HARTA/ Sa pak bujarë e të sjellshëm janë shqiptarët

21 Nëntor 2017, 17:29Ekonomia TEMA
HARTA/ Sa pak bujarë e të sjellshëm janë shqiptarët

Nëse nuk e gjeni veten tek asnjë nga të mësipërmet, nuk jeni vetëm. Vetëm 27% e shqiptarve janë bujarë dhe të sjellshëm.

Së fundmi është publikuar indeksi i bujarisë. I etiketuar si studimi kryesues për sa i përket bujarisë, indeksi rendit  140 shtete në tre kategori: të ndihmuarit e të huajve, dhurimi i parave dhe koha e punës vullnetare.

Nga 140 shtete të marra në shqyrtim, Shqipëria renditet e 95 për sa i përket bujarisë.  Më mirë në rajon renditet Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 59, e cila ndiqet nga Kosova dhe Maqedonia, përkatësisht të rendtitura në vendin e 64 dhe 65.

Mali i Zi dhe Serbia janë vendet më pak bujare të rajonit, por edhe në botë. Mali i Zi rendite në vendin e 110, ndërsa Serbia në vendit e 134, 6 vende larg vendit të fundit.

Mirësjellja mund të mungojë shpeshherë në Britani, veccanërisht në kryeqytet, por faktikisht Anglia është një nga qytetet më bujare në botë sipas Indeksit të Bujarisë 2017.

Kush janë vendet me bujare?

Myanmar renditet i pari. Sipas kërkimit 91 për qind e banorëve të Myanmar kanë dhënë para për bamirësi, 53 për qind thanë se kanë ndihmuar një të panjohur dhe 51 për qind deklaruan se kishin bërëpunë vullnetare.

Në anën tjetër, Jemeni u vlerësua si vendi më pak bujar, me 31 për qind për ndihmën ndaj të panjohurve, tre për qind që japin para dhe gjashtë për qind që kanë deklaruar punë vullnetare, e ndjekur nga Kina.

Vendet e Evropës Lindore po ashtu janë të renditura keq, me Lituaninë, Serbinë dhe Letoninë pjesë e 10 vendeve të renditur më keq.(Monitor)

4 komente në “HARTA/ Sa pak bujarë e të sjellshëm janë shqiptarët”

  1. dua Ligjin, jo Maliqin says:

    Çfare jane kto budallalleqe more gazetar ?!
    Çfare eshte ky indeks, çfare perfaqson, kush e zhvilloi, si e zhvilloi, studim kryesues ne relacion me ke dhe me çfar ? etj.
    Apo hajde te plotesojme faqet e gazetes ?

  2. Artiles says:

    Ky studim nuk paraqet drejt karekterin bujar te shqiptareve. Kush i jep leke nje “lypsi” mashtrues, qe e ka kthyer lypjen ne profesion, apo qe del ne rruge per te lypur i “menaxhuar” nga nje tutor? Pa llogaritur qe jemi nje popull shume i varfer, sa shpesh edhe 10 lekeshi te duket me shume vlere.

  3. KOZi says:

    Nuk kemi perse te jemi individualisht bujare, I kemi dhene voten nje subjekti te majte qe si cdo e majte europiane ka ne baze te programit ceshtjet sociale. Atehere cfare kerkon shkruesi i artikullit.?…….tung

  4. Labi100 % says:

    Nuk e dija qe anglia tashme eshte qytet…
    A te mjeret ju o redakrore. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje