Zbardhen përgjimet e Sotës me shoferin: Patentat në makinë i ka harruar shoferi i Tahirit

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg sot biznesmenin Orest Sota të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundrimi të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në seancën e sotme ndaj Orest Sotës u paraqitën prova (përgjime)  sipas të cilave faktohet se patentat e Saimir Tahirit i kishte harruar në makinën e Sotës shoferi i ish ministrit.

Sipas prokurorisë, Sota dhe shoferi i tij, Leonard Almeta janë përgjuar nga drejtoria e Policisë së Elbasanit, ku biznesmeni mësohet se ka pyetur shoferin se “Çfarë duan patentat e Tahirit në makinën time?”.

Ndërsa Almeta (shoferi i Sotës|) i është përgjigjur se “I ka harruar Gent Caka” (shoferi i Tahirit). Më pas është përgjuar edhe Caka kur ka folur me Almetën, pasi është lënë i lirë.

Caka mësohet se i thotë Almetës “Nuk ka faj Oresti pasi i kam harrur unë ato aty”.

Përgjimet

Sota: Kush i ka lënë aty patentat e ish-ministrit Tahirti?

Leonard Almeta: I ka harruar Gentian Caka (shoferi i Tahirit)

Sota: Si i ka lënë ai aty ato..

Leonard Almeta: Kot pa lidhje i ka lënë…

Më pas ka edhe një përgjim tjetër ku shoferi i Tahirit flet me shoferin e Sotës dhe pranon që patentat t’i ketë lënë ai në makinë. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...