Basha mesazh për vdekjen e kompozitorit Lalo: Artistët humbën avokatin kurajoz

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lulzim Basha kreu homazhe për kompozitorin Aleksandër Lalo që u nda nga jeta pas një ataku kardiak.

Kryedemokrati ka publikuar edhe një mesazh në rrjetin social Facebook ku shkruan se kjo është një humbje e madhe për të gjithë, si për muzikën ashtu edhe për artistët.

“Një lamtumirë e parakohshme për Mjeshtrin e tingujve Aleksander Lalo. Arti humbi kompozitorin që krijoi çdo tingull me dëshirë dhe pasion.

Artistët humbën avokatin kurajoz të të drejtave të tyre. Ne humbëm mjeshtrin virtuoz me muzikën e të cilit u rritën dhe u dashuruan brezat për disa dekada.
Lamtumirë Maestro! “Tingujt e harresës” nuk do të luhen kurrë për ty!” përfundon Basha. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Basha mesazh për vdekjen e kompozitorit Lalo: Artistët humbën avokatin kurajoz”

  1. Olimpia says:

    Lamtumire Lalo …ne Vitin e large 1972 ..ne festivalin e pare te kenges studenteske .mbi njĕ test modest timin bere njĕ kenge interesante de fitove cmimin e torte…Me vone u.bere njĕ professionisti i verrete i muzikes ritmike me base shqiptare.Ke Leone pas muziken emrin figuren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *