Zbardha e tabulateve në Austri, Gjici: Janë përralla

19 Nëntor 2017, 13:35Sport TEMA

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka reaguar ne lidhje me akuzat e austriakëve për ekipin e tij gjatë miqësores me Dinamon e Moskës.

400 mijë tabulate janë zbardhur nga policia austriake ku përmenden disa fjali kompromentuese si “Po ia hedhim UEFAS-s”, dhe kjo ka shtyrë hetuesit që të shohin me detaje çdo telefonatë apo bashkëbisedim, duke shkëputur në vende të ndryshme fraza e biseda të dyshimta, mes të cilave spikat ajo e një lojtari që thotë “ia dhamë gjyqtarit”.

Në lidhje më këtë çështje Safet Gjici është shprehur se këto janë thjesht përralla.

“Do të ndjekim rrugët ligjore. Në Austri nuk ka dalë asgjë për ndeshjen e përmendur dhe duan të justifikojnë ndalimin e Kukësit. Mua nuk më ka ardhur asnjë raport, këto janë përralla. Kujt t’ia hedhim? Çfarë t’i hedhim UEFA-s? Janë budallallëqe”, – ka thënë presidenti i Kukësit, Safet Gjici, për “Sport Ekspres”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje