OPERACIONI/ Goditet banda shqiptare në Itali, shfytëzonin 15 femra për prostitucion

20 Nëntor 2017, 16:55Kronika TEMA

Shkatërrohet një rrjet prostitucioni i drejtuar nga shtetas shqiptarë në Itali.

Policia fqinje ka rënë në gjurmët e bandës e cila funksiononte përmes një skeme të mirëkoordinuar.

Nga informacionet paraprake mësohet se xhiroja e prostitutave ishte aktive sidomos në orët e mbrëmjes dhe natën në rrugën “Carlo III”, një rruga e gjerë që kalon disa nga komunat e Casertas, duke përfunduar vetëm disa hapa nga Reggia di Caserta.

Bëhet me dije se kjo gjë është verifikuar nga hetimi i koordinuar nga Prokuroria e Santa Maria Capua Vetere që ka çuar sot në ekzekutimin e urdhër-arresteve për  9 të hetuar.

Nga personat e ndaluar, 5 janë ndëshkuar me burg, 1 në arrest shtëpie ndërsa 2 detyrim paraqitje dhe për një tjetër ndalimin e banimit në province.

Nga hetimet e kryera doli në dritë një rrjet të madh ishfrytëzimit të prostitutave të kombësive të ndryshme.

Deri më tani janë identifikuar 15 femra, mes tyre edhe shtetase shqiptare. (TemA)

2 komente në “OPERACIONI/ Goditet banda shqiptare në Itali, shfytëzonin 15 femra për prostitucion”

  1. h says:

    Mos jeni gabuar sepse shqiptaret nuk merren me ksi punesh.

  2. Arjani says:

    Kishte 15 prostituta dhe ndermjet tyre ishte 1 jevge nga shqiperia. prostitutat ishin rumune, moldave, bullgare dhe italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje