VENDIMI/ Çështja “Tahiri” e lidhur me dosjen “Sota”? Flet avokati: Lidhje imagjinare, ja e vërteta

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Avokati i shtetasit Orest Sota ka sqaruar zhvillimet e fundit rreth biznesmenit dhe lidhjen e pretenduar nga Prokuroria me patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin  të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit.

I pyetur nga gazetarët lidhur me pronësinë e parave, ai shprehet se këto para i përkasin babait të Orest Sotës, Lefter Sotës.

“Këtu gabon dhe prokuroria pasi financieri nuk ka bërë asnjë bisedë me Leftër Sotës. Ka një marrëveshje gojore mes Lefter Sotës.

Lefter Sota ka pasur mijëra dokumente me Kurum. Nuk ka asnjë parregullsi. Nga momenti që është kapur Oresti dhe deri tani kanë bërë transaksion 700 mijë euro me Kurum.

Vet shoferi ka pranuar që ka bërë një gabim shumë të madh që kanë qenë ato patenta aty. Sota nuk ka pasur dijeni për këto patenta.

Për lidhjen me Tahirin avoakti i Sotës tha se klienti i tij ka njohje ka por nuk do të thotë që ka lidhje me Samir Tahirin.

Prokuroria e deklaroi për nuk e mbështeti me asnjë provë. Paratë janë të gjitha të justifikuara,” nënvizon avokati.

(TemA)

Vijon…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *