“Kur ishim më të vegjël”, Astrit Patozi nxjerr foton me Sokol Olldashin: Ia dorëzova kokëulur...

20 Nëntor 2017, 12:40Politika TEMA
“Kur ishim më të vegjël”, Astrit Patozi nxjerr foton

Ish deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, e ka kujtuar sot mikun e tij të shtrenjtë Sokol Olldashi përmes një fotoje të shprepur në redaksinë e gazetës “Albania” rreth 20 vite më parë.

Përmes një postimi në facebook Patozi thotë se ketë foto meqë është kopje e vetme, ia dorëzova sot kokëulur Kozetës.

Postmi i plotë:

KUR ISHIM MË TË VEGJËL

Është shkrepur rreth 20 vjet më parë, në redaksinë e gazetës “Albania”.

Atëherë, “kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë”.

Ka qenë kjo një shprehje, që e përdornim shpesh me shaka për të kujtuar të shkuarën dhe injoruar rrjedhjen e viteve.

Nuk e mbaja mend fare që ekzistonte, pasi asnjëri prej nesh nuk ka qenë i dhënë pas fotove.

Merita për “zbulimin” e saj i takon Irta Patozit, e cila e kishte gjetur rastësisht në turrën e fotografive të vjetra.

Por meqë është kopje e vetme, sot ia dorëzova kokëulur Kozetës.

Sepse asaj i takon që ta ketë, si e vetmja bankë e sigurt për të gjitha “pasuritë”, që trashëguam prej Sokol Olldashit (TemA)

1 komente në ““Kur ishim më të vegjël”, Astrit Patozi nxjerr foton me Sokol Olldashin: Ia dorëzova kokëulur…”

  1. Para Laci says:

    Ky Patosi nuk ben dicka e ta quaj personale, por shkrun ne FB dhe e ben publike….

    Ti Patos nese e ndjen qe je kokeulur atehere hesht. Ti dhe ata miqte e shoket si puna jote qe tregojne sa shume e deshen Olldashin neper postime duke rrefyer si qane, me mire heshtni. Se keshtu edhe ju kuptojme, por kur e perdorni emrin e te ndjerit per te marre vemendje neper FB ulni veten. Ju qe ulni koken e keni qare pse e zgjodhet kete rruge. Bejuni burra dhe thoni te verteten, ose mos beni sikur mallengjeheni per Olldashin. Se ti psh kur te iku karrigja e deputetit nuk e ule koken … apo ne kete rast ishte buka e familjes … por ketu te kuptojme … por jane dy standarte e nuk te tregojne qe ke karakter.

    Vetem nje gje duhet bere publike per Olldashin, a eshte e vertete cfare flitet! Postimet si keto tregojne sa te vegjel jane ata qe i shkruajne..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje