Vendimi për çeljen e negociatave me BE-në, Taulant Balla: Së shpejti dalin emra gjyqtarësh e prokurorësh…

20 Nëntor 2017, 17:59Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dha lajmin e mirë nga Brukseli lidhur me  vendimin që do të marrë së shpejti Bashkimi Europian për negociatat me vendin tonë.

Balla kryeson delegacionin shqiptar, i shoqëruar nga Edmond Spaho i PD-së, Petrit Vasili i LSI dhe Evis Kushi e PS-së.

Ai tha se “Ne i kemi vendosur drejtuesit e grupeve kriminale ne shënjestrën ndëshkuese te ligjit: “kudo qe te fshiheni, ne do t’ju kapim, ne do t’ju arrestojmë dhe me besimin tek sistemi i ri i drejtësisë për t’ju ndershkuar me burg.”.

Fjala e Ballës

Bashkimi Europian do te marre se shpejti nje vendim mbi axhenden e negociatave me Qeverine tone drejt anetaresimit te Shqiperise ne familjen europiane. Ky eshte nje hap, te cilin shqiptaret, pavaresisht bindjeve apo perkatesise politike, e kane pritur per me shume se dy dekada.

Edhe prezenca jone e te tre kryetareve te grupeve me te medha politike ne Kuvendin e Shqiperise e konformon kete mbeshtetje per hapjen sa me shpejt te negociatave.

Eshte pergjegjesia jone t’ju informojme mbi hapat e veshtire, por te domosdoshem, që ne në Shqipëri kemi marre dhe po marrim per tu pergatitur per konformitetin me acquis communautaire.

Pavaresisht polarizimit politik si ne cdo vend tjeter te Ballkanit, ne kemi mundur qe te miratojme me konsensus reforma te rendesishme sic ishte reforma ne drejtesi, apo ligje te standardeve europiane sic ishte ligji per pakicat kombetare, nje shembull per tu ndjekur edhe per vendet e tjera te rajonit.

Nje vit me pare, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqiperine ne vleresim te progresit ne permbushjen e prioriteteve kyç dhe ne varesi te progresit te prekshem dhe te besueshem te reformes ne drejtesi, ne menyre te vecante ri-vleresimi (vetting) i gjyqtareve dhe prokuroreve.

Une e falenderoj Komisionin Europian per angazhimin dhe per mbeshtetjen qe po i jep implementimit te procesit te vetting-ut.

Shume shpejt do te kemi rezultate konkrete, me emra konkrete gjyqtaresh dhe prokuroresh.

Nderkohe ne kemi marre pergjegjesine tone ne nje hap tjeter. Gjate javeve te fundit Qeveria jone ka miratuar nje plan shume ambicioz ne luften kunder krimit te organizuar.

Ne i kemi vendosur drejtuesit e grupeve kriminale ne shenjestren ndershkuese te ligjit: “kudo qe te fshiheni, ne do t’ju kapim, ne do t’ju arrestojme dhe me besimin tek sistemi i ri i drejtesise per t’ju ndershkuar me burg.”

Ne jemi ne nje proces te ndertimit te nje infrastrukture te zbatimit te ligjit ne gjithe vendin me qellim crrenjosjen e grupeve kriminale dhe parandalimin e infektimit te gjeneratave te reja.

Ne lidhje me luften kunder kultivimit te kanabisit, sic e konfirmoi edhe Gjenerali Screpanti i Guardia, per vitin 2017 Shqiperia kishte vetem 88 plantacione te dyshuara, ose 150 here me pak se nje vit me pare.

Pra, Shqiperia nuk eshte me kryeqyteti europian i kanabisit, sikurse ndonje media kane patur deshiren ta quajne. Industria e kanabisit po vdes.

Ne jemi te vendosur t’i japim fund, njehere e pergjithmone, brenda 31 dhjetorit te ketij viti.

Duke e rifalenderuar Parlamentin Europian per mbeshtetjen dua te riperseris kerkesen tone per te filluar axhenden e negociatave per anetaresim.

Ne perfundim, besoj se shpreh mendimin e te gjitha delegacioneve nga Ballkani, BE duhet t’i jape fund izolimit te qytetareve te Kosoves dhe te perfshije vendin e vetem te mbetur ne rajonin tone ne marreveshjen e liberalizimit te vizave.(TemA)

11 komente në “Vendimi për çeljen e negociatave me BE-në, Taulant Balla: Së shpejti dalin emra gjyqtarësh e prokurorësh…”

  1. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

    sa per dijeni[per ata qe ndoshta nuk e dine],Turkey ka 35vjt qe ka hap[bithen] negociatat me BE,por vec ”to makri”ka marre!

    1. ben says:

      mutofagos-e keqja eshte se Turqia ka rritjen ekonomike me te larte ne Europe, ndersa ju te “PLATO-s” po u ferkoni hallatet Gjermanise qe tu mbaje me buke.

  2. Albani says:

    Po emra Politikanesh do te dalin ndonjehere o kelysh kurve,apo keni frike se mos bieni dhe vete ne grope.

    1. Kujtimi says:

      Po Luli Berisha Media Like
      Jan te implikuar

  3. Persekutari says:

    Ca negocitash o trap ne2050 parashikohet te hyje shqiperia por me teper nuk ju duan se è keni mbush vendin me turq dhe arab dhe xhamia

  4. vlora.vlora says:

    emra deputetesh duam o lapanjoze ,se nga ju fillon krimi

  5. Jak Boston says:

    EU as ne vitin 2100 nuk duhet te antaresoje Shqiperine ne kete organizate per keto aresye:
    1- Shkelja flagrante dhe e vazhdueshme e te drejtave te njeriut perfshire te drejten e prones.
    2- Mosdenimi i komunizmit dhe mosdenimin e autoreve pergjegjes per vrasjet, burgosjet, internimet, dhe persekutimet.
    3- Moshapja e dosjeve te regjimit gjakatar.
    4- Mospasja e shtetit ligjore te se drejtes dhe e nje shteti funksional.
    5- Mospasja e institucioneve demokratike dhe te pakorruptuara. ( Demokraci nuk eshte vetem e drejta e fitimit me votat te blera dhe te korruptuara, si rasti i partive politike, shoqatave te ndryshme apo dhe Akademise me Gudar Beqiraj, FSHF me Armand Duken, e shume te tjereve te paafte dhe te korruptuar qe drejtojne institucione te ndryshme ngaqe votohen nga nje grup bashkehajdutesh dhe nuk lene hapesira per ide dhe vlera demokratike te mirefillta. )
    6- Shqiperia dhe shteti shqiptar nuk kane gjetur eshtrat e te pushkatuarve nga regjimi komunist plus mosgjetjetjen e te zhdukurit Rremzi Hoxha .
    7- Mospasja dhe mosperpjekja per te pasur vlera demokratike te mirefillta dhe jo vetem ne leter. (Pershembull; ky Taulant Balla flet sikur kater vitet e shkuara kane qene te tjere ne pushtet qe toleruan drogen dhe tani qe Balla me te tijet moren pushtetin, po bejne ndryshimin e duhur. Europianet kete gje e quajne ofenduese per inteligjencen personale te cdokujt qe degjon apo lexon ate lloj pretendimi alla komunist njelloj si kryementari i Balles qe eshte Kryeminister. Ne kete pike shtetaret shqipetare jane ne te njejtin nivel me ata te Mianmarit ne Azi.)
    Prandaj shtetaret tone i lepihen here italianit, here grekut e cdo europiani qe ju del perpara ngaqe nuk i kane kryer detyrat e shtepise dhe duan ti bien rruges se shkurter, pa e merituar nje gje te tille.
    Kjo eshte sikur nje doktor i papergjegjeshem me nje pacient te shtruar ne spital te nxirret nga spitali pa u sheruar akoma, kur dihet se kushtet shtepiake i ka te mjerueshme.
    Me thoni ju lutem nese ju do te ishit ne parlamentin europian a do te votonit qe te pranonit anetaresimin e nje vendi te tille?
    Une per vete do te votoja kunder pamvaresisht deshires.
    Jam krenar qe jam shqipetar, por aspak krenar qe perfaqesohem nga shtetaret e Shqiperise.

    1. verttino says:

      Ti Jack Boston na rrofsh trapin.Ti nuk je shqipetar por fashist e atdhe mohues>
      Greeting from USA.

  6. DALLTON says:

    O Palle Europa do Pehkaqenet e “medhenj”si Sali-Berishen,Ilir -Meten,Lulezim-Bashen ,Edvin-Ramen dhe jo emra gjykates,apo prekurore,o rryp I Librazhdit,o corape kuq.

  7. lora says:

    Jak, te hapesh negociatat per antaresim me BE e dine te gjithe perveç teje, qe duhet qe pas sistemit te permbysur te riformatosh sistemin e ri kapitalist dhe negociatat nuk hapen se per çfare eshte bere ne komunizem, por per çfare ke bere ne kapitalizem. Nga viti 1991 e deri me sot çfare eshte bere; per kete hap ditarin tend te mendjes per gjerat qe kane ndodhur dhe numuroi nje e nga nje: a kane qen ne perputhje me standartet e Europes! keto shiko ti pa nuk te kerkon njeri llogari se ç’ka bere Turqia, Ahmet Zogu apo Enver Hoxha. Po jeni bere zedhenes te se keqes vetem se demokracia u hapi rrugen te mireve dhe te liqeve per te folur e vepruar. Kjo eshte dobesia e kesaj demokracie qe disa e çfrutezojne per veten e tyre. Hapja e negociatave te ve ne binaret ligjore te Europes e kjo nuk u intereson shtresa te tilla ku ben pjese dhe ti sepse kerkoni rremujen per ta çfrytezuar per veten tuaj. KJo po ndodh deri tani nga nje monster njerezish dhe politikanesh qe vodhen dhe torturuan ate vend pa meshiree.

  8. servet says:

    Nje koment mese i drejte dhe i zgjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje