FOTOT/ Një alternativë e re politike? Takimi Duka-Blushi-Shehi

Mesa duket në “arenën” politike është duke u krijuar një pol i tretë.

CityNews ka siguruar fotot ekskluzive të një takimi mes kryetarëve të tre partive politike shqiptare.

Ben Blushi i LIBRA-s, Agron Duka i PAA, dhe Dashamir Shehi i LZHK kanë drekuar sot në një restorant pranë një qëndre tregtare në kryeqytet.

Takimi vjen pas disa qëndrimeve dhe artikulimeve publike se vendit i nevojitet një pol i tretë politik pas marrëveshjes dhe pazarit Rama-Basha.

Agron Duka disa ditë më parë duke folur për mediat pranoi se ishte duke lëvizur në drejtim të një platforme e cila do të sillte pas disa negociatash bashkimin e disa faktorëve parlamentar dhe jo parlamentar në një front të vetëm politik.  (TemA)

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/Blushi-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/Blushi.jpg","attachment_id":"799042"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/blushi-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/blushi-4.jpg","attachment_id":"800738"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/blushi-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/blushi-3.jpg","attachment_id":"800737"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/blushi-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/blushi-2.jpg","attachment_id":"800736"}]
                 Loading...