VIDEO/ Furtunë për kompanitë, Rama: Ja kanë hedhur shtetit, do marrin goditje të fortë si kurrë më parë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Komunikimi Javor” ka siguruar se është duke u rritur forca e shtetit duke renditur disa prej provave dhe arritjeve.

Shefi i qeverisë informon se 42.000 të punësuar në biznes janë të regjistruar me pagë minimale të cilët paguhen dhe deklarohen ndryshe.

Ai thotë se kjo është e pajustifikuar për kompanisë duke nënvizuar se ata janë duke bërë një vjedhje që dëmton edhe punonjësit edhe shtetin.

“E kemi bërë të ditur objektivin tonë për të luftuar informalitetin dhe mundësinë për më shumë janë të mëdha. Është miratuar baza në Kuvendi dhe prej janarit do të përfshihet edhe biznesi i vogël dhe vlera e shtuar e aksionit anti-informalitet.

Me gjithë arritjet e konsiderueshme, si dhe në luftën kundër punës në të zezë, së fundi janë identifikuar rreth 40% e të punësuarve në bizneset e mëdha të deklaruar me pagë minimale 30 mijë lekë. Kjo është e pajustifikueshme, por edhe e dënueshme, pasi shkelen hapur të drejtat e punonjësve, duke iu ngrënë padrejtësisht pensionin, duke i bërë bisht pagesës për tatimin e fitimit. 

Bashkë me ekonominë po rritet edhe forca e institucioneve.

Gropa e detyrimeve mbetet e një madhësi të papranueshme për një vend. Puna duhet të paguhet denjësisht dhe duke respektuar ligjet. Në janar tradita e biznesit të madh që punon me dy bilance do marrë goditje të fortë.

Qeveria do njohë vetëm bilancet e bankave dhe duhet të ketë përputhshmëri. Forca e ligjit do të ushtrohet më fort se asnjëherë më parë për çdo biznes që do gjendet në kushtet e mashtrimit me pagat dhe me detyrimet” tha Rama. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “VIDEO/ Furtunë për kompanitë, Rama: Ja kanë hedhur shtetit, do marrin goditje të fortë si kurrë më parë”

  1. zani says:

    Je tmerresisht jo profesional dhe shume lider autoritar. Ky presion dhe kjo sjellje ultimative do kete pasoja per dekaden e ardhshme. Na more ne qafe o danoç🤦

    1. Qoka bo nomi says:

      U mbarua droga.Ska me TAHIIRI

      Edi Rama kujton se jane budallenj shqiptaret me keto fushata aksion me goditje te perqendruara.Mjer ai vend!

  2. Tarrasi says:

    Te gjithe gjerat e medha i paskan lene per ne janar …
    Njesoj si dembelet qe rrine gjithe javen dhe i fiksojne takimet per diten e …hene !

  3. Bambi says:

    ik ore halabak
    Ne vend te ndihmosh bizneset : DO I GODASESH.
    Keto vetem ne Shqiperi ndodhin. Kudo ne bote bizneset ndohmohen qe te lulezojne.
    Pa biznes nuk ka kapitalizem. Mesoje kete te shkreten… Po po sèe dite, shko dhe lexo ndonje liber se ngale ne Facebook si ti, si ai pinoku plak.
    Ne se nuk kane paguar taksat je ti pergjegjes, bashke me ate ushtri grabitqaresh qe punojne ne dogana e tatime. Ju nuk e keni kryer detyren…

  4. fiona says:

    vleresime per aksionin, informaliteti eshte nje palge per ekonomine shqiptare, e cila nuk zgjidhet me llafe e mllef, por me pune e masa si keto qe po merren tani mendoj se eshte menyra e duhur per ta transformuar ekonomine ne nje sektore qe funksionon sic duhet, keto rregulla nuk u shpiken sot por jane standarde qe i aplikon nje bote e tere ska vend qe i le bizneset te bejne si te duan per kete ju mbeshtes plotesisht

  5. ERTV says:

    Foli i kari i lales!

  6. Astriti says:

    Te lumte! Ky eshte shteti ligjor dhe moral qe duam!

  7. Blanko 164 says:

    Palloshi as nuk e di qe paga minimale per efekte te sigurimeve shoqerore nuk eshte 30000 leke, por 24000. Palloshi nuk e di gjithashtu qe duke deklaruar page me te madhe, bizneset nuk rrisin fitimine tatueshem, por e zvogelojne. Nejse, se mos merr vesh palloshi nga ekonomia.

  8. Liki says:

    Kardashian prime minister

  9. Boston says:

    Pa meshire hajdutet. Ju lumte

  10. .... says:

    Pret investime te vijne ne shqiperi???
    Cfare investime te vijne aty?
    Jo me tvsh jo pa tvsh
    Jo me uniforme gri jo pa uniform
    Jo me taksa jo pa taksa.
    Shtet bananesh cdo muaj nga nje ligj te ri per bizneset
    Bejini m.. in atij vendi e gjeni diku nje shtet per se mbari te rroni si njerez.
    Nuk behet aty ore jo
    As te majte e as te djathe.
    Tani qe po kapin edhe tone me canabis do jete dimer i veshtire jo Ma ke jo te kam jo investimi ne mal shkoi dem bleni ndonje jelek antiplumb se do kete shume rikoshete

  11. prizem says:

    Vetem sipas ligjit, asgje me teper, dhe keshtu eshte kudo ne Europen qe duam te futemi. Pse irritoheni kot…qente le te lehin, karvani vazhdon rrugen.

  12. spartaku says:

    Shume mire zoti kryeminister.Mos lejo qe te bajne allishverishe me te drejtat e shtetit.Ata qe abuzojne te shkojne ne burg.Ke mbeshtetjen tone.

  13. Taras Bulba says:

    Per cfare flisni dlilni ne mbrojtje te atyre bisnesmen qe paguajne shume pak si dhe nuk paguajne taksat te plota shtetit lereni te beje shtete apo ju jeni te gjithe te kriminelit Berishe eBashe

  14. Liu says:

    Edo , ja more Kimit ,ajo vetem 8 here nxorri bythen kete weekend . Ti e nxorre syrratin 12 here.

  15. like says:

    me demek KM i paska vene te gjitha ne vije me korrupsion e te korruptuar qe jo vetem nuk bejne ndonje pune por edhe te fusin shkopinj ne rrota, dhe tani paskan mbetur ata qe e nxjerrin me djerse por qe nuk dhurojne per te korruptuarit.

  16. G.S says:

    Vetem Shkop do ti japesh ketij biznesi dhe dajak as edhe nje KArrote!!!! as edhe nje incentive!!
    do ngelesh ne histori qe pas enverit i ke dhene me shum dajk te varfereve se cdo malok tjeter!

    drama vazhdon

  17. Loni says:

    O njerez, Kryeministri po thote qe ka biznese qe po i hane djersen punetoreve, i paguajne pak, kuptoni çfare shkruani

Lini një Përgjigje te Astriti Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *