"Forca e ligjit", vjen paralajmërimi i fortë i Çakos: Do godasim edhe jashtë Shqipërisë

20 Nëntor 2017, 13:20Kronika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako në një prononcim për mediat ka bërë të ditura masat e ndërmarra nga policia e shtetit ku tha se operacioni ‘forca e ligjit’ do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj.

“Luftë pa kompromis çdo organizate kriminale. Forca e ligjit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj në bashkëpunim me partnerët tanë.

Që do të thotë luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale dhe sidomos organizatave të strukturuara kriminale.

Policia e Shtetit do të vazhdojë të punojë ngushtësisht me të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë për të kapur standardet e BE në drejtimin e parandalimit të aksidenteve me pasoja në mënyrë të veçantë ashtu sikurse po punon për kontrollin e lëvizjeve por edhe monitorimin më të gjithë ahpësirën e vendit tonë,” theksoi Cako. (TemA)

3 komente në ““Forca e ligjit”, vjen paralajmërimi i fortë i Çakos: Do godasim edhe jashtë Shqipërisë”

  1. Mandi says:

    E ndrite ketu brenda o cakall e te mbeti bota jashte. Vemje, njerez te peshtire.

  2. zambi says:

    meqe vete nuk i godasin dot tani duan te marrin meritat e arrestimeve qe do bejne policite jashte vendit.

  3. malsori says:

    bete namin ne shqiperi tani do godisn i jashte shqiperis, utrinti pirdhe te shfryhesh i thone shqipe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje