26-vjeçarja që zëvendësoi Jozefina Topallin në Kuvend: Në Shkodër nuk është i lidhur njeri me të, ndaj mos flisni kot…

20 Nëntor 2017, 12:33Politika TEMA

Izmira Ulqinaku, është një vajzë 26-vjeçare, e cila në mënyrë të papritur u vendos në listat e PD-së nga ana e Lulzim Bashës, për të konkurruar në Shkodër për zgjedhjet e 25 qershorit.

Ajo u zgjodh deputete e Shkodrës në vend të Jozefina Topallit.

26-vjeçarja ka dhënë një intervistë për “GSH”, ku mohon që përjashtimi i Topallit nga Basha të ketë pasur ndikim në rezultatin e dobët që PD arriti më 25 qershor, pasi sipas saj, në Shkodër nuk janë të lidhur me emra të veçantë.

Nuk besoj se votuesi demokrat në Shkodër të jetë i lidhur me emra të veçantë. Mjafton të kujtojmë se Partia Demokratike vazhdimisht ka pasur ndryshime të mëdha në listat e deputetëve, apo emrat e kryetarëve të bashkisë në Shkodër (besoj se më shumë se kudo tjetër) dhe ka fituar gjithmonë. Unë jam njohur me Znj.Topalli që kur kam qenë në forum rinor.

Ajo ka sjellë një kontribut të madh në politikën shqiptare, por siç e përmenda, listat e deputetëve kanë pësuar çdo herë ndryshime.

Një ndër gjërat më të dobishme në një demokraci është ndryshimi i elitave, besoj se do të ketë Parlamenti dhe politika më shumë frymëmarrje”, thotë ajo.

26-vjeçarja është mbesa e Nazmi Kryeziut, që mbeti i vrarë në masakrën e 2 prillit në Shkodër.(TemA)

4 komente në “26-vjeçarja që zëvendësoi Jozefina Topallin në Kuvend: Në Shkodër nuk është i lidhur njeri me të, ndaj mos flisni kot…”

  1. Buxhingla says:

    Uroj qe Izmira qe na qenka mbesa e Nazmiut, te mos jete i njejti mall si i Nazmiut.

    Nuk flitet keq per te vdekurit por nje rrugac/vagabond ka qene kur ishte gjalle.

  2. capi dhia says:

    Mbesa, vajza, motra, kushurira, kurva, komshija e … Demokracise !?. Po te tjeret ose populli? Ne hale. Bythe shyqyr. Viv la demokrasi diktatorial.

  3. Bajrami says:

    Kjo eshte nje rrene e paster, Izmira e ka Nazmiun djali i axhes se nenes. Izmira eshte mbesa e Agim e Isak Ulqinakut.

  4. demok says:

    Uroj qe kjo Izmira te mos kete ligesite e cetores josefine.Ja ku perfundoi,nje levere rruge,qe nuk e kap kush per bishti,se i vjen ndot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje