Zbardhen përgjimet e Sotës me shoferin: Patentat në makinë i ka harruar shoferi i Tahirit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg sot biznesmenin Orest Sota të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundrimi të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në seancën e sotme ndaj Orest Sotës u paraqitën prova (përgjime)  sipas të cilave faktohet se patentat e Saimir Tahirit i kishte harruar në makinën e Sotës shoferi i ish ministrit.

Sipas prokurorisë, Sota dhe shoferi i tij, Leonard Almeta janë përgjuar nga drejtoria e Policisë së Elbasanit, ku biznesmeni mësohet se ka pyetur shoferin se “Çfarë duan patentat e Tahirit në makinën time?”.

Ndërsa Almeta (shoferi i Sotës|) i është përgjigjur se “I ka harruar Gent Caka” (shoferi i Tahirit). Më pas është përgjuar edhe Caka kur ka folur me Almetën, pasi është lënë i lirë.

Caka mësohet se i thotë Almetës “Nuk ka faj Oresti pasi i kam harrur unë ato aty”.

Përgjimet

Sota: Kush i ka lënë aty patentat e ish-ministrit Tahirti?

Leonard Almeta: I ka harruar Gentian Caka (shoferi i Tahirit)

Sota: Si i ka lënë ai aty ato..

Leonard Almeta: Kot pa lidhje i ka lënë…

Më pas ka edhe një përgjim tjetër ku shoferi i Tahirit flet me shoferin e Sotës dhe pranon që patentat t’i ketë lënë ai në makinë. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Zbardhen përgjimet e Sotës me shoferin: Patentat në makinë i ka harruar shoferi i Tahirit”

  1. arben says:

    PD dhe Berisha si gjithmone pas shpifjeve te neveritshme kane per ti pire lengun ceshtjes Tahiri.E fituar do dale PS dhe Rama qe kane per te rituar akoma me shume numrin e shqiptareve qe do tu besojne fatin ne qeverisjen e vendit.

  2. toni says:

    Po mer po. Mbas pilafit gjithcka ne vendin e vet apo jo? Sidomos kur paralajmerohen se gjoja jane ne pergjim.. Hajde 2 lekesha hajde! Po mire qe beni zullume, po pse e ofendoni inteligjencen e ketij populli xhanem?

  3. Flamur says:

    More boll se na shkritë me këto… ça nuk po iskenojnë që ta nxjerrin nga burgu këtë. Jo biseda whatapp me babanë jo përgjime pas faktit. Tema po bëheni gazi i botës

  4. KodraSadikit says:

    Ha ha ha qesharake ,po te hollat tjera qe i moren dy personat qe ishin ne makine e ja mbathen ,ku shkuan e te kujte ishin ….

  5. arnauti says:

    Ha ha ha … jeni te “lezetshem” te gjithe aktore …. na i mbushet menjen me keto …ha ..ha .. si ..si … hiç i lashe aty per qef ..ashtu kot i lashe ..!!!!!!!! More po a ka ndonje ” Ver -llapa” a “Tit Xhani” (rahmet paste) apo “palluqe” qe i ha keto .. ooouu …hejjjj.. eshte turp ore turp per ata qe na i servirin keto paçavure “pergjime” !!! Mos ben pjese dhe kjo tek marreveshja Visho Ajazi –Rama ???!!!! I lashe une aty … patentat e shefit dhe te gruas se shefit …. thote shofer damllaja !!!!!! Po me ç’te drejte ???!!! Pse ??? !!! Patentat mbahen ne xhep !!! Patentat ç’kerkojne ne duart e shoferit … ne Elbasan ???!!! Lindin me dhjetra pyetje qe zor se mund te gjesh nje pergjigje pa te futur me thelle ne dyshime se ka nje “pisllik” ne kete mes !!!!! Nuk po flas per tabulatet telefonike te servirura si te justifikushme qe jane te gjitha, mbasi djali eshte kepur nga policia dhe nuk deshmojne aspak, qe leket ishin nisur tek Kurumi, … por te kunderten qe djali kekon shpetim tek i jati dhe i jati e drejton nga “miqte” e vete “(koleget e biznesit)” per te gjetur shpetim !!!! Eh nuk mbulohet dielli me shoshe !!!! …… E megjithate ne Albanistan mbulohet … ene pa pasur “shoshe” !!!!

  6. Emiljano says:

    Hajde perralla hajde.As nje femije 5 vjec si ha kto.le nam o mero.

Lini një Përgjigje te Emiljano Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *