Champions League/ Paqe mes Beshiktashit dhe Portos, Maribori ndal Spartakun e Moskës

21 Nëntor 2017, 20:27Sport TEMA

Beshiktashi ka barazuar në sfidën e pestë në grupin G të “Uefa Champions League” kundër Portos në fushën e tyre.

Të parët që kaluan në epërsi ishin portugezët që shënuan shumë shpejt që në minutën e 7-të me anë të Felipe.

Por, reagimi i ekipit Turk erdhi në minutën e 41-të me anë të Talisca që barazoi shifrat që mbetën të pandryshuara deri fund të rezultatit.

Pas këtij barazimi Beshiktashi ruan vendin e parë në gurp me 11 pikë të grumbulluara, ndërsa Porto renditet në vendin e dytë me 7 pikë.

Me të njëjtin rezultat përfundoi dhe takimi tjetër që u zhvillua në të njëjtën orën në 18:00 mes Spartakut të Moskës dhe Mariborit.

Të dy golat u shënuan në minutat e fundit me vendasit që kaluan në fillim në avantazh në të 82-tën me Ze Luis, por miqtë barazuan në minutën e fundit në të 92-tën me anë të Mesanovic.

Pas këtij barazimi Spartaku i Moskës renditet në vendin e 3-të me 6 pikë në grupin E, ndërsa Maribori në vendin e fundit me 2 pikë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje