeshin me batutat e tua, pasi çdo fjalë e jotja nëse rrit humorin e “sallës stallë”, është mbështje për një vepër penale, e bërë në kurrizin tonë dhe tëndin, prej atyre që rrinë ballë teje dhe humori është… mëkat! Ata por dhe ju, duke heshtur, nuk mund të talleni me dhimbjen dhe vuajtjen e mijëra njerëzve, që e kanë pësuar nga politika e mbrapshtë dhe shkatërrimtare e këtij vendi, duke bërë “humor të zi” çdo javë.

Nuk mund të qeshet me vdekjen e të vdekurit, me varfërinë e të rreckosurit, me drithmat e të zbathurit, me brengën e të sakatosurit, sepse është për të uluritur. Ju nuk duhet të qeshni e as të heshtni, sepse të gjithë ata të cilët sot ngrejnë gishtin e lëshojnë akuza, pavarësisht se në emër të kujt, duhet të ishin një tufë “grykëzënësh” të mbyllur brenda mureve të një qelie të largët.

“Shpresëmadhi” popull, por jo besimtar deri në sakrificë, atyre i’u mori pushtetin, por Zoti më duket se po i’u merr mendjen, që kur se kujtesa i’u ka “lënë”. Nëse ata vuajnë nga amnezia (humbja e kujtesës), bëhuni ju zemërmirë, që të marrët të mos na shpëtojnë, sepse nuk ndëshkohen. Mundohuni t’i “shëroni”, duke i’u a kujtuar gjëmat dhe bëmat, sepse ndoshta të gjithëve do tu duhet kujtesa… kur të mbrohen me mend në kokë dhe prapanicë zbuluar.

Do Zoti nuk jam i gabuar! Për fatin tim të mirë e tonin njëkohësisht, kam ndjesinë, se hokatarëve që shkruajtën qindra faqe librash me histori dramash njerëzore, po u vjen fundi! Kështu që edhe pak do t’i durojmë, tek qeshin me dhimbjet dhe dramat tona, deri në vdekjen… nëse vdekja prej dhimbjes sonë, do tu vij!

11 komente në “Të qeshësh me vdekjen… deri në vdekje!”

  1. katarakti says:

    Pyetjeve qe ke ngritur me aq te drejte, dhe aq zemerim, ne paragafin e 7-te, une mund tu pergjigjem duke thene se jane te gjithe njelloj.Pra te pa karakter, pa ndershmeri, pa ndjenjen e se drejtes, pa atdhedashuri, pa respekt per popullin, pa pergjegjesi per veprimet qe bejne dhe vendimet qe marrin, pa kujtese, pa skrupuj, pa formim qytetar. Me nje fjale plehra.

  2. Hi says:

    Anti , je artist i madh por je dhe ke qene konja e Rames.

  3. Atdheu says:

    Pa fjale.. bravo.

  4. orem ezab says:

    Mero djali, perktheje dhe botoje artikullin e newsweek qe ngre ne qiell edush ramushin :))
    http://www.newsweek.com/opiate-epidemic-isnt-just-americas-problem-cocaine-albania-716205

  5. ka ardhe koha qe flamur noka, eduard nocaj, sali berisha e bujar nishani t’i hapin rrugen parties demokrarike. te behet pd-ja shprese per shqiptaret si ne kohen kur e krijuan studentet ne fund te vitit 1990.

  6. Don says:

    Populli duhet te votoje per strukturat e drejtesise dhe se dyti per ato te politikes. Nese une si popull votoj nje deputet gaztor atehere une i kam duart e lidhura te ushtroj pushtetin e sovranit per nje drejtesi te paaneshme dhe jo politike.

  7. Bali says:

    KUJT JA THE.NUK JU BEN PERSHTYPJE FARE ASNJERIT,KETO DUHET TE ISHIN PRIORITETET E PARA TE QEVERISE RAMA.DIZILUZION TOTAL I VOTUESVE.AS NA INTERESON ME GJE FARE JENI TE GJITHE NJESOJ VARFERI BGETI E BUQESI RROFSHIT.BRAVO AUTORI.

  8. joel shkodra says:

    Une me shume gajasem me batutat e Rames. Ndersa me batutat e opozites nuk me vjen fare per te qeshur. Nese ne gjithe kete “artikull” e ke fjalen edhe per Ramen, te uroj qe ta vazhdosh gjithnje keshtu. Por, nese e ke lene jashte “humorit” kryeartistin, ke gabuar shume. Sot shteti yne drejtohet me batuta e me humor. Pra, jemi vendi me “allegro” ne bote. Na e kane zili te gjithe.

  9. Latifi says:

    Duhet t’i mesoni djemte te shkruajne. U hedh nga nje sy gazetave shqiptare, por nuk e mora vesh per çfare ankohet djali. Para se te leshoje logorine e mallkimeve nje shenim a artikull duhet te shpjegoje argumentin. Ne shtypin shqip eshte njesoj si te degjosh nje vajtojce pa ditur se ke qan. Aferim pêr nivelin tuaj!
    .

  10. shoku says:

    O Andi eshte vet politika jone ketu ( nuk ka rendesi cili krah, se te ne s’ka te tille) qe si kriter kryesor ne zgjedhjen e njerezve, ka ato epitete qe ke permendur. Nje idealist, nje njeri me integritet, me moral, me edukate e patriot edhe sikur te doje ti sherbeje vendit duke u aderuar ne parti, nese nuk ndyshon ( qe do te thote se nuk i ka pasur cilesite e mesiperme) do te largohet menjehere i tmerruar dhe njekohesisht i trishtuar duke pare kope njerezish dele tek i shtyjne nga bytha me majen e hostenit, apo i terheqin prej hunde, dhe pasi iu shplajne trurin, fillojne te japin leksione parlamentarizmi.
    Dhe keta humoriste dallohen dhe perzgjidhen qe ne organizatat e partive, dhe bej perpjekje ti dhe une qe ky vend te behet.
    Shkrim i perkryer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje