Mbyllet me sukses Kongresi Multidisiplinar Mjekësor 3, i organizuar nga Spitali Amerikan

“Të gjithë në IMCA” ishte thirrja që shoqëroi eventin më të rëndësishëm të zhvillimeve më të fundit mbarëbotërore në mjekësi, në Shqipëri.

Një sukses i garantuar që prej fillimit të punimeve të IMCA 1, para 3 vitesh; i hapi derën dhe vulosi për të tretin vit rradhazi arritjet e një eventi shkencor mjekësor me përmasa të mëdha. Jo pak e rëndësishme ngelet përfshirja e vëmendjes jo vetëm lokale, por edhe ndërkombëtare që ky kongres mori në 3 vite, për t’u përforcuar me një pjesëmarrje edhe më të madhe me figurat më të shquara nga mjekësia në Ballkan, Europë dhe kontinentet e tjera. Çmime për punimet më të mira, vlerësime nga figurat më të shquara dhe përshendetje nga instancat më të larta shtëtërore me pjesëmarrjen e Ministres së Shëndetësisë Zj. Ogerta Manastirliu për t’u përmbyllur më momentin aq të rëndësishëm të dekorimit nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj, të Prof. Dr. Stefano Guidi, për kontributin e tij në mjekësinë dhe pacientët shqiptarë jashtë kufijve nga stafi i tij në Departamentin e Transplantit Palcës Kockore në Spitalin Karexhi të Firences, Spitali Qëndror për gjithë Toskanën.

Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtyre përmasave në vendin tonë, mirepriti deri në 18 nëntor, profesionistët më të mirë në shëndetësi nga 20 vende të botës. Si asnjëherë më parë do të nderuan me pjesëmarrjen e tyre mbi 500 lektorë vendas dhe te huaj, profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë, si dhe 2000 pjesëmarrës nga vendi, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresi prezantoi 20seksione shkencore klinike, 5 workshope dhe Satelite Simposia, 2 forume infermierore, tavoline të rrumbullakët për studentët.

Për 3 ditë me rradhë Shqipëria u kthye në qendrën e vëmendjes botërore të ekselencës në shëndetësi.

Ky kongres dëshmoi edhe njëherë rrugën dhe vendosmërinë e një institucioni privat mjekësor si Spitali Amerikan, për të udhëhequr dhe sjellë modele të të njëjtit zhvillim apo edhe më të lartësuar në fushën e mjekësisë moderne.

Mjekësisë në vend sot i rëndon edhe një gur i çmuar, aset për t’u koleksionuar dhe një traditë e vyer, siç është bashkimi i profesionistëve në Kongresin Multidisiplinar Mjekësor, së shpejti sërish në IMCA 4, organizuar nga Spitali Amerikan.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/thumbnail_IMG_7827-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/thumbnail_IMG_7827.jpg","attachment_id":"800665"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/thumbnail_IMG_7261-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/thumbnail_IMG_7261.jpg","attachment_id":"800663"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/thumbnail_IMG_8159-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/thumbnail_IMG_8159.jpg","attachment_id":"800662"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/thumbnail_IMG_7787-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/thumbnail_IMG_7787.jpg","attachment_id":"800664"}]

1 komente në “Mbyllet me sukses Kongresi Multidisiplinar Mjekësor 3, i organizuar nga Spitali Amerikan”

  1. luzati says:

    Ore ju te TEMES jeni ne vete ,qe na qenka bere shqiperia ne qendren e botes ne mjeksi sepse del nje spital privat qe nuk paguan asnje fature shtetit dhe nje fature ben minimumi 3000 EU .FTon disa pensionista nga bota ju paguan avionin ,hotelin dhe i shetit ne shqiperi dhe e quani suskses.Pse nuk thelloheni dhe kerkoni kush e ka akreditur kete kongres. QEV me 16 kredite shqiptare.Ju gazetaret nuk duhet ti transmetoni gjerat sic ju a thone por verifikoni mos beni gafa te tilla duke bere reklame pa lek te ketij spitali qe ben evazionin fiskal me te madh ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *