VIDEO/ Furtunë për kompanitë, Rama: Ja kanë hedhur shtetit, do marrin goditje të fortë si kurrë më parë

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Komunikimi Javor” ka siguruar se është duke u rritur forca e shtetit duke renditur disa prej provave dhe arritjeve.

Shefi i qeverisë informon se 42.000 të punësuar në biznes janë të regjistruar me pagë minimale të cilët paguhen dhe deklarohen ndryshe.

Ai thotë se kjo është e pajustifikuar për kompanisë duke nënvizuar se ata janë duke bërë një vjedhje që dëmton edhe punonjësit edhe shtetin.

“E kemi bërë të ditur objektivin tonë për të luftuar informalitetin dhe mundësinë për më shumë janë të mëdha. Është miratuar baza në Kuvendi dhe prej janarit do të përfshihet edhe biznesi i vogël dhe vlera e shtuar e aksionit anti-informalitet.

Me gjithë arritjet e konsiderueshme, si dhe në luftën kundër punës në të zezë, së fundi janë identifikuar rreth 40% e të punësuarve në bizneset e mëdha të deklaruar me pagë minimale 30 mijë lekë. Kjo është e pajustifikueshme, por edhe e dënueshme, pasi shkelen hapur të drejtat e punonjësve, duke iu ngrënë padrejtësisht pensionin, duke i bërë bisht pagesës për tatimin e fitimit. 

Bashkë me ekonominë po rritet edhe forca e institucioneve.

Gropa e detyrimeve mbetet e një madhësi të papranueshme për një vend. Puna duhet të paguhet denjësisht dhe duke respektuar ligjet. Në janar tradita e biznesit të madh që punon me dy bilance do marrë goditje të fortë.

Qeveria do njohë vetëm bilancet e bankave dhe duhet të ketë përputhshmëri. Forca e ligjit do të ushtrohet më fort se asnjëherë më parë për çdo biznes që do gjendet në kushtet e mashtrimit me pagat dhe me detyrimet” tha Rama. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...